PD ndryshon furgonët me të cilët lëviz për të terrorizuar Elbasanin, për të mos u identifikuar pasi vranë Pjerin Xhuvanin

22 Prill 2021, 19:51Kronika TEMA

Pjerin Xhuvani është përcjellë për në banesën e fundit pasditen e sotme. Me dhimbje dhe lot familjarët, miqtë dhe të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit mjekut të njohur, që disa vite më parë u bë pjesë e politikës, e cila i mori jetën ditën e djeshme pas përplasjes në lagjen “5 Maji”.

Por si është gjendja e të plagosurve?

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se dhëndri i Xhuvanit, Eltjon Bodinaku ndodhet në reanimacion te reparti i Kirurgjisë. Mjeku Nikollaq Thana i tha ABC-së se gjendja e Bodinakut është e qëndrueshme, por është ende në terapi intensive.

Efektivja e policisë Xhensila Sota pritet që nesër të lerë spitalin, pasi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Efektivja mori një plumb në këmbë në tentativë për të parandaluar ngjarjen kriminale.

Por cfarë po ndodh në kampin e PD-së?

Tre furgonë me logon e PD-së që qarkullonin në Elbasan janë sekuestruar pas ngjarjes së djeshme. Ndërkohë që Aldo Kozarja raportoi se PD nga furgonë të bardhë, që kishte për të qarkulluar në rrugët e qytetit për të mbrojtur votën tashmë ka marrë disa të tjerë gri.

2 komente në “PD ndryshon furgonët me të cilët lëviz për të terrorizuar Elbasanin, për të mos u identifikuar pasi vranë Pjerin Xhuvanin”

  1. Fresku says:

    Po ju gjetën dhe ktë rradh të pa pregatitur e keni fajin vet.
    Mbane nga një vegël muzikore me 30 tela gati për vetmbrojtje.

  2. Myslimani. says:

    Shqiperia ka nevoje urgjente per ashpersimin e ligjeve. Dhe monitiromin e gjithe rrugeve me kamera. Armembajtje pa leje = 15 vjet. Vrasje = te perjetshem. Aksident te vijat e bardha = 15 vjet deri 20 vjet burg. ( akuza sot eshte shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor… kur ne te vertete eshte vrasje). Po behet nami. Po zhdukemi. Vrasje… dinamit…aksidente me gjymtime dhe vdekje. Eshte e tmerrshme. Te dale ushtria ne rruge. Nuk shkon me keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje