Astrit Patozi: Këto zgjedhje fillim i goditjes ndaj kryetarokracisë, është kthyer në lloj sulltanati

20 Prill 2021, 14:04Politika TEMA

Lideri i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, është shprehur se këto zgjedhje veç të tjerash do të jenë edhe fillimi i një serie goditjesh ndaj sistemit politik të instaluar në vend.

I ftuar në emisionin “Real Story” përballë gazetarit Sokol Balla, ai ftoi të gjithë shqiptarët mendjehapur që t’i bashkohen projektit politik që në këtë garë elektorale përfaqësohet me numrin katër.

Ndër të tjera shefi i Bindjes Demokratike u shpreh:

“Shqipëria është e lodhur kryesisht me të tre partitë kryesore dhe jo me njërën prej tyre. I kanë parë sesi martohen dhe sesi ndahen me njëra tjetrën në të gjitha format e mundshme të koalicionit që ato mund të bënin. Për fat të keq janë edhe të njëjtit personazhe që e kanë bërë edhe shiun edhe diellin. Kjo një ditë do të mbarojë. Sigurisht ne si forca të reja jemi shumë koshient për vështirësitë. Nuk është ndërmarrje e lehtë. Ne e dimë që asnjë pemë nuk mund të priten vetëm me një të rënë të sëpatës. Ne e dimë që këto zgjedhje do të jenë fillimi i goditjes ndaj këtij sistemi që është kryetarokracia. Nuk është çështja për goditjen e veç tre partive, por goditjen e një sistemi që i mban ato në këmbë. Ato përpiqen të mbajnë këtë sistem sepse mungon qarkullimi i elitave, si një lloj sulltanati”, tha ai duke shtuar se:

“Kryetarokracia është një regjim hibrid, as diktaturë dhe as demokraci. Natyrisht s’jemi diktaturë por ama nuk jemi as demokraci porsa kohë që një njeri i vendos të gjitha dhe të gjithë të tjerët varen në mëshirë dhe humorin e njëshit. Ne duam të japim kontributin tonë duke ftuar shqiptarët mendjehapur, shqiptarët e palidhur me zinxhirët e partive politike që militantët i përdorin herë si komisioner, herë si doganier, herë si polic, herë si opozitar dhe herë si protestues. Mbi të gjitha me interesa kulte të korrupsionit të drejtpërdrejtë që buron nga një sistem abuziv”, tha Patozi.

2 komente në “Astrit Patozi: Këto zgjedhje fillim i goditjes ndaj kryetarokracisë, është kthyer në lloj sulltanati”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Aman se na çave koken dhe ti. Sikur ke lindur dje. I paster si engjell. Sikur nuk ishe ti qe deri dje deri ne perulje i sherbeje Saliut. Na jep leksione ti, qe vete je i perlyer deri ne fyt! Mjaft me! Se na e shpifet te gjithe, bashke me Zhele Jozin!

  2. Zeqir says:

    JA QE NXJER EDHE CERMA KUHADRO PER NDER NXJER ME VIZION PO DEMOKART PO HYZMEQAR I PARTISE SE DJALLIT PO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje