Deri në mëngjesin e 26 prillit zgjedhjet ishin në rregull: Ç’ndodhi pastaj, që opozita u zgjua nga "ëndrra e madhe”?

1 Maj 2021, 18:59Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Pamjet e së dielës mbrëma të 25 prillit janë emblematike.

Lulzim Basha u shfaq menjëherë pas publikimit të një exit polli në Top Channel nga Baton Haxhiu, që befasoi çdokënd.

Exit polli në mënyrë të pabesueshme shpallte opozitën fituese në mënyrë bindëse në Tiranë.

Dhe dihet, kush fiton Tiranën, fiton edhe zgjedhjet.

Ndaj dhe Lulzim Basha doli direkt për të dhënë një deklaratë, me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë.

Ai nuk përmendi fjalën fitore, por la të kuptohet këtë gjë, ndërsa përmendi faktin se vullneti i popullit është aty.

Pak pas Lulzim Bashës, doli Edi Rama.

Shprehja e tij ishte në kontrast të thellë me atë të Lulzim Bashës.

Kryeministri “nxinte e steronte” dhe kjo preu gjithë socialistët.

Nuk mjaftoi as dalja entuziaste e Erion Veliajt, që tha se PS kishte fituar zgjedhjet, duke iu referuar exit poll-eve.

Në rrjetet sociale menjëherë nisën memet e opozitarëve me Ramën dhe Erion Veliajn, duke u tallur me ta, se kishin humbur zgjedhjet.

Portalet pranë PD-LSI, edhe pse nuk kishte filluar të numërohej asnjë votë, botuan direkt disa analiza se pse kishte dështuar Edi Rama, por mbi të gjitha, Erion Veliaj në Tiranë.

Ishte një situatë surreale, sidomos për socialistët, të cilët nuk po e kuptonin se çfarë kishte ndodhur dhe e kishin të vështirë ta pranonin se kishin humbur.

Në kampin opozitar, edhe pse të përmbajtur, kishte nisur festa.

Por, zgjimi të hënën në mëngjes, ishte edhe më surreal se mbyllja e së dielës.

Partia Socialiste ishte duke bërë kërdinë dhe po fitonte bindshëm, në ato kuti që ishin hapur.

Situata ndryshoi me shpejtësi dhe tani opozitarëve dukej sikur dikush u kishte hedhur një kovë me ujë të ftohtë pa u gdhirë mirë.

Duke u gjendur përballë një trendi të qartë, që tregonte fitoren e PS-së, në portalet e PD-LSI filloi të përhapej miti se në fakt ishin duke u hapur kutitë e bastioneve të PS-së, ndaj dhe socialistët po fitonin.

Të tronditur nga ky ndryshim i papritur, duket se edhe vetë kandidatët për deputetë të PD-LSI po e besonin këtë mit, ose më saktë, filluan t’ua shisnin mbështetësve të tyre, të tronditur nga ndryshimi i situatës.

Por kutitë vazhdonin të numëroheshin dhe nuk po dilte asgjëkundi ajo “kutia e madhe e PD”, që do që do të ndryshonte situatën.

Dhe kështu u mbyll e hëna.

Të martën, ndërsa dukej qartë që Partia Socialiste kishte fituar, Lulzim Basha mblodhi kandidatët fitues të tij dhe ndryshoi komplet qendrim, duke dalë me një deklaratë se zgjedhjet ishin vjedhur.

Tezë që natyrisht u mbështet edhe nga panelistët e opozitës në media.

Madje këta të fundit shkuan edhe më tej, duke thënë se zgjedhjet ishin manipuluar para se të bëheshin.

Por nëse ishte kështu, atëhere pse deri të dielën në mesnatë, opozita me në krye Ilir Metën, pse flisnin për “zgjedhje me notën dhjetë” dhe se “vullneti i popullit ishte në kuti”?

U mashtruan dhe u futën në kurth nga exit polli i Baton Haxhiut, siç përflitet lartë e poshtë një teori, se kjo ishte një skemë e përgatitur nga Rama, në mënyrë që opozita të pranonte zgjedhjet kur u mbyllën, që pastaj të mos kishin se çfarë të thoshin?

Nëse do të ishte ashtu, pra që zgjedhjet u manipuluan pa bërë, atëhere opozita s’do të duhej të kishte hyrë fare në zgjedhje.

Por ajo hyri e bindur se do të fitonte, madje deri të dielën në mesnatë ishte e bindur se i kishte fituar ato, duke mos përmendur askush faktin se kishte pasur manipulime para zgjedhjeve.

As panelistët e saj të shumtë që u shfaqën të dielën në darkë nëpër banaqet televizive, me përjashtim të Andi Bushatit, nuk përmendën asfare se zgjidhjet kishin qenë të manipuluara.

Vetëm zgjimi esëll mëngjesin e së hënës, bëri që të ngrihej kjo teori, pasi e panë që edhe këtë herë nuk kishin fituar.

Kuptohet, se, ashtu siç tha edhe drejtuesja e OSBE, pushteti ka qenë i favorizuar në këto zgjedhje dhe gjithmonë do të jetë, pasi ka administratën dhe paratë në dispozicion, dhe i përdor ato në fushatë.

Vetëm se në këtë rast, vështirë të thuash se ndikoi në atë masë sa të prodhonte 15 mandate më shumë se opozita.

E vërteta është se opozita, as këtë herë nuk arriti do të krijonte frymë gjatë fushatës, por veç histeri, se këtë radhë do të fitonin me patjetër kundër Edi Ramës.

Vetëm se fitorja zgjati shumë pak, disa orë në mesnatë.

Por dhe ato s’i shijuan dot shumë, se shumica ishin në gjumë.

7 komente në “Deri në mëngjesin e 26 prillit zgjedhjet ishin në rregull: Ç’ndodhi pastaj, që opozita u zgjua nga “ëndrra e madhe”?”

  1. Aventurieri Gold LikeM... 7 % president says:

    Sapo doli sekseri i grabitjes se pronesise se klubit Partizani,Oerd Bandit Bylykbashi,vashur me kostumin e” prokurorit” te SHQUPIT te akuzoje partine socialiste per vjedhje te zgjedhjeve,duke perdorur disa shifra milioneshe per te trullosur e irrituar mbeshtetesit e bandopartise demon-kratikase dhe per tu mbushur mendjen se ata “kane fituar”,por “qeni e biri i qenit” Edi Rama ” i ka vjedhur zgjedhjet.Dhe kete e ben,pasi eshte urdheruar ti beje sherbimet e radhes bandes demokratikase,sot kur demokratet e vertete,qe u dhemb humbja seriale e partise,kane dale ne rruge e kerkojne doreheqjen e krie.arit te tyre shvejk!Nuk e di ,por a ka ndermend Arben Kraja te merret ndonje dite me dosjen e grabitjes se prones se kompleksit sportiv Partizani,qe e ndoqi Live gjithe shqiperia dhe te procedohet dhe ky i korruptruar per rolin e tij mafioz ne kete afere te dhenderrit te Banditit Berisha? Sepse keta jane dhe te dhjere por dhe krenare,ndaj kane “trimerine” te dalin ne Tv e te bejne deklarata duke hedhur shashka per gjoja tjetersim te votes,sepse ose e kane vene SPAKUN nen hyqmin e tyre ose e dine se s’kane per tu denuar kurre dhe tallen dhe me SPAKUN dhe me ne te tjeret,qe luftojme dita dites te fitojme buken e gojes.

  2. Adriani says:

    Me pak fjale , ua rasi te gjatin Rama dhe me e trishtueshme eshte se nuk e kuptuan se si ua rasi , vetem kur e pane qe e kishin brenda , e ne kete rast ri dhe e shijon rocken e Rames …dhe do kene shuuuume kohe ta shijojne …..4 vjet jane boll …….
    Duhet ta pranojne boterisht qe i nxori gjatushi tek shtegu dhe atje i ekzekutoi pa meshire ….., botimi i Bledi lumanit eshte per cmim oskar , nje analize perfekte , kohe kisha pa lexuar nje botim te tille …..loja me Batonin eshte ashtu sic e pershkruan gazetari , i terhoqi Rama deri ne ate vend qe nuk kishin ku te mbuloheshin nga bresherite e Rames ……kuptohet fare qarte qe nuk ja vlenin te drejtonin Kombin , te drejtosh sot nje Komb duhet te jeshe dhe pak virtuoz dhe jo dallkauk me gishta perpjete ….. sinqerisht e them , nuk ja vlenin ….. politikane pa asnje diapazon , pa asnje lloj koncepti mbi fitoren ….sot nuk mund te drejtosh nje shtet ose nje shoqeri vetem e vetem te qahesh nga mengjesi e deri ne darke , por dhe te zgjidhesh halle , probleme , te udheheqesh dhe jo te kritikosh vetem , te japesh dhe drejtim … dhe kete opozita nuk e kishte ……nejse ….here tjeter ….4 vjet kalojne shpejt …..

  3. Lulı ı besoj shume varteseve te tıj dhe ja morı me gjume sı cdo dıte tjter dhe kur e zgjuan dıten e 26 prıllıt shıkoj se po gudulısej nga poshte sı gjıthemone aı qe punon ja kıshte futurderı ne rrenje Gjate nates lezetohej Kur mbaroj lezetı epa veten te pshurrur Kjo ı ndolle cdo njerıu qe ka me shu
    me qejf gjumın se punen Ky nuk dı gje tjeter vetem ankımın dhe mundohet ta gjejefajın tek te tjeret dhejo tek gjumı ı tıj Shendet dhe bythe te forta or Lulı Te pakten per te gjıtheato qe te ndjekın te zgjohesh mbas 4 vjetesh

  4. Ciao says:

    O Lul Basha ,ata dy gishta,ti edhe ata qe ke pas, i futeni ne bythe se nuk ju bejne pune.Kini 30 vjete me ata dy gishta perpjete dhe nje mut kini bere.Prandaj i mbani per te kruajtur bythen.

  5. e.m says:

    Ne kete foto eshte pothuajse gjysma e qelbesirave me emrin politikan qe kerkojn te qeverisin kombin tone, te certifikuar hajdute te pasurive publike dhe xhepave te shqiptareve, kriminel te provuar, njerez pa moral dhe dinjitet, idiot te lindur dhe te pa afte, njerez pa ideale qe per pasuri jane gati te shesin gjithcka, antishqiptar qe shesin territoret qe te paret tane i kane mbrojtur me gjak, spiun dhe fashist, genjeshtar dhe mashtruesa, njerez qe nga mengjezi ne dark lehin gjoja per demokracine dhe ju digjet barku per popullin kur e din mire qe populli nuk i do dhe nuk i shikon dot me sy, njerez qe cfare nuk i kane bere ketij kombi dhe vendi ne keto 30 vite “demokraci”, edhe njeqind epitete te tjera ketyre fytyrave ju shkojne per shtat dhe i kane pak, por vetem politikan keta nuk mund ti quash. Ulni ato dy gishta more debila, hapni rrugen njerezve te ndershem dhe te ditur te ketij kombi, sepse me sjelljet tuaja prej rrugacesh ordiner vetem po i rendoni shume fare ketij dheu dhe ne si popull. Sa larg do te jet ajo dite qe te na shporren nga syte keto ligesira??

  6. Kajo says:

    Edhe nje mandat tjeter e do RAMA ti mbaroj te gjitha punet pamvarsisht se gjysma e atyre qe po u ben shtepi te reja falas ose ata qe i beri me aeroport stadium kuksin lule e shum pun te tjera NUK votuan RAMEN…pabesi e madhe madhe kjo si gjithmon shqiptari kunder shqiptarit ….mandatin tjeter rama ska nevoj per fushat …fushata esht puna qe do bej keto kater vjet..dhe kshu o zoti luli ose kushdo qoft prap do ja u fus….nuk e mund dot njeri ate se punon nuk genjen e mban fjalen….fli luli edhe tet vjet…..

  7. Mafiozi Bylykbashi I GRABITJES SE KOMPLEKSIT PARTYIZANI-Objekt i SPAKUT says:

    Ordineri Oerd Bylykbashi eshte objekt i SPAKUT dhe dosja e grabitjes se pronesise se kompleksit sportiv Partizani qe eshte ne SPAK duhet te hapet e ter kaloje per hetim e gjykim.Dhe nje nga aktoret kryesore te ketij skandali me permasa te medha eshte dhe gangsteri politik ,i degjeneruari Oerd Bykykbashi,juristi i Berishes e i Bashes,qe si gjithmone,si ushtar i bindur i bandes demokratikase u ka bere e vazhdon edhe sot tu beje sherbimet e radhes dy kryetareve siamee te SHQUPIT,derrit Mac!Dhe ka fytyren te akuzoje partine socialiste e ministren Balluku se gjoja ka paguar ne menyre te paligjeshme banoret e demtuar nga termeti me 40 milione leke nga fondi qe eshte ne dispozicion te ministrise per kete qellim.Sipas ketij rrockodani shteti duhet te mos funksionoje,te ndaloje se egzistuari sepse po behen zgjedhjet! Hajde hajvan me kembore dashi hajde!Po ku krahasohet ky rast qe ti e reklamon me kaq buje ore si te te thote i ziu njeri me bemat kriminale te qeverrive Berisha ne keto 30 vjete ,kur vec te tjerash,se nje veprim i tille eshte vogelsire per Berishen,kur ata kane vene vendin ne zjarr,ne lufte vellavrasese veri-jug,kur kane bere grushte shteti,kur kane furnizuar serbet e Miloshevicin me nafte me kompanine shqiponja te Tritan preshit,kur kane futur nen dhe Olldashin,Pashkon,Arbern Brocin,kur kane zhdukur dhe nuk i gjenden eshtrat gjekundi te patriotit Remzi Hoxha e te gazetarit Ali Uka ,kur kane shpikur grabitjen e fallsifikimin e votave si ne vitin 1996 ne Libofshe,ne Rruzhdije,kur kane hedhur ne kanal te vdekur sekretaret e partise socialiste ne shume raste,kur kane hedhur ne ere sa e sa shtylla elektrike te tensionit te larte,kur kane grabitur ne permasa te medha pasurite e shqiptareve me firmat piramidale,me CEZ-in etj etj,kur vrasjet ne bulevard si ne 21 janar i ka si buke e djathe,kur me nje firme te tij e bija perfitonte 3% te kontratave te bizneseve mafioze te tyre,kur i biri hidhte se bashku me mafiozin Mehdi Gerdeci ne ere Gerdecin e kur i vinte zjarrin vendit duke mbledhur mercenare kosovare e paraushtarake te Bukoshit e gangstere shqiptare per te rrezuar qeverrite e ligjeshme ne Tirane apo kur urdheronte Ristanin te shqyente kutite ne Tirane e te permbyste rezultatin zgjedhor te Bashkise qe te bente lylin kryek.r ne prezence dhe te ambasadorit Arvizu apo kur urdheronte Izdet Haxhine te vinte bombe ne ambasaden amerikane etj etj.Te molloisesh te gjitha krimet e regjimit mafioz te qeverise Berishiste apo te gjitha pislleqet e bera nga ju ne opoziten e gjate duhen nete dimri o pllasme e dhjere Bylykbash dhe populli yne ,qe eshte veshur shume here me te zeza nga ju,duke filluar qe nga viti 1991,kur metodat hitleriane te tjetersimit te prones se perbashket te shqiptareve u vune ne perdorim dhe kaluan ne duart e qelbura te PD-isteve (kuptohet dhe te tuat e te familjes tende) vetem me nje firme dhe pa asnje dokument,por me forcen e armeve e me trysnine e partise suaj.Dhe kete gje populli yne ne shumicen e tij nuk ka per ta harruar kurre,saqdo qe te perpiqeni me demagogji,me propagande e me mijera marifete ta mashtroni kete popull per ti vjedhur voten.Vetem nje here u genjye ky milet nga ju dhe u detyrua t’ju votoje.Dhe ajo ndodhi ne vitin 1992 kur thane “ta provojme” dhe ishte koha kur Azem Hajdari e njerezit e tij qarkullonin rrugeve me pistolete ne brez e demonstronte forcen e bandes suaj hitleriane!Jeni fare e keqe!Nese ne partine tuaj,qe s’ka asnje lidhje me demokracine,pervec emrit do te jene njerez si ti,Pa;oka,Alibeaj,Mziu,Strazo tragaci er te tjere tipa banditesh si puna juaj dhe pa qeruar kryebanditin Berisha e ajdutantin e tij Lyl Karabishin s’keni per ta [pare veten kurre shumice,sikur dhe qielli e toka te behen bashke.Dhe kete gje mbajeni mire mend!Dhe ka vetem nje rruge qe te zgjidhet ky ekuacion me dy te panjohura per bandiopartine demon-kratikase.e dini cila eshte zgjidhja? Vetem SPAKU E BKH-ja! Vetem ata do te mund te pastrojne kete bande nga kupola e saj mafioze 24 karateshe,ne menyre qe ajo te filloje te marre fryme.Ne te kundert keq puna si per partine tuaj ashtu dhe per ne,qe na keni mbetur ne dere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje