Bie pretendimi i Ilir Metës për votat e pavlefshme: Përqindja më e lartë në qarqet ku fitoi opozita dhe ku PS-ja humbi mandat për 140 vota

30 Prill 2021, 19:57Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, doli në pah një fenomen shqetësues, ai i votave të pavlefshme, pasi për herë të parë u aplikua edhe vota preferenciale për kandidatët, krahas partisë. Kështu, në përfundim të procesit të numërimit, janë shpallur 83 mijë fletë votimi të pavlefshme.

Shumica e këtyre fletëve votimi janë shpallur të pavlefshme, pasi votuesi ka votuar një subjekt politik dhe kandidatin e një parti tjetër politike, në të njëjtën fletë votimi. Në zgjedhjet e 2017 ishin 31 mijë vota të pavlefshme, ndërsa në zgjedhjet e 2013 ishin 24 mijë fletë të pavlefshme.

Ndërkaq, çështja e votave të pavlefshme ka nisur të kthehet në debat politik. Presidenti Ilir Meta, gjatë një konference sot për shtyp, kërkoi ekspertizë dhe rinumërim të numrit të votave të pavlefshme. Meta dhe opozita që humbi zgjedhjet, pretendojnë se një pjesë e fletëve të votimit, janë shpallur qëllimisht të pavlefshme nga disa komisionerë të shitur, pas aktit të votimit nga zgjedhësi.

Por, një analizë mbi shifra zyrtare, realizuar nga Report Tv, hedh poshtë këtë pretendim. Nga analiza rezulton se fenomeni i votave të pavlefshme është uniform i shtirë të gjithë Shqipërinë, fakt i cili rrëzon çdo dyshim dhe pretendim për ndërhyrje selektive dhe kriminale të komisionerëve.

Madje, në qarqet ku ka fituar Partia Demokratike dhe ku Partia Socialiste ka humbur mandat për një numër të vogël votash, përqindja e votave të pavlefshme është më e lartë se sa mesatarja kombëtarë, që është 5.3 %.

Konkretisht, në Lezhë, qark në të cilin ka fituar opozita, numri i votave të pavlefshme rezulton mbi mesataren, konkretisht 6.4 % ose rreth 5 mijë vota. Në Shkodër dhe Kukës, ku sërish ka fituar opozita, numri i votave të pavlefshme nuk ka qenë më e ulët, por sa mesatarja, 5.3 %.

Në Qarkun e Dibrës, ku PS-ja humbi mandatin e tretë për 300 vota, numri i votave të pavlefshme është 6.77 % ose 4.6 mijë. Në Elbasan, ku Partia Socialiste humbi mandatin e nëntë për 140 vota, numri i votave të pavlefshme është 5.8 % ose 9.7 mijë.

Në Berat kur ka fituar PS, numri i votave të pavlefshme është 6.5 %, por në Gjirokastër ku prapë ka fituar PS numri i votave të pavlefshme është 4.8 %, si në Durrës. Në Fier 5.1 %, në Korçë 6 %, në Tiranë 3.8 % dhe në Vlorë  4.4 %. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se keqkuptimi i votuesve në 25 prill që kane prodhuar një numër kaq të lartë i skedave të pavlefshme është uniformë në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, në qendrat e votimit dhe grupet e numërimit të votave (ku sipas dyshimeve të opozitës skedat janë manipuluar), opozita dhe mazhoranca kanë përfaqësim të barabartë komisionerësh, ku çdo ndërhyrje e paligjshme është e pamundur të bëhet pa bashkëpunimin e të gjithë anëtarëve. Po aq e pamundur është që të gjithë komisionerët e PD-LSI, në të gjithë Shqipërinë, të jenë shitur dhe implikuar në krim zgjedhor, siç pretendon Meta, aq më tepër që të kenë rënë në konsensus për një ndërhyrje me përqindje pothuajse të barabartë në të gjithë vendin. Ndërkohë sipas KQZ të gjithë komisionerët, pra edhe ata të opozitës, kanë nënshkruar procesverbale pa denoncuar asnjë manipulim.

Partia Socialiste pretendon se nga 83 mijë vota të pavlefshme, rreth 50 mijë prej tyre ishin nisur si vota për PS, por që janë vënë dy shenja në mënyrë të gabuar.

Presidenti Meta hodhi sot idenë e një ekspertize të shënimeve në fletët votimit të pavlefshme. Por, edhe nëse ekspertiza konfirmon se në një fletë votimit janë bërë shenja ‘x’ me dy stilolapsa të ndryshëm, është e pamundur të përcaktohet se cila forcë politike është vota në fjalë, pasi nuk mund të zbulohet se cili është shënimi i zgjedhësit dhe cili është shënimi i komisionerit të korruptuar.

Numri dhe përqindja e votave të pavlefshme sipas qarqeve

Berat, 5292 vota të pavlefshme, 6.5 %

Dibër, 4686 vota të pavlefshme, 6.77 %

Durrës, 7808 vota të pavlefshme, 4.8 %

Elbasan, 9775 vota të pavlefshme, 5.8 %

Fier, 9375 vota të pavlefshme, 5.1 %

Gjirokastër, 2317 vota të pavlefshme, 4.8 %

Korçë, 7375 vota të pavlefshme, 5.6 %

Kukës, 2188 vota të pavlefshme, 5.3 %

Lezhë, 4946 vota të pavlefshme, 6.4 %

Shkodër, 6114 vota të pavlefshme, 5.3 %

Tiranë, 18422 vota të pavlefshme, 3.8 %

Vlorë, 4730 vota të pavlefshme, 4.4 %

Mesatarja e votave të pavlefshme në të gjithë Shqipërinë është 5.3 %.

(Shqiptarja.com)

10 komente në “Bie pretendimi i Ilir Metës për votat e pavlefshme: Përqindja më e lartë në qarqet ku fitoi opozita dhe ku PS-ja humbi mandat për 140 vota”

  1. Shoku says:

    Eh, keto te shkreta flete votimi . Keto te shkreta edhe pse i kane vdekur nuk i lene rehate, Ja, na kujtohet, kur u zgjodh Lul Basha keyetari bashkise Tirane , populli na kishte gabuar duke ngaterruar kutite, dhe jo pak ,por aq sa nxoren Lul Bashen Kryetar Bashkie , PO doni ju qe nga ajo dite populli nuk i ka ngaterruar me kutite, Por si duket Ristani i PD-se ,naten ,atje ne lunder i zbuloi . Ligji i quante te pa vlefsheme,por interesi i quajti te vlefshme. Edhe per keto populli ka gabuar,por ja qe Opozita thote se populli nuk gabon ,por ka manipulime nga Pushteti edhe pse ajo ,PS ka sasine me te madhe. Eh i shkreti interes si e dreth…

  2. Roberto says:

    A e kuptoni tani pse thote Agushi dhe opozita qe nuk ka mbaruar akoma numerimi dhe rezultati mund te ndryshoje???? Komisioneret e PD dhe LSI kane qene te udhezuar qe te nxjerin sa me shume vota te pavlefshme ne disfavor te PS per ta demtuar sa me shume gje qe nuk arriten plotesisht. Kjo eshte nje tjeter poshtersi prej dhjetra e qindra te tjerave qe AGUSH META bashke me SALI BERISHEN kane perdorur sistematikisht sa here zhvillohen numerime votash ne raste te tilla.

  3. goni says:

    laskarito del mar

  4. Leks1 says:

    Po ky ish deputeti Ralf Gjoni, si ish asistent i Likes, qe ka qe ne janar qe ben thirrje qe shqiptaret te vene kryqe neper flete votime, a nuk e meriton nje thirrje ne prokurori?

    1. Taras Bulba says:

      Para se te shkosh te Ralf Gjoni per ne prokurori , jane 1001 qe duben denuar , jo thjesht te shkojne ne prokurori , por te denohen ……si psh. : shqiptare cprisni ,merni kosat , cfurqet e cfare te mundni dhe bjeruni ….kjo nga Presidenti i Republikes , ose Ambasadorja e USA eshte agjente e serbeve ….mos te shkojme disa muaj me pare te djegia e Kryeministrise me bomba Molotov …..atje humbim numurimin se sa duhen arestuar ……me sa kuptohet fare qart , sikur sua ka qefi shume ta cojne ne prokurori Meten ……ose kedo tjeter , nuk duan , dhe kjo kuptohet , si duket duan socialistet te ndjekin procesine e frutes se bere fort ne peme …..qe mbasi piqet shume bie vete …….duan ta lene Meten te diskretetohet komplet dhe te vazhdoje te ushtroje detyren ne Presidence te plotesoje mandatin dhe te qerohet nga syte kembet qe thot populli deri atehere do jete bere boze , do jete telendisur dhe diskretetuar , dhe sdo kete asnje mundesi te ngrihet ne kembe pklitikisht , te shofim …………eshte nje version dhe version i mundhsem , gjithse si thirje ne prokurori sdo kete ……..tung

      1. Leksi1 says:

        Hipoteze e sakte shoku Taras, por mendoj se kesaj rradhe Meta do shkarkohet nga ky parlamenti me Ralf brenda. Qeveria e te do betohet para kryetarit te Kuvendit.
        Prokuroria po heton tashme. Meta eshte dhe te pjesa e tentatives per prishje të zgjedhjeve ne raportin ODHIR.
        Burgu per burrat eshte. E ka thene dhe vete.
        Sa per Ralfin, ai tashme mund te kerkoje njohjen e partise se tij me plot 81000 vota te pavlefshme porsi nje lejtnant i Metes ne krye te nje ushtrie votash te pavlefshme.

  5. AM says:

    Perqindjet me te larta jane atje ku ka fituar partia e saliut qe tregon se sa me larte gomarlleku aq me i forte behet Saliu. Ndaj vellezer dhe motra shkolloni femijet tuaj po kini kujdes te shkollohen edhe femijet e komshiut qe neser te mos behen gomere e te votojne per Saliun.

  6. Arber iliri says:

    Keto zgjedhje ishin para se gjithash per largimin nga politika te Sali Berishes dhe
    Ilir Mets.Populli u tha Largojuni.Nese ky verdict nuk realizohet eshte nje deshtim i gjithe shqiperise.Meten te pakten Socialistet duhet ta shkarkojne nga President.

  7. K says:

    Shkarkojeni menjëherë këtë hajdut të degjeneruar dhe mos u merrni fare me çfarë thotë.

  8. Po e di ky hallexhiu qe s’i ka vjedhur njeri votat , po me qe s’e lane te vjedhe aq sa deshte , si hajdut qe eshte , aludon se pa tjeter e kane vjedhur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje