Fushata e Ministrave të Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës janë kundër: Prioritet pandemia, jo zgjedhjet në Shqipëri

18 Prill 2021, 15:46Politika TEMA

Ka mbetur edhe një javë deri në mbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, e ministra e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të jenë sërish pjesë e tubimeve në mbështetje të kandidatëve të tyre për deputetë.

Por, këtë angazhim të partisë në pushtet nuk po e mirëpresin qytetarët në Kosovë.

Ata thotë se qeveria e re nuk duhet të bëhet pjesë e debateve të brendshme politike të vendeve në rajon, por të rrisin bashkëpunimin.

Për qytetarët më me prioritet është pandemia, shpëtimi i vendeve të punës, e arsimi, sesa marrja pjesë në fushatat zgjedhore në Shqipëri.

Top Channel ka adresuar pyetje në zyrën e kryeministrit, në lidhje me një vizitë të mundshme të Kryeministri Albin Kurti në Shqipëri, por zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka refuzuar të përgjigjet.

Njëjtë kanë vepruar edhe deputetët që zhvilluan takime me qytetarë gjatë fundjavës, duke u shprehur se është temë e ndjeshme.

Fushata zgjedhore e ministrave dhe deputetëve të LVV-së me kandidatët e pavarur në Shqipëri, u zhvilluan gjatë fundjavës së 10 dhe 11 prillit, kur në Kosovë hynë në fuqi masat anti- covid, nga të cilat gastronomia dhe qendrat tregtare u mbyllën e bizneset e tjera u obliguan të punojnë më gjysmën e kapaciteteve./tch

2 komente në “Fushata e Ministrave të Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës janë kundër: Prioritet pandemia, jo zgjedhjet në Shqipëri”

  1. GAZETARJA says:

    Udheheqesit kosovare lerini rehat se jane bere telef me zgjedhjet e prillit ?!
    A e pate qe asnjeri nuk kishte fuqi te ” Hidhej ” deri ne aeroportin e Kukesit !
    Turpi i kesaj dite do ti ndjeki persa kohe do te fluturojne ” FLATRAT E VERIUT ” !

  2. Zeno says:

    Epo, cfare te bejne te shkretet! Po kerkojne strehim politik ne Shqiperi dhe tjetra, po kryejne porosite e Saliut dhe Ilirit dhe te tre krijojne nje treshe islamike ekstremiste: dy sunite dhe nje bektashian!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje