DETAJET/ Aksidenti ku nderroi jetë “Xubi i Yzberishtit”, prangoset drejtuesja e “Toyota Yaris”

12 Maj 2021, 10:29Kronika TEMA

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi u shënua ditën e djeshme në Bulevardin e Ri, në Yzberisht.

Dy automjete u përplasën me një motor dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i motorit, i identifikuar si Fatmir Avdillari, 45 vjeç.

Policia njofton se ka arrestuar drejtuesen e “Toyota Yaris”, shtetasen me inicialet A.M., 39 vjeçe, e cila u dërgua në spital ditën e djeshme për të marrë ndihmë mjekësore.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. M., 39 vjeçe, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues shtetasin F. A., i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima e këtij aksidenti konsiderohej si një ndër “të fortët” e Yzberishtit, por edhe të Selitës. Së bashku me vëllain e tij, Ilir Avdillarin dhe disa persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të “Bandës së Yzberishtit” në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

I njohur ndryshe si “Xubi”, Fatmir Avdillari kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu, pasi shleu dënimin prej 12 vitesh për vrasje, kur u arrestua sërish për vrasje në vitin 2009 nga Policia e Tiranës.

Një vit pasi doli nga burgu, Fatmir Avdillari u arrestua për vrasjen e Ardian Tahirit, ngjarje e ndodhur më 11 prill 2009, që sipas Policisë ishte kryer për hakmarrje. Policia deklaronte zyrtarisht se Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin, në Athinë.

Vëllezërit janë akuzuar edhe për shumë veprat të tjera penale, mes të cilave renditet edhe shitja e lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit, ku edhe banda vepronte.

5 komente në “DETAJET/ Aksidenti ku nderroi jetë “Xubi i Yzberishtit”, prangoset drejtuesja e “Toyota Yaris””

  1. Adih says:

    Bravo i qofte kesaj vajze,paska hequr nje hale.

  2. Liku says:

    Hec mer mo dhe ju, per bythen e Xubit arrestoni gocen. Lirojeni dhe shpalleni dhe qytetare nderi se nji hale e zeze vdiq. Ky blinte vota per LSI ke jevgjit.

  3. Shaqo says:

    Si shkruhet ? Xubi apo Cubi?

  4. real says:

    Popull i keq. Eshte njeri si gjithe te tjeret ai qe vdiq. Te kalbet ne burg ajo vajza. Vrasese eshte.

    1. Arzt says:

      Po ik o kar. Ai një copë Kriminel që ecte me shpejtësi skëterrë. Mirë që theu qafën e nuk mori më qafë ndonjë të pafajshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje