Bilushi i Metës shpjegon investigimin e presidentit dje në Kavajë

20 Prill 2021, 21:18Antena TEMA

Udhëtimi i presidentit Meta dje në mbrëmje në Kavajë, pati shumë jehonë në media.

Ai doli i tronditur në krah të Gridës për të dënuar aktin e plagosjes së një veprimtari të PD, nga një besimtar mysliman.

Shumë njerëz pyesnin sot Bilushin pse u vonua Meta aq shumë ne reagim.

Ja shpjegimi i Bilushit:

“Sapo mori vesh lajmin, Meta mori menjëherë shoferin e deputetit Jup Tabaku, që e ka pas deputet të tij në Kavajë.

E pyeti a e njeh këtë që ka plagosur sekretarin e PD.

-Si nuk e njoh. Është nga ata demokratët ekstremistë.

Është ai që më ka plagosur mu atëhere që më çove ti me më shëru.

-Ah, pse qenka democrat?! Ëhë, ëhë…

Pastaj e mbylli me të.

Mori ish- kryetarin e Bashkisë së PD, Refikun.

-A e njeh këtë që ka plagosur këtë të PD, e pyeti?

-Po mor, është demokrati jonë, por është gjakënxehtë dreqi.

-Po ku të gjej ndonjë që thotë është i PS-së, e pyeti Meta?

-Vallai se di, se këtu të vrasin me gënjy për PD e PS.

Pastaj u kujtua dhe mori kandidatin e PD më 2015.

-Engjëll, e njeh këtë që ka vra sekretarin e PD, i tha?

-Si nuk e njoh. E kam pas kryesorin në fushatë.

Kur erdhi Luli atëhere në Kavajë, ky më kërkoi takim të veçantë, se do t’i jeptë votat e xhematit.

E çova Lulin para dyqanit, i lashë njerëzit jashtë dhe Luli hyri e takoi brenda.

-D.m.th nuk është me Vis Rroshin, pyeti Meta?

-Po ça thu mo burrë, atë kam pas krah kundër Visit.

Atëhere i dëshpëruar vendosi të shkojë tek Grida, që kishte mbetur vetëm.

-Pyeta për këtë tipin, tha. Qenka mysliman.

Edi Rama ka thënë para dy ditësh që unë jam lider mysliman.

Ky është i Edi Ramës. E sigurtë që është i atij.

Kot nuk e tha ai që jam lider mysliman.

Nga ai moment njerëzit u eksituan që ky më në fund e gjeti një lidhje, dhe vërshuan në rrugë, Rama ik, Rama ik”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje