Largimi i Bashës, Mustafaj: Demokratët duhet të pyesin veten se kush do t’i çojë drejt fitores. Me një kryetar të ri në kuvend, normalitet i madh

6 Maj 2021, 13:26Politika TEMA

Përgjegjësia për humbjen e zgjedhjeve nuk është tërësisht e Lulzim Bashës, por edhe e gjithë kryesisë dhe në një masë të madhe e grupit parlamentar.

Kështu është shprehur analisti Besnik Mustafaj në një bisedë me Juli Xhokaxhi ndërsa diskutohej për kërkesat e kritikëve për dorëheqjen e kreut të demokratëve.

Mustafaj tha se PD ka nevojë për një frymë të re ndërsa shtoi se shpreson që procesi i zgjedhjeve në korrik të jetë sa më i drejtë.

“Java e parë pas zgjedhjeve, i vetmi lajm që prodhoi Basha ishte u duk në seli. Një javë pa bërë asgjë. Një pasivitet të madh që do ndikojë në gjykimin dhe analizën që do të bëjmë në korrik.

PD nuk futet në rrugë të mbarë pa bërë një garë që të shënojë periudhën post Berisha. Fushata ishte e mirë por duhet të merret parasysh aktiviteti 4 vjeçar i lidershipit. Ka nevojë për një frymë të re, kalendarin e shoh të lidhur me korrik gushtin.”

Megjithatë, analisti theksoi se një dorëheqje e Bashës që ditën e nesërme nuk do të ishte zgjidhje pasi ky, sipas tij, është një proces mbledhje faktesh që duhet të kryhet dhe udhëhiqet.

“Askush më shumë se Basha nuk duhej të ishte i interesuar që procesi t’i ecë mirë. Për sa kohë nuk është mbledhur akoma parlamenti i ri. PD mund të shkojë me një skicë të qartë të fytyrës së ardhshme.

Që PD të shkonte me një kryetar të ri në parlament do të ishte normaliteti më i madh, por unë shpresoj që kësaj herë procesi i garës duhet të jetë shumë më i hapur.

Dhe Basha të mos ketë asnjë mundësi ndikimi. Demokratët duhet t’ia shtrojnë pyetjen vetes: Kush do të na çojë drejt fitores. Shpresoj që të ketë shumë guximtarë si Kadilli që të shpallin kandidaturën.”

Por ku ka gabuar kryedemokrati sipas Besnik Mustafajt?

“Basha nuk arriti të ngjallë frymë. Rritja është shumë e ulët. Nuk patëm në këto votime një votë kundër. Berisha nuk përzihet. Nuk do ishte marrëveshja e majit, as ajo liste që ishte në 2017. Kjo është një tentativë për ta zhvlerësuar Bashën si kundërshtarin e tij.” 

4 komente në “Largimi i Bashës, Mustafaj: Demokratët duhet të pyesin veten se kush do t’i çojë drejt fitores. Me një kryetar të ri në kuvend, normalitet i madh”

  1. Ndroqi says:

    Gjithe jeten zvaranik ngele Besnik!

  2. Velo says:

    Ky Besniku është një bythë lëpirës. Edhe se e degjeneroi Berisha, këtij nuk ia mban të thotë një llaf kundër tij. I vjen anës e anës, e nuk thot asnjë gjë. Palo burrë, Langaraq. Edhe kam ikur nga politika, por edhe jam. Edhe kam dalë për krijimtari të lirë, por edhe nuk krijoj dot. Hajde merre vesh këtë gomar prej Tropoje.

  3. Epo kjo pune says:

    O Muco, vini ke te doni ne krye, nuk keni sy per qase per fitore derisa te pastroheni e reflektoni si parti se vetem emrin keni demokratike se jeni llum dhe keni shkelur ne kallo shumicen ne kete vend, keshtu qe gezojuni vendit te dyte se dhe ate e keni boll

  4. Ze qir says:

    PO DERI SA LULKA SJA FUTI DOT DEPUTET KY BEN SI I NDERSHEM NJE MUT DHEMBPRISHURIT I PARTSE SE DJALLIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje