Pas skandalit që ka plasur me mesazhet që shkojnë nga telefoni i Ilir Metës në adresë të kandidatëve të LSI në Qarkun e Beratit, për humbjen e tyre të thellë atje, reagon Bilushi i Metës:
“Të dashur qytetarë!
Ajo që po ndodh me telefonin e Ilir Metës është një gjë shumë e rëndë.
Ne ishim duke ngrënë drekë në një lokal në Lalëz, aty ku zakonisht shkon presidenti.
Natyrisht që e tepëruam pak me pije dhe në fund presidenti më tha:
-Hajt ja fusim një vrap, kush shkon i pari deri tek Kepi i Rodonit.
U nisëm siç ishim.
Duke vrapuar deri tek Kepi i Rodonit, që është rreth një orë larg, presidenti u kujtua se kishte harruar telefonin tek lokali.
Në kthim erdhëm tek lokali dhe e gjetëm telefonin pësëri ku e lamë.
Kur presidenti e hapi, konstatoi se nga telefoni ishin dërguar disa mesazhe.
Spiunët e Edi Ramës që na ruajnë tek ai lokali sa herë shkojmë dhe ja çojnë videot gazetës TemA, kishin pikasur telefonin, e kishin përdorur dhe e kishin lënë sërisht aty.
Ndaj mos u çudisni me ato mesazhe.
Kishte dhe mesazhe të tjera, që nuk janë bërë publike.
Presidenti e kuptoi këtë nga përgjigjet që i kishin ardhur nga personat që njerëzit e Edi Ramës, u kishin çuar mesazhe.
E para ishte Silva.
Ajo shkruante:
-Më vjen keq për këtë mesazh. Me atë gjuhë fol me gruan tënde, unë nuk jam rrugaçe.
Pastaj një sms nga Skrapari:
-Më vjen keq si je katandisur.
Ne nuk e besuam Edi Ramën që ti je çmendur, por ti paske rrjedhur fare.
Më pas vazhdonin dhe dy- tre të tjerë.
Momenti kur presidenti u bë serioz, ishte kur pa një sms anglisht.
Ajo shkruante:
-SHBA e dinë mire kush je dhe nuk kanë nevojë ta mësojnë prej këtij sms.
Ti do përballesh me problemet që je përpjekur t’i shkaktosh procesit zgejdhor në Shqipëri.
Aty presidenti e kapi lojën.
-Na kanë përdorur telefonin, tha. Duhet ta denoncojmë.
Problemi jonë është se s’dimë se çfarë kanë shkruar në emër të presidentit, ndaj ju lutemi na ktheni mbrapsht tekstin që ju kanë çuar, që të sqarojmë situatën”.