FOTO/ Partia Socialiste mori 74 mandate, Edi Rama: Shqipëria fitoi!

28 Prill 2021, 09:06Politika TEMA

Përfundimi i procesit të numërimit në të gjithë vendin prodhoi fituese Partinë Socialiste, e cila siguroi 74 mandate, e ndjekur nga Partia Demokratike me 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate me 3.

Fill pas fitores, dje kryeministri Rama zhvilloi një takim në sheshin “Skënderbej”, ku ftoi të gjithë mbështetësit.

Ai i shprehu falenderimin për fitoren dhe theksoi se fitorja nuk i atribuohet Partisë Socialiste, por Shqipërisë.

Këtë “slogan”, ai e ka vijuar edhe në rrjete sociale, ku ka publikuar një foto me në sfond flamurin kombëtar, e ku shkruhet: “Shqipëria Fitoi!”

1 komente në “FOTO/ Partia Socialiste mori 74 mandate, Edi Rama: Shqipëria fitoi!”

  1. Sara says:

    Rrofsh sa malet o Benito!
    sa ato qe ke mbjelle rreth atij sheshi bashke me Erjonen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje