Zgjedhjet e 25 prillit, ish- zëdhënësja e Berishës: Basha do humbasë të paktën 40 mijë vota

16 Prill 2021, 20:06Politika TEMA

Erla Mëhilli, ish-zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, është ndalur te partitë e reja të dala nga e djathta, teksa ka komentuar situatën politike në vend.

Mëhilli tha se Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Lidhja Demokratike e Shqipërisë së Myslim Murrizit, apo Nisma Thurje, do të marrin vota nga e djathta.

Ajo deklaroi në Euronews Albania se partitë e dala nga e djathta do të kafshojnë të paktën 40 mijë vota nga opozita e Lulzim Bashës.

“Janë 560 kandidatë, sikur nga 50 vota për secilin, plus që këta kryesorët, kryetarët e partive do të marrin më shumë, nuk di nëse do të marrin një mandate apo jo, por i thonë gati minimumi 40 mijë vota minus do kafshojnë nga opozita. Sesa do të prodhojnë një mandate nuk e di, por opozitës do i prishin punë”, theksoi Mëhilli.

3 komente në “Zgjedhjet e 25 prillit, ish- zëdhënësja e Berishës: Basha do humbasë të paktën 40 mijë vota”

  1. Temali says:

    Jam 100% dakord me analizen tende por te lutem mos qaje Erla. Birishen aty do ta kesh edhe per 4 vite tjere si mumen e Leninit.

    1. Me hater i ke mbajtur, po ske faj se te kane peshu me para says:

      Asaj 40 ke harruar ti vesh edhe nje zero tjeter.

  2. Doriani says:

    Llogari e sakte. Po kaq kthejne kurrizin kur shohin emrin e Berishes ne liste. Bolle me ate gerdalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje