VIDEO: PS merr mandatin e 5-të në Berat, Blendi Klosin e marrin në krahë

27 Prill 2021, 09:21Politika TEMA

Partia Socialiste ka arritur të sigurojë mandatin e pestë në qarkun e Beratit, ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetëm dy mandate dhe LSI asnjë.

Ky lajm është pritur me ovacione nga mbështetësit e PS-së të cilët e kanë marrë në krahë drejtuesin politik të qarkut Blendi Klosin.

Gjatë fjalës së tij, Klosi e ka quajtur këtë një rezultat të jashtëzakonshëm këtë dhe theksoi se ishte një gjë që e kërkonin që nga viti 2009.

 “Është fantastik, është një rezultat spektakolar, një punë e madhe disa mujore dhe një punë e madhe për të bashkuar forcën e majtë me PS dhe ja arritëm që të merrnin mandatin e 5.

Mandate të munguara në 2009, 2013 dhe nuk e arritëm në 2017, ndaj ishte dhe arsyeja që ne u vendosëm në këtë kufi dhe unë ndaj isha i pesti në listë”– ka deklaruar Klosi në një prononcim për mediet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje