Ilir Meta u ka nisur një kërkesë institucioneve për vendimin e Komitetit të Ekspertëve për karantinën 14-ditore të emigrantëve.
Përmes një deklaratë nga Presidenca, bëhet me dije Meta ka marrë një ankesë nga shoqata e emigrantëve në Greqi, të cilët e konsiderojnë vendim politik karantinën vetëm pesë ditë para zgjedhjeve.
Pas kësaj ankese, Meta i ka dërguar letër Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe organeve drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Meta kërkon vlerësimin e vendimit, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, siç e quan ai. sipas kreut të shtetit nëse një masë e tillë do të lihet në fuqi bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë.
“Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.
Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.
Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme,” thuhet në letrën e tij.
Ky person eshte etaloni se si nuk duhet te jete nje President.
Por greket qe jane te izoluar 100% mos diskreminojne veten e tyre o Agush.A e di ti Agush qe ne greqi eshte e ndaluar qe te shkosh nga nje qytet ne tjetrin,Agush greket nuk lejohen me muaje te tera qe te vizitojne shtepite e tyre te dyta,dhe te pakten gjer tani nuk gjene te hapur asnje lokal qofte per te ngrene qofte per te pire,meshat fetare,pagezimet jane te ndaluara me ligje dhe Agushi jone ankohet per diskriminiminqe po u behet ortodoksve .Agush ti jetone ne nje realitet tjeter dhe per cdogje ke qene kundershtare i te mires dhe perfaqesies i te keqes .rri nja dy tre dite esull kshillohu me vajzen dhe pastaj dile te beshe propagand komuniste.
Like-Floriri-Vrasesi :Na TRego “Dokumentin” e Shoqates se Emigranteve Shqipetare ne Greqi,qe te paska Kerkuar “Ndihme” ty???
O Kurve??????????Le te Ngrihet akoma edhe Qeveria Greke dhe te Thoje Hapini POrtat…ato duhet te Mbeten te “Mbyllura” simbas te gjitha Rregullave,te cilat i Zbatojne te gjitha Shtetet…Nuk ka “Demokraci” dhe Diskriminirung,ka Masa per Mbrojtjen e Shendetit Publike..
@@like Kerkon ndoje Vote nga “Omoniasit” e 300-shat e eurove?????????like po te vjene Ngordhja…