“Nuk i prish punë askujt nëse Meta nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve”, Manja: 25 prilli shprehu qartë vullnetin e shqiptarëve

29 Prill 2021, 12:26Politika TEMA

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se nuk i prish punë askujt nëse presidenti, Ilir Meta, nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Pak rëndësi ka. Rëndësi ka që e kanë vulosur qytetarët. Procesi i votimit dhe numërimit ka qenë i qetë. Edhe pse kemi risi, është vota preferenciale, dhe rezultat janë në kohë”, tha Manja teksa ishte i ftuar në studion e “Breaking” në Top News.

Ndërsa duke komentuar votat preferenciale, Manja komentoi kandidatin e PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi,i cili ishte më pak i votuar. Manja u shpreh se e vizitoi 4 herë Meta, pasi përdornin të njëjtën gjuhë, por qytetarët nuk donin dhunë.

“25 prilli shprehu qartë vullnetin e shqiptarëve. Do të ishte krahasim absurd i atyre të drejtuesve politik, si të krahasoje natën me ditën”, tha Manja.

U dallua vota preferenciale?

74 mandate, PS rikonfirmon veten në mandatin e tretë. Qytetarët e reflektuan këtë me votë, zgjodhën qytetarinë para gjuhës së dhunës. Zgjodhën një forcë politike që sa herë ka qenë në pushtet ka treguar se është shtet-ndërtuese. PS asnjëherë nuk ka pasur në ADN e vet gjuhën e përçarjes.

Kjo fushatë në kampin e opozitës ka reflektuar edhe ndasinë e qytetarëve. Në katër qarqet e veriut kemi mandate në të gjitha vendet. PD ndahet me një numër shumë të vogël të mandateve. Gjuha e përdorur ka qenë e atillë, sa edhe tani duan ta ngjyrosin ashtu hartën.

5 komente në ““Nuk i prish punë askujt nëse Meta nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve”, Manja: 25 prilli shprehu qartë vullnetin e shqiptarëve”

  1. KA NJE KQZ QE ADMINISTROI PROCESIN QE JEP FJALEN E VET SIPAS KODIT ZGJEDHOR. NUK MUND TE DALE PRESIDENTI MBI KQZ. NUK I TAKON METES QE TE SHOREHET NESE I NJEH OSE JO REZULTATET E ZGJEDHJEVE. KONTESTIME DHE ANKESA MUND TE BEJNE SUBHEKTET DHE KANDIDATET E PAVARUR. PRESIDENTI ESHTE JASHTE ADMINISTRIMIT TE PROCESIT ZGJEDHOR. PPJESMARRJA E TIJ NE FUSHATEN ZDHEDHORE ESHTE E PAPRECEDENTE, ESHTE E DENUESHME ME LIGJ.

  2. Mirpo , ju qe nuk i referoheni asnjiher ne zgjedhjet qe beni Principeve
    nuk do merrni kurre pas , pergjigje dhe vendime bazuar ne Principe
    dhe kjo eshte Kostua qe ju paguani kur Principet e Kriteret ne zgjedhjet jovetm te nji Presidenti
    injorohen ,retushohen dhe zevendesohen nga pazare brenda Halese Politikes !
    Nqs doni te keni Politikane Fair duhet te vendosni Standarte ne Politike ,qe fillojne me Kriteret e
    pranimit ne Politike te Politikanit ,jo sipas metodave te vendeve joeuropiane .
    —–
    Saher behee e nevojeshme shkarkimi i ktij maskarai e krimineli te Presidences ju nuk vononi te qisni
    justifikimet tuaja ,duke treguar se ju mungon cdo vullnet per te shprehur ate qe mendon populli qe ju voton ,
    duke mos e perfaqsuar popullin ne asnji mendim qe therreth drejtesi . Kjo eshte skandaloze dhe duhet te ndryshoje .
    Nqs nuk jeni te zote ,hapni rrugen dhe lini vendit atyre qe nuk perdorin Justifikimet si Argument per te vene drejtesin ne vend .
    Si i thone asaj fjale te urte aty ; Me thuaj me ke rri te them cfar je !

  3. velo says:

    Me demek, perkthim shqip: na plasi bytha senuk i njeh Meta.

  4. velo says:

    Me demek, perkthim shqip: na plasi bytha se nuk i njeh Meta.

  5. emilio says:

    E perkthyer ne ambiente te tjera “Na plasi kari se nuk njeh koklopa zgjedhjet”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje