Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, ironi me Bashën: Do shpëtoj nga call centerat e Kunatit

19 Prill 2021, 11:10Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri  ka shpërthyer ndaj ‘byrektores’ së Lulzim Bashës.

Ai shprehet se nëse patronazhisti i tij duhet të telefonojë Bashën dhe ti thotë që nuk është shitur tek kryeministri Edi Rama.

Më tej, Kulluri shprehet se me këtë rast shpëton nga call ceterat e kunatit që po e acarojnë.

Ky patronazhisti im do i bëjë një telefon Lulit e ti thotë që “nuk jam shitur te Rama” por thjesht me neverit Republika e Re?!

Me këtë rast shpëtoj edhe nga call centerat e kunatit që më çajnë dërrasat në telefon! 

P.S. numrin tim mund ta marrin vetëm miqtë, të afërmit dhe demokratët e jo lloj-lloj “cerri” i byrektores hollandeze! “, shkruan Kulluri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje