Në qarkun e Tiranës ka përfunduar numërimi i votave, ku Partia Socialiste kryeson me 18 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 15 mandate. LSI ka arritur që të marrë 2 mandate dhe PSD, e cila doli forcë e katërt në këto zgjedhje doli me 1 mandat.
PS, 226,842 vota ose 48.67%
PD-AN, 182,335 vota ose 39.12%
LSI, 27,945 vota ose 6.00%
PSD, 13,273 vota ose 2.85%
Partia Socialiste mori 74 mandate në të gjithë vendin, PD mori 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Në të gjithë vendin ka mbetur vetëm një kuti pa u numëruar, nga 5199 që ishin gjithësej. Kutia e fundit e panumëruar ndodhet në Lezhë, ku fituese ka dalë PD.
Një kuti mban ende të hapur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit.Bëhet fjalë për një kuti votimi në qarkun e Lezhës.
Numërimi për të 249 kutitë që ka gjithsej ky qark ka përfunduar, por se rezultati i kutisë së fundit që i përket njësisë administrative të Kallmetit ka kontestime nga ana e demokratëve për parregullsi.
Me sa duket në Kallmet PD ka dalë forcë e tretë. PS ka siguruar 160 vota, LSI 97 dhe PD 84. Dhe megjithese PD ka marre 4 mandate, dhe PS i ka blinduar 3 mandatet e saj, me sa duket Kallmeti kerkohet te perdoret si alibi per te kontestuar zgjedhjet e 25 prillit!