Rama prezanton masterplanin e Portit të Durrësit: Do investohen 2 miliardë euro

16 Prill 2021, 19:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Durrës ku ka prezantuar masterplanin për shndërimin e portit tregtar të Durrësit në një port turistik.

Rama thotë se do investohen 2 miliardë euro për ndërtimin e portit.

“Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. Porti i ri turistik, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 miliardë euro dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të turizmit shqiptar. 

Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thellësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të ri turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i portit të ri turistik të Vlorës dhe sipas planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjini”- tha Rama.

Në prezantim mori pjesë edhe biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar i cili tha se projekti do bëhet me shumë dashuri.

“Rrallë gjej njerëz si ju, që në qendër vënë njerëzit, që përpiqen të bëjnë gjithçka për to. Nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore, shpirtin njerëzor, atëherë nuk kemi sukses. Unë kam bërë shumë gabime, por tani mendoj që jam më i fortë se kurrë. Ta dini që kjo do të bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes.

Kur shoh Shqipërinë dhe vëllai im i dashur bën më bën  edhe më entuziast të marr pjesë në këtë projekt. Unë e kam vizituar Durrësin dhe një ditë u mërzita shumë për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet të respektohen njerëzit tanë mjedisi. 

Isha në Beograd duke vizituar projektin dhe dikush më tha se ky është sesioni më i çuditshëm që keni konvertuar. Do përpiqem të bëj dhe më mirë nga ajo çfarë tregon videoja”-tha ai.

8 komente në “Rama prezanton masterplanin e Portit të Durrësit: Do investohen 2 miliardë euro”

  1. Bossi says:

    Ik o legen ,durrsit ja qite nenen e degjeneruar ne beton e tani nje jave para po na mbush mendjen qe do investosh. Ti je pergjeghesi kryesor i shkaterrimit. Vangjush dako edhe sikir te varet nuk e shlyen demin e shkaktuar

  2. Kush eshte Atdhetare dhe e do vertet Shqiperine dhe te Ardhmen e Femijeve tane ,
    Voto PS¹²
    —–
    kush eshte pjes e Bandave Esadiste qe kerkojne Pushtetin per te vetmin Qelli Vjedhjen e Shqiperise
    dhe Pasurimin e tyre ,ne berje Vilash e Hotelesh kudo neper Shqipni ,
    ata qe duan ta shjpartallojne me zagaret qe i shkojne pas filo greket e filoserbet –
    putanat e Kombit .

    Ky eshte ndryshimi midis Pozites & Bandave te Opozites .
    Eshte Koha ,qe shqiptaret te ndahet njiher e pergjithmone nga kto Banda dhe ndertojne Politika
    te ngjashme me ato te vendeve Europiane me Politikane te vertete ,jo Kriminele e Sharlatane ,
    qe si Alternative per te ardhur ne Pushtet kane Mashtrimet -Genjeshtrat dhe injorancen e popullit qe mashtrohet me
    50€ ,
    qe nuk dijne cdo te thot e Ardhme dhe Atdhe !
    Kta Kriminele e Funderina nuk mundet te vazhdojne te jen Politikane .
    Shqiperia ka nevoje per nji Ndryshim dhe ndryshim eshte Zhdukja nga Politika e Partive Banda PD-Lsi ,
    dhe Krijimi i Partive te reja ,me Qytetare te denje , shqiptare intelektuale ,te painfektuar nga kto Banda Toksike .
    Ka shume te rinj e te reja te Diplomuara dhe me Deshire te Mire qe te kontribojne per Atdheun tone Shqiperi
    dhe ata duhet qe sot te fillojn e Formojne Partite e Vertetat Poltike ne Shqiperi .
    Ky eshte Rrevolucioni i Munguar i shqiptareve i rinise shqiptare ,ky eshte Ndryshimi i Vertete qe kerkon Shqiperia .
    Shqiperia ,rinia jone duhet te marri shembull Boten dhe veproje me guxim , i vetmi vend qe nuk ka pasur Perplasje e
    te se rese me te vjetren .
    Ky Mentalitet Talibanesh Mesjetare duhet te marre fund .

  3. Ideali says:

    Vetem genjeshtra dhe propagande. Zoti kryeminister i vendit tim.Ku e ke oponencen ne keto raste.Ajo eshte nje kusht ligjor. E thua nuk jam diktator. Pse c don ti te vrasesh njerez qe te quhesh i tille. Ta njohim mire koken.Nuk ia ke idene urbanistikes as arkitektures. Po edhe nese permend specialistet kuvaitjane, edhe ata kane nevoje per oponence, qe mund te jeni shqiptar apo italiane apo edhe te tjere qe s kane asnje konflikt interesi me projektin.Nejse te kalojme 25 prillin dhe do ta ulesh hunden me turp sic e ulen te tjeret para teje. Demokracia eshte lume malor qe as ndalet. Po u ndal, qelbet dhe t i e ke permjer fare.

    1. Ilir says:

      Ideal, po te ofroj nje birre ne breg te detit, ne Durres, me dt 26.Mos humb si sh… e pules. Mos shko ne proteste me Lulin:Rama na vodhi votat! Por hajde te pish 2 birra… Per fitoren e Shqiperise!

  4. Taulant says:

    Nja 10 aeroporte e 10 porte i ka prezantuar ne 3D .
    Ne realitet asgje nuk ka filluar.
    8 vjet 500 mije Shqiptar braktisen vendin.
    Asnje investim i huaj.
    600 miljon euro do te humben vetem ne arbitrazhin nderkombetar.
    varferi,skamje,mjerim.
    E gjithe ekonomia e vendit ju dhurua 5 oligarkeve.
    Ky eshte Ramuti kryeministri me pa rendiment ne historin e Shqiperis.

  5. sumatra says:

    Me keqardhje e them. Beni varrin e ish bashkiakut Koka ne Plazhin e Durresit dhe pastaj mendoni per Portin Turistik. Shqiptaret nuk e dine mire por ishte plazhi me i bukur ne Europe nga pikpamja natyrore, diktatura e ruajti me fanatizem por babazia e shtazeve si Koka i LSI dhe tani i PS e shkateruan duke e shitur centimeter per centimeter.Nje plazh qe i derdh ujrat e zeza ne Detin Adriatik dhe qe e kufizoj hapsiren e reres se gjere ne 10- 15 m duke futur kulla betoni deri ne uje nuk ka me vlera per te pritur turiste ne permasat e portit qe premtohet. Keqardhje edhe per PS me kete propagande elektorale.

  6. qytetar says:

    Padyshim super projekt qe do kene zili te gjithe.
    Problemi eshte infrastruktura skandaloze.
    U fol u sterfol per korridorin blu apo per nje autostrade jug -veri , por asgje, vetem fjale dhe projekte fantazem.

  7. Ndryshe says:

    Jepi Edo. Hajdutet mohojne se u kane plas syte. E ke futur vendin ne trajektoren e zhvillimit. Me rruge, porte, hidrocentrale, ren e polici, rindertime e shendetsi, me qytete te banushme dhe turizem, po i jep shqiperise nje emer mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje