Partia Demokratike ka dorëzuar në KAS disa dosje voluminoze që dëshmojnë sipas tyre, shkeljet e bëra në zgjedhjet e 25 prillit, duke kërkuar rivotim n137 9 qarqe.
Gazetari Arian Çani ka komentuar mbi këtë çështje dhe thekson se këto kërkesa janë si ankesat dhe qarje pas vakisë.
Më tej, në një intervistë për McnTv ai shprehet se duhet që dosjet e dorëzuara të kontrollohen për të parë nëse provat janë të vërteta apo jo. Gazetari shton se kreu i PD Lulzim Basha, duhet të ketë një alibi të fortë që të mos largohet nga posti.
“Nuk besoj që do të ketë një ripërtëritje. Kjo histori është mbyllur. Këto janë ankesa dhe qarje pas vakisë. Vakia ka ndodhur për PD.
Janë si ato të qarat e fëmijëve, një ditë do pushojë dhe do vazhdojë jetën. Duhen parë dosjet, a janë vërtetë prova sepse ende nuk dihen.
Edhe sikur të jenë prova të mjaftueshme për të rrëzuar zgjedhjet prapë mendoj se kjo histori është e mbyllur. Rikthimi i një palë zgjedhjeve tek ne do ishte utopike.
Unë nuk kam shpresa fare, zgjedhjet janë të mbyllura. Basha duhet të ketë një alibi të fortë për të mos ikur nga ai post.
Do dalin kandidatura, do ketë zhurmë dhe Bashës i duhet një alibi. Pa mohuar masakrën elektorale që është bërë. Nuk besoj te ajo lloj drejtësie.
Janë dosje që Basha t’ia hedhë në fytyrë kundërshtarëve të tij për t’i thënë që kushdo të ishte në vendin e tij do bënte si ai. Basha po përgatit dosjen e tij të madhe për të mos ikur”, u shpreh Çani.
duke kërkuar rivotim n137 9 qarqe.
Kjo pjese fjalie eshte ne fillim te shkrimit. Aty eshte n137. Per ata qe nuk e dine shkronja (ë) ne komphuter behet duke shtypur ALT 137 ne (find replace).
Qe mos te lodheni, ne vend te ALT 137 aty ku duhet shkronja ë vendosni w dhe pastaj beni zevendesimin me ë duke perdorur Alt 137.
Me lehte ashtu, isn’t it?
Mund te instalosh nje tastiere te dyte shqip dhe me te vepron sa here te duhet Albanais-Clavier Albanais dhe thjeshte ben veprimet sidomos per germen “ë” dhe “ç”. Por germen “ë” e ben thjeshte edhe ne tastiere duke shtypur -shift look, pastaj, dy pikat pas germes “p” dhe germen “e” . Direkt del “ë”. Pastaj e liron shift look dhe vazhdon. Kjo mua me duket me e thjeshte. Ndersa kerkesa e pd -se per rivotim arshivohet dhe ngelet ne arshive per analizat qe do behen ne shekulli e 22.
PO,o Arjan ! Pd-ja ka dorzuar fakte shume te rendesishme . Psh. Enkeled Allajbeun e kishin lajmeruar,si duket do kete qene ai fshatari dicidal, se dy persona ,njeridrejtor i OSHES se Fjerit dhe nje tjeter e shoqeronte,kishinshkuar ne Cakran. Ja nje prove shume e rendesihme dhe konkrete thoshte Enkeledi, c’deshen keta pesona ne Cakran? Kete duhet ta gjeje KQz. Kishte shkuar per vota . Disa thone se shkoi tek dashnorja. disa thone se ekishte ftuar nje shok per darke, dikush thote e thone…… PO fshatari dicidal i kishte pare ne rrugen e fshatit.. Ja paditesi i thote gjyqtarit shko ti dhe gjeje faktin tone.