Testi i shpejtë për vetë-diagnostikimin nëse je apo jo me Covid do të dalë në treg duke filluar nga java e parë e majit në Itali.
Kiti i tamponit që bëhet vetë do të kushtojë rreth 6-8 euro dhe mund të blihet në supermarkete, dyqane dhe biznese që vendosin ta shpërndajnë atë.
Duke përsëritur kështu modelin e shitjes së maskave që tashmë nuk gjenden vetëm në farmaci, por edhe në biznese të tjera. Mundësia e kryerjes së një testi të shpejtë antigjeni në shtëpi, pa shkuar në farmaci, është një hap tjetër.
Si funksionon tamponi që bëhet vetë
Testi kryhet duke përdorur një shtupë në hundë dhe pas rreth 15 minutash zbulon nëse je apo jo i infektuar. Ai nuk ka të njëjtën saktësi si me tamponët normal, por është një mjet shtesë diagnostikues për personat që dyshojnë pas kontakteve, por nuk kanë simptoma.
Il Corriere