Bilushi i Metës bën gati dekretin për kryeministrin Basha me 89 mandate

26 Prill 2021, 20:53Antena TEMA

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Bilushi i Metës ka bërë gati dekretin për kryeministrin e ri, i cili nuk do të jetë Edi Rama.

Në sqarimin e tij, Bilushi shkruan:

“Presidenti Meta ka vendosur të dekretojë Lulzim Bashën si kandidat për kryeministër, pavarësisht se ai nuk ka mundur të marrë shumicën e votave formalisht.

Nga hetimet që kam bërë si president, ai në fakt duhet të zgjidhej kryeministër mbi bazë të fakteve të mëposhtme.

Partia Socialiste pretendon se ka marrë 75 mandate, por burimet tona në PS na thonë se ajo do merrte 62 mandate.

Këta ja ka konfimuar një kandidati për deputet të LSI, vetë Ditmir Bushati.

Atëhere nga 62, deri në 75, janë 13 mandate të vjedhura, të cilat i takojnë Lulzim Bashës.

Po t’ia japësh këto Bashës, nga 58 mandate që ka, shkon 71 mandate.

Ky është argumenti kryesor.

Argumenti i dytë është se po të ishin zgjedhje të lira dhe të drejta, shqiptarët do kishin votuar Albin Kurtin, jo Edi Ramën.

Si shpjegohet që Albini ka marrë 50 vota në Lezhë e 30 në Gjirokastër ?

S’ka asnjë shpjegim përveç faktit që ato vota ia ka vjedhur Edi Rama.

Pra Lulit po i shtoj dhe tre mandatet e Albinit dhe shkon 74 mandate.

Tani flasim për LSI. Edi Rama po përpiqet ta lërë me 5 mandate.

Ne kemi pasur më parë 20 mandate.

Pra dhe ne na ka vjedhur 15 mandate.

Po t’i shtojmë 74 mandateve edhe 15, del aq sa thotë Monika, që opozita merr 89 mandate.

Në këto kushte presidenti do të dekretojë kryeministër Bashën me 89 mandate dhe Komisioni i verifikimit të mandateve t’i rishpërndajë ato sipas këtij udhëzimi.

Tiranë, Mali me Gropa. 26 Prill. Në pritje të avionëve të SHBA”.

2 komente në “Bilushi i Metës bën gati dekretin për kryeministrin Basha me 89 mandate”

  1. Lsi ne ps says:

    Hahahahahahhhahah.
    Bilushi metes ben mire ti bejn nje synetllik, dmth fiiiiuu koka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje