Pas publikimit të exit polleve të para, ku fitorja e PS duket shumë e ngushtë në raport me opozitën, Bilushi i Metës u shqetësua për një detaj që i tërhoqi vemendjen.
Sipas exit polleve, LSI dilte keq në tre qytete, në Elbasan, Durrës dhe Vlorë, aty ku përqëndroi fushatën presidenti.
Ja si e shpjegon Bilushi i Metës:
“Të dashur miq!
Exit pollet janë paguar nga Edi Rama dhe disa agjentë amerikanë që mendojnë serbisht, të cilët kërkojnë eleminimin fizik dhe politik të Ilir Metës.
Ata kanë paralajmëruar se në Elbasan, Durrës dhe Vlorë, Meta do bëjë akte terroriste ndaj zgjedhjeve.
Kanë frikësuar njerëzit dhe kanë manipuluar procesin.
Por unë besoj se zgjedhësit nuk janë trembur.
Nxitimi i exit polleve, që të nxjerrin Edi Ramën fitues në këto tre qarqe, vetëm nga inati i Ilir Metës, duket se është një strategji e huaj, që drejtohet kundër Ilir Metës, por nuk është realitet.
Realiteti është në kutitë e votimit dhe ju do ta shikoni me sytë tuaj atë.
Fakti që ata nxjerrin keq presidentin në këto tre qarqe, është se duan të krijojnë idenë se ku shkel ai, nuk mbin bari.
Por e vërteta do triumfojë.
Tani duhet t’u them një gjë gjithë atyre militantëve të LSI-së, që regjimi i Edi Ramës i burgosi këto ditë, se i gjeti me lekë në makina dhe zarfa në duar.
Ata duhet të jenë krenarë për aktet e tyre, pasi ata janë njerëz që u gjenden pranë njerëzve në nevojë dhe nuk e bëjnë atë për blerje votash.
Edi Rama do detyrohet t’i lirojë ata ditën e hënë, kur fitorja e jonë të jetë e qartë dhe ne do t’u kthejmë lekët shumëfish”.