Hoqi dorë nga mandati i deputetit, Tom Doshi zbardh prapaskenat: Ju shpjegoj arsyet e vendimit

26 Prill 2021, 11:24Politika TEMA
Hoqi dorë nga mandati i deputetit, Tom Doshi zbardh prapaskenat: Ju

Pas dorëheqjes, ka reaguar kryetari i PSD, Tom Doshi.

Përmes një deklarate, ai ka sqaruar arsyet e ndërmarrjes së këtij hapi.

Deklarata e Tom Doshit

Të dashtun antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq,

Duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush asht surprizuar nga dorëheqja jeme, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për me dhanë dorëheqjen nga mandati jem si deputet.

Ma së pariasht e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, sic e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj cdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qënë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik.

Ky hap asht ndërmarrë prej mejet për këto arsye:

• Së pari due që të jem plotsisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emnit tem prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i asht ba kohët e fundit, duke cliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.

• Ky vendim asht marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritë objektivat që i kishim vu vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.

• Në parlament apo jashtë parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktisi asnjiherë.

• Detyrimi jem politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rranjët në historikun tem familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.

• Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërku votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.

Të dashtun Miq,

Politika fillon tek ju dhe bahet në parlament por do të ishte nji politikë shterpë, nëse prejparlamentit nuk do të kthehej prap tek ju për me dhanë frutet e veta.

Un nuk hyj në parlament, por partia jonë do të jetë aty. Un nuk hyj në parlament sepse nukdu që votat tueja të kenë asnji pengesë, së bashku me deputetet tanë në parlament do taçojmë nalt zanin tuej dhe s’do t’ju zhgënjejmë asnjiherë.

Ju falenderoj secilin prej jush për forcën, besimin, ngrohtësinë njerzore që me keni dhanë,ju na dhatë votën tuej e ne ju dhamë fitoren, tashti së bashku do të ndërtojmë në parlamentdhe kudo të ardhmen tonë.

Me respekt Tom Doshi

17 komente në “Hoqi dorë nga mandati i deputetit, Tom Doshi zbardh prapaskenat: Ju shpjegoj arsyet e vendimit”

  1. Kopi says:

    Dopio gjashten ua la ne dore Toma.

    1. Ilirjan says:

      Kjo ishte levizje pozitive,ndoshta me e mira qe ka bere Toma ne jete te vet. I mblodhi votat e veta, nuk i la njerezit qe e besojne(dhe Jane shume) , pa perfaqesuesit e vet ne parlament. Njekohesisht, la te paster parlamentin, prej akuzave qe i adresohen personalisht. PD-ja nuk do pushonte. Ka te drejte ta mbroje veten, dhe do ta beje jashte parlamentit.

    2. Fuck it says:

      Njeriu me integritet, I paperlyer ne vrasje shpifje sharje poshtersira. Se ça Kane me kete nuk po kuptohet. Fitoi 3 mandate mbase dhe me shume. Asnjehere PSD ska pas kete résultat. Bravo e madhe per Tomen. Njerezit e duan dhe e votuan. S’te voton njeri po ishe kriminel. Votuesit e dine QE KY eshte ne regull dhe e respektojne. Kam degjuar QE ndihmon shume njerez te varfer.

  2. Asd says:

    Po ravijezohet nje aleance e mundshme ps – psd.
    Qendrimi i Doshit me gjithe problematikat e tij personale, eshte koherent dhe meriton pergezime.

  3. Drini says:

    Doshi ka treguar burreri ketu, bravo!!!

  4. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    RESPEKTE për TOM DOSHIN dhe VENDIMIN e tij INTELIGJENT! Likja HAJDUT dhe GRABITQAR në BURG !!! TOM DOSHI do dali i PAFAJSHËM , sepse edhe sikur të ketë bërë ndonjë KRIM , ai i KRIM i TOMËS është shumë shumë shuumë shumë shumë i VOGËL , po ta KRAHASOSH me KRYE HORRIN , KRYE BANDITIN , KRYE KRIMINELIN dhe KRYE HAJDUTIN e Presidencës Liken e Çepanit të SKRAPARIT , që përveç VJEDHJEVE , GRABITJEVE dhe PLAÇKITJEVE , ka ZHDUKUR edhe DJEMË NËNASH tek MALI me GROPA !!! DHE janë mbi 25 DJEMË NËNASH SHQIPTARË që Like VRASËSI , i ka ZHDUKUR tek MALI ME GROPA me URDHËR , dhe me DUART E ZEZA të VRASËSVE me PAGESË ??⚖⚖ !!

  5. Zydo says:

    Te lumte z Tom Doshi, je tamam Burre malsie. Urimet me te mira.

  6. Cikago says:

    Urime , falenderime dhe kurajo per qendrimin Tuaj z.Doshi , si qytetar mevlera qe tu kene zili kushdoqoft .Treguat krenari , burreri , qytetari me koncepte te civilizuara , qe do ti kishte zili dhe kryeqytetari me i larte ne Perendim . Nje shqipetar nga Amerika po u shkruaj , megjithese nuk njihemi .

  7. Pena says:

    Zoti Doshi ju uroj me gjithe zemer, jeni njeri i veçante, ashtu si dhe zoti Rama. Gjithmone kam qene ne kahjen tuaj, sepse me ka pelqyer personaliteti dhe menyra si i keni qendruar elektoratit, zoti ta befte hallall, per njerez si ju ka nevoje ky vend, ky popull i lodhur gjate nga politikan agresiv. Shkodra dhe krejt Malsia e Madhe jane perrla te dhuruara nga zoti, dhe patjeter kane nevoje per njerez me zemer te madhe, kane nevoje per Tom Doshin e palodhur dhe te mirekuptuar. Urime dhe suksese pa fund.

  8. aleko says:

    NJe veprim politik tejet i zgjuar i Z> Tom Doshit.Gynahe ka cdo politikan , por jane te tjere ata qe duhet te jene jashte parlamentit, jo Toma.Megjithate kejo dorehqje ka vlere per te sqaruar me mire akuzat qe jane ngritur kunder tij..Pergezime Tomi!…

  9. Tirona says:

    Tom Doshi ja riktheu dinjitetin Malsorit ,dinjitet i humbur nga shpellaret e Vicidollit.

  10. asi says:

    Toma eshte i pasur,Ai ka kuptuar qe, pasuria nuk eshte gjithshka dhe nje dite asgje nuk do te mare me vete.Besoj se ai ka menduar qe ka ardhur koha te ndihmoje njerezit ne nevoje.Respekte.

  11. Edvini says:

    Tomë Kim dhe Youri Doshi u bënë çift më në fund. Urime dhe trashëgime. Prapë oriz ?!

  12. RRahman Rrajca, deputet. says:

    Naten e bene kryetar te PSD, naten e urdheruan te terhiqet nga deputet. Ne mes te ketij muaji beri vetem ate qe di te beje, bleu rracen e vet te malokhaneve per llogari te Edi Rames.

  13. Ali Pasha says:

    O zot kë kemi pasur në parlament pthuuuuuuuu

  14. Defrim says:

    Bravo z. Doshi!, qendrim dinjitoz dhe intelligent. Urime per misionin tuaj.

  15. Demokrati qe nuk voton says:

    Respekt Z Doshi.Ju tregut qe shqipnia
    Per ju eshte e para se ambiciet
    Politike .Kjo tregon karakterin tuaj
    qe te gjith duhet te marrin shembull
    nga kjo shprehje qytetarie
    Kam nje urrejtje patologjike per sali Brekskishen dhe llir mutin etjera.. qe duhet ti shofim ne parlament prap cfar neverie
    Kto rrugecen nuk te vijn tek thoni komes
    Boj durim Tom ,kujto gjithmon ata
    Burra trima qe i kan myll ne Hage
    Pa asnji faj dhe nuk dorzohen
    Jemi me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje