Pas vizitës së Lulit për të uruar Bajramin tek Baba Mondi dhe jo tek Komuniteti Myslyman, Bilushi i Metës dyshon se këtu fshihet një komplot kundër LSI-së:
“Të dashur miq!
Luli nuk shkoi rastësisht tek Baba Mondi për Bajram.
Edhe ai vetë e di që nuk është etike, që festën e Bajramit ta urosh nga një sekt tjetër i besimit islam, por këtu qëndron dhe djallëzia e tij.
Të gjithë e dimë që bektashinjtë, ose më mirë të themi Baba Mondi, si kreu i bektashinjëve, është i lidhur me Ilir Metën.
Ilir Meta është bektashi, Luli është mysliman, Rama orotdokso-katolik.
Pra feja bektashiane i takon Ilir Metës si origjinë.
Vetë Ilir Meta ka shkuar e ka uruar Bajramin tek Komuniteti Mysliman, kurse ky shkon tek bektashinjtë.
E pyeta Baba Mondin si ndodhi kjo punë dhe nuk dinte gjë.
-Unë isha vetë tek Komuniteti Mysliman, tha, kur më morën në telefon nga PD, e më thanë do të vijë Luli të të urojë.
U thashë atyre të mijëve të hapin Teqenë, ta ajrosin sallën dhe të nxjerrin ndonjë bakllava.
Shkuan blenë një bakllava tek një dyqan shpejt e shpejtë dhe u bëmë gati.
Në fakt s’më kishte ndodh ndonjëherë, se për Bajram ne nuk e hapim Teqenë.
Ai erdhi më uroi dhe më tha se që në moshën 4 vjeçare e festonte Sulltan Novruzin.
Unë i thashë që pas ’90-s kam filluar ta festoj, se më parë nuk të lejonin.
Rrëfimi i Baba Mondit tregon se pas humbjes së 25 prillit, Basha po tenton të kapë komunitetin bektashian për të shkatërruar LSI-në.
Ai mendon se ato vota që i kanë mbetur LSI-së, i kanë mbet nga Baba Mondi, dhe po tenton ta tërheqë atë në anën e vet.
LSI po e ndjek me vëmendje këtë zhvillim dhe do reagojë në momentin e duhur.
Sa të jetë Teqeja e Abaz Aliut në Tomor dhe Ilir Meta, Lul Basha nuk i merr dot votat e bektashinjëve, pavarësisht këtyre manovrave”.
Z. Mero ! Luli shkoi atje jo për të shkatërruar Lesh e linë. Kam informacion nga konspiracionisti shqiotar Çako se aty u bë në fshehtësinë më të madhe takimi meta-berisha-luli. Meta kishte shjuar atje 3 orë më parë dhe pinte raki me mish, kukurec të ardhur me porosi nga Skrapari. Një orë më pas metës shkoi Saliu me një thes plot me çokollata prej gështenjash tropojane të përpunuara në Belgjikë. Ata të dy bashkë kishin dy orë që hanin e pinin dhe bisedonin se cilin duhej të thërrisnin për shoqëri mbasi Baba Mondi kishte shkuar tek Komuniteti mysliman për tu falur e për të uruar Hoxhë Efendinjtë. U hodh sala dhe me dy gishta i tha metes : Eureka: do therrasim lulushin e bacës se ai nuk na tradhëton. Atë e kam rrutur vetë siç kam rritur gitën dhe zenin. E verteta është se të tre i kemi çuar me shkolle e pune andej nga holanda dhe nga vendi i karaxhiçit k €shtë kujdesur farë e fisi i gruas time dhe i dashuri i nënës time. Keshtu u bashkuan te tre dge pastaj se ç’farë u bdoq e di ti mero vellai.
Xha spiro