Ish-deputeti i PD: Asgjë s’ka ndryshuar, me Lulzim Bashën jemi drejt një rruge pa kthim

26 Prill 2021, 11:23Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha, ka reaguar i dëshpëruar pas rezultatit momental të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai ka sjellë një status të bërë pas zgjedhjeve të 4 viteve më parë, duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe me Lulzim Bashën kryetar, PD është është drejt një rruge pa kthim”

Reagimi i Hoxhës

“Teksa kerkoja ngushellim dhe shprese per rezultatin e djeshem, mu shfaq perpara ky status i bere perpara fiks kater vjeteve

As me ngushelloi, as me dha shprese….

Statusi i 4 viteve më parë:

Dy javë më parë, teksa ndiqja me dhimbje e shqetësim zhvillimet brenda dhe rretheqark çadrës, paralajmërova se kryetari Basha, me sjelljen e tij enigmatike dhe pa llogjikë, po e çonte PD drejt rrugës pa kthim, drejt vetpërjashtimit nga zgjedhjet, daljes nga sistemi demokratik dhe vetasgjësimit. Si demokrat i përjashtuar nga angazhimi aktiv ngulmova që demokratët ende të papërajshtuar të ngrinin zërin në forume e të kërkonin llogari, t’i bënin thirrje përgjegjshmërisë dhe arsyes, të riktheheshin në sistem e të mbronin vlerat që na bashkojnë.

Për fat të keq, thirrja ime e dëshpëruar u shoqërua nga heshtja e thellë dhe e fajshme e udhëheqësisë.  Udhëheqësit e PD lanë që vetpërjashtimi i PD nga zgjedhjet të ndodhte, teksa Kryetari i Partisë refuzoi dhe mbylli çdo rrugë dhe hapësirë për kompromis.

Sot PD ka hyrë në rrugën pa kthim. Në harkun e 45 ditëve PD do ta shohë veten jashtë sistemit, nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, nuk do të jetë e përfaqësuar në parlament,  nuk do të jetë as mazhorancë, as opozitë, nuk do të ketë më zë në kapitullin e politikës. Për shkak të vetpërjashtimit, PD rrezikon të ngelet pa seli e pa financim publik, pa përfaqësim në institucionet e pavarura e në KQZ, pa komisionerë zgjedhorë e pa numërues, pa hapësirë mediatike e pa garanci ligjore. Thjesht do të jetë jashtë gjërave, jashtë proceseve.

Kryetari Basha premtoi shtyrjen e zgjedhjeve, premtoi rrëzimin e qeverisë Rama, premtoi qeverinë teknike, premtoi reformë rrënjësore zgjedhore, me garanci supreme për votën e lirë, premtoi mbeshtetje të fuqishme euroatlantike dhe na zhgënjeu.

Kryetari Basha ishte aq i sigurtë në rrugën e tij, saqë “dogji” me vetëdije çdo afat dhe procedurë për regjistrimin në zgjedhje. Kryetari i PD nuk la në këmbë asnjë alterativë, asnjë opsion rezervë. Ndaj sot PD është në buzë të greminës, në pragun e rrugës pa kthim.

Nëse udhëheqësia e PD nuk shqetësohet nga ky makth, atëherë shpresa e vetme ngelen demokratët e vërtetë. Ndaj duhet t’i bejne thirrje nevojës. Të gjejnë rrugët për të shpëtuar PD dhe shpirtin e saj opozitar, të mbajnë fushën e betejës, t’i japin zë dhe forcë  opozitës, me çdo mjet dhe mënyrë që lejon ligji dhe nevoja për të shpëtuar demokracinë.

6 komente në “Ish-deputeti i PD: Asgjë s’ka ndryshuar, me Lulzim Bashën jemi drejt një rruge pa kthim”

  1. Drini says:

    PD e mori ne qafe mbi te gjitha : Plaku Mere, Flamur noka injorant i pashembullt, Zhelali i dibres qe as per bari delesh nuk vlen, Girda suma me agresivitet kurve, Salinjan babalja, gaz bardh atetntatori, edhe padyshim aleanca me kancerin e Shqiperise lesh e li.
    Kjo e coi per lesh PD

    1. Katundari digital says:

      Fajtori per humbjet ka vetem nje emer SALI BERISHA.Mos kerkoni tek Basha ai rolin e vet e ka luajtur me se miri.
      Kur ta kuptoni kete PDistat me makina luksoze ne fushate nuk do kene me karburant per to. Rama fiton dhe mandatin e katert.

  2. Jam dakord me Hoxhen.
    Pd ka marre tatepjeten por basha s’e beson ,sepse eshte i droguar
    dhe shikon endrra sikur pi cice ke bilja e Hitos .
    Duhet nji zgjedhje e re jo me kta aventuriere pordhace qe krekosen me foto medieve .
    e vetmja gje qe beri lulezim basha ne poltike ishin 4- Vilat .
    Ne demokratet e thjeshte qe kemi 30-vjet qe kontribojme ne PD jemi ne pallate
    dy dhoma e guzhine .
    Ky kopil duhet te largohet nga PD-sipas rregullit lur Deshton jeo doreheqje .
    Nuk vazhdohet me me lodrat e bashes dhe ati shkodranit histerik .
    Kjo nuk eshte PD

  3. Sqepari says:

    Pasha zotin, e kena fitue Hasin. Tash presim te marrin Shijaksin dhe Amerika te haje moot!

  4. Palma says:

    Jam plotesisht dakort me ty Dtini ,shto ketu dhe Analistet e tipit Zhei, Shkullaku, Bejtja,Krasta ,Sonila,Çani idioti,e shum e shum te there .Fevziun prokurorin e Republikes qe kan 8 vjet qe hane ate qe nuk thuhet dhe e zhyten Lulzim Bashen ne kete deregje ,Ilir Meten qe dhe ne ditet e fundit i humbi 3 .mandate Pd.

  5. Myslimani. says:

    Vertete besuat se do vini ne pushtet? Nuk kishit asnje shans. Edhe nqs harron populli se c’beri PD…nuk harron USA. Parti e rremujes e vrasjeve e molotovit e cadres e daljes nga parlamenti. Vetem emri ju ka ngel. Se partia juaj eshte komuniste. Veprat e treguan me se miri. Komplet e kthyer nga Rusia. Kjo nuk i intereson as popullit shqiptar e as Amerikes. Jemi popull i lire e duam perendimin. Lindjen e provuam. Rruga e mbare ju qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje