Basha kontradiktor: Ngjarja në Kavajë, atentat politik! Rama sillet si satelit rreth fushatës time

19 Prill 2021, 22:14Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur mbi incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ku e ka cilësuar si atentat politik nga ana e Partisë Socialiste.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Basha deklaroi qytetarët shqipatrë kanë një sërë arsyesh pse në 25 prill duhet t’i japin Edi Ramës goditjen e madhe.

Ky është një atentat politike dhe ne dhe media e dimë fare mirë që janë njerëzit e Edi Ramës. Nuk ka pasur përplasje, ka pasur një atentat ndaj mbështetësit tonë nga tre kriminelë të PS.

Kjo është një arsye më shumë pse shqiptarët të dalin në 25 prill dhe o sot o kurrë të vendosin. Ajo që do të ndodhë në 25 prill ka të bëjë me jetë e çdo shqiptari”, tha Basha.

Lideri i opozitës i është përgjigjur edhe ftesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje, ndërsa theksoi se PD do të ketë aleancë vetëm partitë e tjera opozitare.

Si ka mundësi që një njeri që e kaloj fushatën si jë satelit dhe i sillet rrotull fushatës time dhe ditët e fundit u kujtua të bëjë këtë ftesë. Kjo gjë ndodhi sepse e di që do humbasë.

Njeriu që për tetë vite nuk bëri asgjë, nuk hapi negociatat, zhyti vendin në varfëri, largoi shqiptarët dhe ky nuk mund të jetë pjesë e aleancës tonë.

Në mënyrë absolute, qeverisja jonë do të jetë me Aleancën për Ndryshim pa Edi Ramën”, tha Basha.

Por dhe te jete pjese e nje atentati politik ndaj tij, dhe te jete satelit i ti Rama sikur nuk shkon kjo, ndaj Basha eshte shume kontradiktor!

Sepse ne teorine e astronomise, Hena eshte satelit i Tokes dhe pasqyron, ndonese shume me dobet driten e saj.

Ne e shpjegojme dhe deklaraten e bashes sipas kesaj teorie, atentatori politik Edi rama eshte nje psqyrim i dobet i kryeatentatorit Lulzim Basha!

2 komente në “Basha kontradiktor: Ngjarja në Kavajë, atentat politik! Rama sillet si satelit rreth fushatës time”

  1. Or lulı aman tregoje nje here te vetme at pak zgjuaesı tenden Por cdo dıte tregohesh me debıl se debılat Asnje nga ndjekesıt tuaj nuk te preferon kur ndıgjon brockullat tuaja Aman nje here te thojme sa mıre ja berı

  2. Kim été says:

    Andon Kozma Ledhi Violinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje