Partia Socialiste po prin në Bërzhitë me votat e numëruara deri më tani në kutitë e votimit, ndërsa drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj tha se “kemi thyer një rekord kemi fituar 65% Bërzhitën”.
Kjo njësi ka qenë një bastion i PD, por në këto zgjedhje mesa duket ka ndryshuar krah.
“Një njësi rurale e Tiranës që në shumicën e këtyre viteve të tranzisionit ka qenë e djathtë. Kemi thelluar rezultatin tonë nga 55% herën e fundit“, theksoi Veliaj.
Veliaj kishte sërish një apel për numëruesit e opozitës që të vijojë procesi pa vonesa.
“Të gjithë janë të lodhur të gjithë kanë qënë në fushatë por dua t’ju kutjoj që numëruesit tanë janë ende duke pritur që të kthehen kolegët e tyre e kuptoj që disa kanë qejf gjumin s’mund të kërkosh pushim me 3 orë numërim, ju lutem me dorë në zemër numëruesve të PD”.
Natyrisht qe PS do te fitonte, ? Qeveria ka bere nje menaxhim te shkelqyer te pasojave nga termeti, gjithashtu dhe te virusit covid. Asnje QEVERI, nuk do te punon te me mire se Qeveria Rama. Suksese te Metejshme ,
POPULLI ju vlerson shume per punen e mire qe beni. FESTE TE MADHE KA SHQIPERIA. ?
GEZUAR! ???