Bilushi i Metës, i shqetësuar nga dosja Mediu

6 Maj 2021, 19:32Antena TEMA

Pas hapjes nga SPAKU i dosjes së Gërdecit, Bilushi i Metës ka paralajmëruar një reagim të presidentit, i cili shikon pas këtij akt, një sulm politik mbi opozitën:

“Të dashur miq!

Marrja si e pandehur e Fatmir Mediut është një akt i rëndë politik i drejtësisë së kontrolluar nga Edi Rama.

Rihapja e dosjes synon të penalizojë Mediun për disa sms apo biseda me të akuzuarit rreth çështjes së Gërdecit.

Ata synojnë të gjejnë aty dhe sms të mijat apo Monikës, dërguar Delijorgjit apo Mediut, për t’iu gjendur pranë në ato momente.

Të gjitha këto bëhen për të na implikuar ne politikisht si kriminelë dhe për të tërhequr vëmendjen nga zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti këmbëngul se fakti është brenda në kuti dhe duhet të gjendet.

Populli shqiptar e di mirë kush janë krimienlët dhe kush janë të pastër .

Fatmir Mediu pati burrërinë të kandidonte sivjet në Gërdec dhe ka fituar vota më shumë se Berisha e Luli.

Kjo tregon që populli i Gërdecit ja ka falur Mediut atë që ka ndodhur, pasi e di të vërtetën.

Pikërisht nga kjo gjë Edi Rama është tërbuar dhe ka urdhëruar SPAK t’i hapi çështjen.

Kjo është hakmarrje politike ndaj Mediut, për suksesin e tij më 25 prill.

Presidenti nuk do lejojë që dinjiteti i tij të shkelet.

Duke mbrojtur Mediun, unë mbroj Kushtetutën dhe popullin tim të 2 marsit, i cili e ka thënë fjalën e tij në kuti, por këta fshehin faktet.

Kush prek opozitën do digjet dhe përvëlohet.

Kush luan me zjarrin do digjet vetë brenda.

Lironi Mediun. Populli i Gërdecit i ka dhënë Mediut pafajësinë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje