Pas sqarimeve jo bindëse që Meta dha pse mban kapuç kur del i vetëm në rrëzë të pyllit në Lalëz, Bilushi i Metës bëri disa sqarime plotësuese:
“Të dashur miq!
Presidenti Meta u përpoq t’i bjerë shkurt arsyes përse mban kapuç kur del nga rrëza e pyllit në Lalëz.
Në fakt, ka një sërë rrethanash që e detyrojnë të mbajë këtë veshje.
Së pari, Meta e ka vilën ngjitur me Doktorin, dhe nëse ai e shikon që Meta doli shqtitje nga pylli, i ngjitet pas.
Jo se Meta e ka bezdi, por nuk dëshiron ta lodhë Doktorin duke e marrë deri në fund të Gjirit të Lalzit, ku zakonisht ulet e pushon vetëm me kapuç në kokë.
Së dyti, gjatë rrugës ka shumë njerëz që mund ta përshëndesin dhe i ulin ritmin e ecjes.
Duke qenë me kapuç në kokë, nuk e njeh njeri dhe vazhdon rrugën i qetë.
Së treti, vendi ku ai pushon në fund të Gjirit, ka vetëm peshkatarë.
Nëse ai rri vetëm pa u maskuar, mund të ndjehet i rrezikuar.
Por kur vesh kapuç, njerëzit frikësohen dhe i qëndrojnë larg.
Së katërti, kur ecën me kapuç, ti mund të vësh kufjet në vesh dhe të flasësh në telefon, pa të penguar era.
Presidenti e aplikon këtë mënyrë për të bërë biseda me kandidaten e dytë të Vlorës, të cilën e ka fiksim ta nxjerrë të parën e listës.
Së pesti, kur lë ndonjë takim në fund të Gjirit të Lalzit me njerëz që afrohen nga deti me peshkarexhë, e kanë më të lehtë të të identifikojnë me kapuç dhe nuk kanë problem me njerëzit përreth.
Po të jetë i pamaskuar presidenti, ata kompleksohen dhe nuk afrohen në breg.
E gjashta, që ka dhe shumë rëndësi, është se pas vrasjes në Elbasan, mbajtja e kapuçit është detyrim për secilin që merret me fushatën atje, pasi mund të ketë revansh për hakmarrje dhe nëse shkon pa maskuar, mund të ketë probleme.
Sqarimet e tjera që bëri presidenti, sidomos ajo që lidhet me saunën, janë të vërteta, por nuk janë thelbësore.
Presidenti nuk mund të shpjegojë gjithë rrethanat që e detyrojnë të maskohet me kapuç në kokë”.