Një gjë mund të thuhet me siguri deri më tani: Exit Poll-et e mbrëmshme kanë dështuar në mënyrë spektakolare.
Duke filluar nga ai i Top Channel, që i jepte një fitore të ngushtë PS-së, deri tek ato të mediave të PD-LSI, që nxirrnin fituese opozitën.
RTV Ora në bashkëpunim me Noto Sondaggi raportuan se nga 80% e qytetarëve që kanë votuar për qarkun e Tiranës, PD mposht PS-në dhe fiton kryeqytetin, ndërsa LSI shkon në pikiatë.
Ndërkohë në rang vendi, ky Exit Poll nxirrte se fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike me 44 deri në 48 %, PS me 41-45%, LSI 4-8%, PSD 1.5-3.5% dhe Nisma 0.5-2.5%.
Exit Poll-i i Zeni TV ishte edhe më i pabesueshëm, duke thënë se Partia Socialiste ka fituar vetëm 44.2% të votave: PS: 44. 2 – 65 mandate; PD: 40.4 – 63 mandate dhe LSI: 9.3 – 10 mandate.
Ndërkohë Top Channel raportoi se Partia Socialiste fitonte në rang vendi me 46.9%, e pasuar nga Partia Demokratike me 43.9% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.9%.
Por Exit-Poll-e rezultuan shumë larg realitetit, pasi rezultatet paraprake të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror Zgjedhor, treguan diçka tjetër.
Sipas rezultateve të publikuara në 10:01, PS rezulton fituese me 49.51% të votave në rang vendi.
Ndërkohë PD vjen e dyta me 38.42% dhe LSI vjen me vetëm 7.11% të votave në rang vendi.
Këto janë të dhënat që dalin nga numërimi në 1696 Qendra Votimi, nga 5199 që janë gjithsej.
Sipas projeksionit, PS fiton e vetme nga 75 deri në 77 mandate.
pollet mund te kene qene dhe taktike nga ana e ps, pasi dhe top-i ndoqi ate linje, qellimi mund te kete qene mbajtja e pd ne loje dhe shprese per te vazhduar me vleresimin e procesit ne menyre qe mos “goditeshin” qe ne fillim dhe fillonin avazin e ndotjes se procesit, pra thjesht dhe shkoqur te fillojne ta pertypin ngadale humbjen por me kryesorja pranimin e tyre.
nuk shpjegohet ndryshe diferenca e votave me qetseine nga krahu i ps.
Une them me bo durim
Cnn zgjedhjet e fundit ne shba disa shtete i projektoi vetem pas 90% te votave te numeruara…
Edhe beri mire
Ede ata te sondazheve te euronews al ngjanin serioze
Do dalin me ngushte se tani
Exit poll NGA sonila meco,Andi bushati me shoke …
CA pret ti,saktesi???
Exit poll i bere nga Albania Post,p.sh. eshte kompani karagjoze komplet.Keto tip kompanish nuk bejne sondazhe fare,por rezultatin e japin ashtu sic do te deshirojnin te dilte votimi,jo si eshte realiteti .Vetem Kreshnik Spahiu reagoi,duke i percmuar keto exit polle,duke thene qe neser,d.m.th, do jete realitet tjeter nga exit pollet.Merreni me mend,e drejton Baton Haxhiu.
Dhe strategjia për zorraxhitë funksionoi, se ja di mendjen “vrimës së by..ës” së Qim Pekës dhe Sali Qenit.
Urime për futoren o PDerasta ????
Baton Haxhiu boni pazar me Bashen e kane pa njerzit ne Tirone duke fol koke me koke. batoni kujtoj se me kete sherbim siguronte rehatin ne rast fitorje te PD. esht nji tregtar turkoshan qe ju nshqiperi nuk e njifni akoma.
Me vjen mir qe qenkan me te shumt ata qe duan shtet e rregull ne kte vend , shqiperia behet . Fiton qytetaria kunder anarshis dhe llumit qe ka djegur tre her kte vend dhe na ka çuar disaher ne katastrof .
???
Te zeni tv kush e boni sondazhin zeni me qim peken. Prandaj jan per tu besu.
Tv zenit eshte vetëm për pastrim parash,. Sondazhet i ka vetëm për të gënjyer bathoren.
Eshte normale qe forcat politike sebashku me medjan e tyre te rrahin gjoksin e te trumbtojne fitoren para shpalljes se rrezultateve. Po te ishin ne te vertet kaq te sigurt PeDe-rastat s’do bllokonin numrimin e votave ne Durres. Opozita jone eshte njelloj si Trumpizmi, qe dhe pas humbjes se thelle qe pesoi dhe akoma deri ne kete dite vazhdon te pretendoj se i fitoi zgjedhjet. Pritni me durim deri ne numrimin e votes se fundit dhe pastaj dilni e beni deklaratat e fitores… (Kjo vlen per te dy anet).