Si shkoi për "skrap" partia e Ilir Metës: Dështimi i LSI në të gjithë vendin, përmes shifrave

26 Prill 2021, 11:07Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dështuar me sukses në këro zgjedhje.

Konfirmimi vjen nga rezultatet paraprake zgjedhore në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa janë numëruar 1 789 kuti votimi.

Në të gjitha qarqet pa dallim LSI shfaqet e fundosur. Kutitë e votimit kanë nxjerrë zbuluar dështimin e kësaj force politike në këto zgjedhje.

Pavarësisht rebelimit të presidentit Ilir Meta, LSI, nuk mundi të ngrinte krye nga hendeku ku ka rënë.

Kështu, sipas të dhënave të KQZ, në Qarkun e Shkodrës, LSI ka marrë 9,8% të votave, në Qarkun e Lezhës ka marrë 8.2 %, në Qarkun e Dibrës 7.7 %, në Qarkun Durrës, 6.2 %, në Qarkun e Tiranës 6.3 % në Qarkun e Elbasanit 5.1%, në Qarkun e Fierit 6.7%, në Qarkun e Beratit 13.1 %, në Qarkun e Korçës 7.9 %, në Qarkun e Vlorës 6.6 % dhe në Qarkun e Gjirokastrës 13.6 %.

Në rang vendi LSI ka arritur të marrë 7.1% të votave.

Këto janë shifrat e deritanishme të publikuara nga KQZ, që tregojnë dështimin e LSI-së, e cila nga 19 mandate deputetësh në zgjedhjet e 2017, këtë herë nuk shkon dot më shumë se 6-7 deputetë.

Në fakt, para dhe gjatë fushatës elektorale, LSI, u braktis nga anëtarësia e saj.

Një pjesë e madhe kaluan në Partinë Socialiste, gjë që ka ndikuar, siç duket edhe në rezultat.

4 komente në “Si shkoi për “skrap” partia e Ilir Metës: Dështimi i LSI në të gjithë vendin, përmes shifrave”

  1. Drini says:

    Jepini raki skrapari boles , kurse monik baxhelles nje hu te madh ne bythe.

  2. beni says:

    shyqyr qe po zhduket partia e familjes

  3. kot fare says:

    ILIR META E MORI HUMBJEN JO SOT, POR QE DITEN QE EDI RAMA E PUNESOI SI NOTER

  4. Helena says:

    Skrapi i kesaj partie duhet te vazhdoje me skrapin e dy kryetareve familjar te kesaj partie. Nese keto dy fytyra nuk do vihen para drejtesise per allashverishet e tyre ku brenda ka korrupsion, vrasje dhe shantazhe ndaj njerezve, shqiperia do kete trazira ku keto dy fytyra te poshtra nuk do reshtin per te krijuar situata jo normale. Nuk mjaftojme me mos fitoren e tyre, duam drejtesi per pasurite e tyre te vena ne politike, se me pune keta nuk figurojne gjekundi te kene punuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje