Donald Trump: Vërshimi i emigrantëve në kufirin me Meksikën mund të shkatërrojë SHBA, Biden t’i linte gjërat siç ishin

21 Prill 2021, 11:27Bota TEMA

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi të martën se vërshimi i emigrantëve në kufirin me Meksikën mund të shkatërrojë vendin.

Në intervistën e parë të rëndësishme që prej largimit nga detyra, Trump tha se administrata e tij e kishte pasur situatën nën kontroll dhe se gjithçka Biden duhej të kishte bërë, ishte të mos merrej fare me çështjen.

“Ata po e minimizojnë aq sa munden, por situata është e tmerrshme dhe mund të shkatërrojë vendin tonë. Njerëzit po vërshojnë dhe gjatë muajve në vazhdim mund të shihni diçka që nuk e keni parë më herët.

Ajo që po ndodh në kufirin tonë është e paprecedentë, me dhjetëra mijëra njerëz nisen drejt kufirit. Ajo që Biden duhet të kishte bërë është të linte gjërat siç ishin.

Nëse do ta kishte bërë, ne po regjistronim të dhëna shumë pozitive dhe emigrantët po vinin vetëm në mënyrë të ligjshme”, tha Trump.

2 komente në “Donald Trump: Vërshimi i emigrantëve në kufirin me Meksikën mund të shkatërrojë SHBA, Biden t’i linte gjërat siç ishin”

  1. american16al says:

    Eshte detyre e USA te mbeshtese ekonomite e varfer a te Americes se Jugut ato jane konsideruar si kopeshtet e saj, sa per emigrantet e ketyre vendeve Ajo duhet t’i mbeshtese por me nje fare organizimi qe dhe emigrantet te mos vuajne ne peripecite e kesaj aventure sidomos nga manipulatoret.

    1. Agjeron says:

      UAUUU. Ia ke treguar OKB dhe qeveriuse amerikane se çfar duhet te bejne, bre???????
      Sa ke ndihmuar ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje