Bilushi i Metës denoncon Ramën: Aeroporti i Kukësit u bë nga LSI që më 2016, punësuam mbi 60 vetë

18 Prill 2021, 20:09Antena TEMA

Pas fluturimit të sotëm të Edi Ramës në Kukës me çunat e Londrës, Bilushi i Metës bëri publik qëndrimin e LSI dhe Presidentit Meta që demaskon Edi Ramën si spekulant.

Bilushi i Metës paraqiti dokumente që aeroporti është ndërtuar më 2016 nga LSI.

Të dashur miq.

Ajo që ju patë sot në Kukës është një mashtrim. Aeroportin e Kukësit ne e kemi ndërtuar si parti që më 2016 dhe kemi pas punësuar aty mbi 60 vetë. Për këtë po u jap faktet e mëposhtme duke ju referuar mediave presitigjoze.

Ja një prej tyre: “Gjatë viteve 2016-2017, për të garantuar funksionimin e Aeroportit të Kukësit, në drejtim të përgatitjes për fillimin e operimeve, Këshilli Drejtues miratoi, me vendimet nr. 63, datë 9.Dhjetor 2016 dhe nr. 66, datë 23.Shkurt.2017, plotësimin e stafit të nevojshëm përkatësisht prej 28 dhe 35 punonjësish”.

Ky është një vendim ligjor i Agjensisë së Aviacionit Civil,- tha Bilushi.

Pra ne kemi fakte që kur drejtonim Aviacionin Civil, jo vetëm e kemi hapur Aeroportin e Kukësit, por kemi dhënë dhe kontribute intelektuale dhe shkencore për mes të punësuarëve tanë atje.

Këta të punëusar qysh më 2016, janë prova që aeroporti ka qenë hapur.

Më pas kur ne ikëm nga qeveria më 2017, Edi Rama  e mbylli prap aeroportin, hoqi këta 63 njerëzit nga puna se i quajti të LSI dhe e nisi punën nga e para. I dha një kontratë Çet Kastratit sikur gjoja do përfundonte aeroportin, me qëllim që të prishte aeroportin e LSI dhe të bënte aeroport të vetin.

Sot inagurimi është mashtrim, se ne e kemi pasur aeroportin dhe personelin gati. Personeli i ri që ka marrë Rama është i PS dhe jo i LSI. Kaq është ndryshimi. Të tjerat janë mashtrime.

Ne kemi paguar rroga për 63 vetë nga  LSI në aeroportin e Kukësit nga 2016, ky thotë sot hapet aeroporti i Kukësit me 20 vetë. E kuptoni se çfarë mashtrimi që bën apo jo?

1 komente në “Bilushi i Metës denoncon Ramën: Aeroporti i Kukësit u bë nga LSI që më 2016, punësuam mbi 60 vetë”

  1. pasagjeri says:

    PERTEJ HUMORIT, Aeroporti i Kuksit ka qene pothuajse i perfunduar. Si nuk u inaugurua ne vitn 2017, per arsye SE NUK DEL RENTABÊL, dmth shpenzimet per operimin dhe mirmbajtjen e tij hane shume me te medha se fitimi qe realizohet.
    FAKT TJETER QE AEROPORTI I KUKSIT KA QENE AFERSISHT I PERFUNDUAR ESHTE SE QEVERIA E TANISHME VETEM PARA TRE-KATER MUAJVE FILLOI PUNIMET PERFUNDIMTARE.
    NE SE AEROPORTET DO TE NDERTOHESHIN PER TRE- KATER MUAJ, KJO DO TE BENTE REKORD GUINES TE SHQIPERISE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje