NUMËRIMI/ A mund të ketë devijim trendi siç pretendon PD? Ja ç’tregon tradita e zgjedhjeve në 30 vite

26 Prill 2021, 13:22Politika TEMA

Në 30 vite procese zgjedhore, nuk ekziston asnjë precedent ku trendi votave të ketë pësuar devijacione; ku pra, fituesi të jetë shndërruar sakaq në humbës. Këtë beson se mund ta ndodhë PD edhe që trendi i fitores së PS vijon të jetë i qëndrueshëm  që në fillim, pa asnjë devijim serioz, me vënien në pikëpyetje të rezultatit final.

Këto orë, në fillim Meta e më pas Basha, hodhën tezën se PS ka zgjedhur të numërojë në fillim kuti nga bastionet e saj, e që, sipas kryedemokratit, me vijimin e numërimit të kutive të tjera, rezultatit do të kthehet. Por dhe ky pretendim ndodh për herë të parë në zgjedhje. Kurrë më parë, PS e PD s’kanë akuzuar njëra-tjetrën në procese votimi për diçka të tillë.

E ndërsa nuk ekziston një precedent kthese rezultati në 30 vite, ia vlen të theksohet se në një përmasë të vogël kjo ka ndodhur, vetëm njëherë. Bëhet fjalë për procesin e numërimit të votave për Tiranën në Lokalet e 2011, pra kur Rama e Basha haheshin kokë më kokë.

Deri në afërsisht 60 përqind të hapjes së kutive, Rama ndodhej në avantazh por jo shmë të thellë. Kjo bëri që më pas të kishte vërtet ndryshim rezultati, herë kryesonte njëri e herë tjetri, por shumë ngushtësisht. Ndaj dhe në fund Rama fitoi ngushtësisht me 10 vota.

Ndërsa në të gjitha zgjedhjet e tjera, ai që e ka nisur trendin e fituesit qoftë dhe me kutitë e para, në fund ka rezultuar fitues.

 

1 komente në “NUMËRIMI/ A mund të ketë devijim trendi siç pretendon PD? Ja ç’tregon tradita e zgjedhjeve në 30 vite”

  1. Kathay says:

    Sa te jete gjalle doktor mortje madhi fitorja e PS do te jete e sigurt edhe ne mandatin e 4.te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje