A do të jetë sërish ministre e Financave, Anila Denaj?

13 Maj 2021, 09:09Politika TEMA

Pyetjes nëse do të jetë sërish ministre e Financave në 4-vjeçarin e ardhshëm, Anila Denaj iu përgjigj duke thënë se ky vendim është në dorë të kryeministrit Edi Rama.

Përmes emisionit “Arnautistan” në MCN TV, Denaj tha se ajo plotësoi numrin e votave për të qenë pjesë e parlamentit të ardhshëm dhe se prekja me realitetin nëpërmjet fushatës do të përcaktojë detyrat e saj në 4 vitet e ardhshme.

“Nuk është e sigurt nëse do jem ministre për 4 vitet e ardhshme. Kjo është në dorë të kryeministrit Rama. Të gjithë e quajnë rolin tim teknik sepse merrem me shifrat, por nuk është vetëm teknik.

Fushata së pari më njohu me zonën përpara se të drejtoja fushatën, por edhe muaj më parë kisha nisur fushatën dhe kisha parë qytetin në një kënd më afër.

Pata 7 vite pa shkuar në Sarandë. Fushata është komunikim dhe një nga elementët e energjisë ka të bëjë me atë që të ngarkon ky komunikim.

Të dy palët trajtojnë problematikat e tyre, por nevoja për ne është të kuptonim problematikat e tyre. Mua më pëlqen që rezultatin ta marr pas pune dhe rezultatin e markova në këtë formë.

Unë e plotësova numrin e votave. Kjo prekje me realitetin do përcaktojë detyrat e mia në katër vitet e ardhshme.”, tha Denaj.

1 komente në “A do të jetë sërish ministre e Financave, Anila Denaj?”

  1. Olimpia says:

    Denaj eshte nje nga personalitet me te afta te politikes shqiptare.Pa e zmadhuar,sipas meje mund te jete edhe drejtuesja e pare e PS dhe e nje qeverise.Kam idene qe eshte nje tip Merkel shqiptare,e zgjuar,e kulturuar,e matur,e sakte ,njerezore ,pa shpetthime estremiste,bindese edhe per punetorin edhe per sipermarresin.N e se Rama nuk e konfirmon,patjeter sipas meje, do te demtoje vehten por edhe qeverine.Natyrisht une mendoj se teoria e te ,,pazevendesueshmit,,eshte thjeshte nje maske per te ruajtur pushtetin apo privilegjet.Ne shoqerine moderne te arsimimit ne mase,te levizjeje te pafund te burimeve njerezore,eshte absurde te mendosh se partite politike nuk kane njerez te afte per te krijuar grupe drejtuese te afta per tju pergjigjet sfidave te kohes.N e kete kontekst edhe PS mund te zevendesoje kedo,qofte edhe Ramen,p a folur per PD e cila brenda nje minute mund ta zevendesoje lolon e rrezikshem Basha por me nje kusht largonin e Berishes nga parlamenti dhe politika perfundimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje