Bilushi i Metës shpjegon arsyet përse Meta nuk njeh fitoren e Ramës

28 Prill 2021, 20:09Antena TEMA

Pas paralajmërimit të sotëm të Ilir Metës, se ai nuk do të njohë zgjedhjet dhe se po përgatit nje dekret presidencial për marrjen e pushtetit, Bilushi i Metës shpjegon për gazetarët përse Meta nuk e njeh fitoren e Ramës:

“Të dashur miq!

Siç e dëgjuat, presidenti nuk i njeh këto zgjedhje, ndaj nuk do të japë dorëheqje, por do të shkarkojë qeverinë dhe do shpërndajë parlamentin.

Arsyet janë të shumta.

E para, ai nuk mund të japë dorëheqje për premtimin e tij se, “nëse Edi Rama merr 71 mandate, ai duhet të dorëhiqej”.

Siç e keni parë të gjithë, Edi Rama ka marrë 74 mandate dhe Ilir Meta nuk ka pse jep dorëheqje.

Basti ishte për 71 mandate, por Edi Rama si zullumqar që është, i çoi 74.

Tani ta mbajë vetë përgjegjësinë për këtë që ka bërë.

Së dyti, presidenti është dakord me shqetësimin e Doktorit, se Edi Rama ka vjedhur votat që kanë ardhur nga Kim Kardashian.

Të gjithë e patë të dielë në mëngjes që Kim Kardashian, bëri thirrje të votohet PD, duke ngritur dy gishta.

Nga të dhënat tona na rezulton se rreth 300 mijë shqiptarë janë ndjekës të Kim Kardashian.

Atëhere ku shkuan vota e tyre? Kush i numëroi?

Natyrisht i vodhi Edi Rama.

Ai ka ambasadoren Kim, por ne kemi Kim Kardashianin dhe Kim Mehmetin.

Së treti, nuk mund të japë dorëheqje në kushtet e presionit ushtarak.

Qeveria amerikane ka zbarkuar në Shqipëri me trupat e saj ushtarke dhe me gjeneralët më të mirë për të frikësuar Ilir Metën.

Kemi të dhëna se ata janë dislokuar në Bizë Martnesh, afër Malit me Gropa, dhe kërkojnë të çojnë dhe presidentin aty.

Ta harrojnë se presidenti trembet prej atyre.

Pa u larguar ata, nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet.

Po të duan le ta vrasin, por zgjedhje si në Kili nën juntë ushtarake, nuk pranojmë.

Presidenti është gati të vdesë si Allende me automatik në dorë.

Së katërti, paralajmërojmë Edi Ramën se përpjekja e tij për ta shkarkuar do dështojë.

Presidenti do ta shkrijë parlamentin, para se ai ta shkarkojë. Kështu që ai nuk ka shans.

Së pesti, nëse ne njohim zgjedhjet dhe pranojmë rezultatin, atëhere kryetar i PD do të bëhet Bujar Nishani.

Kjo është e papranueshme.

Meta kam qenë më aktiv se Nishani për PD.

President ai, president Meta, dekorata ka dhënë ai, dekorota ka dhënë dhe Meta, me problem shëndeti në kokë ai, me probleme dhe Meta.

S’ka pse ja lëshon rrugën atij.

Për gjithë këto arsye, presidenti nuk jep dorëheqje”.

1 komente në “Bilushi i Metës shpjegon arsyet përse Meta nuk njeh fitoren e Ramës”

  1. Velo says:

    Si është e mundur, PD ka dy Kim dhe një Qim (Peka), e zgjedhjet i paska fituar PS me vetëm një Kim!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje