Bilushi i Metës shpjegon pse nuk e dorëzojnë kandidatin që u kap duke blerë vota

23 Prill 2021, 19:53Antena TEMA

Pas kapjes në flagrancë të kandidatit të LSI në Tiranë duke blerë vota, debati i madh është pse LSI nuk e dorëzon kandidatin, por e strehon në seli.

Bilushi i Metës ka bërë këto shpjegime:

“Të dashur miq!

Siç e vutë re, gjatë gjithë fushatës pati një strategji të koordinuar të Qeverisë dhe Policisë që të kapnin vetëm kandidatë të LSI duke blerë vota.

Kështu ndodhi në Pukë, në Tiranë dhe disa vende të tjera.

Kjo strategji është e ideuar nga Edi Rama, pasi ai u tremb seriozisht se Ilir Meta do t’u priste duart, atyre që kapeshin duke blerë vota.

Por e vërteta ishte ndryshe.

Ilir Meta ka thënë do t’u presë duart atyre që shesin vota, jo atyre që blejnë.

Se ata që shesin, fitojnë lekë, ata që blejnë harxhojnë lekë dhe nuk janë fajtorë.

Në këtë apsekt, ne nuk kemi si t’u presim duart, atyre që sakrifikojnë, që heqin lekët nga familjet e tyre dhe i ndajnë me familjet e tjera.

Inati jonë është me ata që na marrin lekët për vota dhe ndoshta na gënjejnë, nuk na japin votat.

Edhe kandidati ynë në Tiranë ka sakrifikuar në këtë aspekt.

Ai ka dashur të ndihmojë komunitetin rom dhe familje të varfëra.

Qeveria në vend të kapë ata që shesin votën, i ngjitet pas njerëzve humanistë të LSI-së, që blejnë vota dhe harxhojnë lekët e tyre.

Kjo është padrejtësi.

Ndaj ne nuk e dorëzojmë atë deri më 26 prill, kur të shpallet rezultati dhe ne të fitojmë.

Pas asaj dite ai do jetë i lirë dhe Edi Rama po ka burrëri të guxoj ta prekë”.

1 komente në “Bilushi i Metës shpjegon pse nuk e dorëzojnë kandidatin që u kap duke blerë vota”

  1. Shiqere Viqidolja.... says:

    E ka fshehur Ilir Meta, në bodrumet e predidencës.
    Ose në shtepinë e Lalëzit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje