Bilushi i Metës shpjegon fotot e Ilirit me kapuç në Lalëz

19 Prill 2021, 20:41Antena TEMA

Pas publikimit të fotove nxjerrë nga një video, ku Ilir Meta shikohet i veshur me kapuç, i vetëm në një rrëzë pylli në fund të Gjirit të Lalzit, dhe më pas dy persona që zbresin nga varka dhe i shkojnë në takim, Bilushi i Metës bëri këtë sqarim për opinionin:

“E di që shumë shqiptarë janë çuditur nga fotoja e presidentit Meta me kapuç në një cep pylli, por kjo është nje praktikë e përditshme e tij.

Presidenti ka nevojë të sillet si popull i thjeshtë dhe të mësojë se çfarë ndodh.

Për këtë arsye ai shpesh maskohet me kapuçë, shkon zë një rrëzë pylli dhe dëgjon çfarë thonë njerëzit që kalojnë në rrugë.

Kjo vjen nga fakti se ai nuk dëshiron të izolohet dhe të shkëputet nga populli.

Në këtë foto për shembull, ai është duke dëgjuar se ç’mendojnë njerëzit që kalojnë aty afër për LSI-në dhe si i komentojnë zgjedhjet.

Ka dhe raste të tjera kur presidenti Meta maskohet kështu dhe ruan vilën ku rri Doktori, se mos e sulmon dikush.

Meqë tek vila e tij është Garda, ai vetë shkon bën roje tek vila e Doktorit.

Duke qenë i veshur si njeri i thjeshtë, ai ka mundësi të takojë dhe njerëz që kanë halle.

Përshembull aty në video janë dy njerëz që kanë njeriun e tyre të shpallur në kërkim në Durrës, padrejtësisht.

Ata i janë ankuar Ilir Metës.

Ai u kërkoi të angazhohen për fitore të thellë më 25 prill dhe çështja do rregullohet.

Po ashtu, ai ka bërë telefonata dhe me dikë që është në burg padrejtësisht, dhe atij i ka premtuar se do ta nxjerrë pas 25 prillit, mjafton që familja e tij të votojë për LSI-në.

Po qe se presidenti do rrijë i veshur me gravatë e me kostum, ai nuk ka shanse t’i takojë këta tipat e thjeshtë të popullit.

Për këtë arsye ai rri në cep të pyllit dhe pret që shumica e vizitorëve të vijë nga deti me skaf, ose nga pylli me vrap.

Këta janë politikanë, që rrijnë gju më gju me popullin, jo politikanë si Edi Rama, që tallet me popullin!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje