Është mbyllur me rezultatin 1-2 supersfida gjysmëfinale e Champions League, PSG-Man City.
Një ndeshje spektakolare nga të dyja ekipet, por në fund ishin anglezët që përmbysën rezultatin për 7 minuta dhe morën kështu një fitore me vlera.
Ndeshja nisi mirë për PSG që shënoi golin e parë me Marquinhos, ndërsa në fraksionin e dytë, City shënoi dy gola për 7 minuta.
Fillimisht De Bruyne ndëshkoi Navas pas një gabimi të portierit, ndërsa Mahrez nga goditja e dënimit mposhti për herë të dytë portierin e PSG-së.
Me këtë fitore, Man City hedh një hap të rëndësishëm për finalen e madhe të Champions League pasi do të presë në shtëpi PSG-në pas jave, por me këtë rezultat janë tepër të favorizuar.