Pas rezultatit të zgjedhjeve, problemi më i madh që ndodhi ishte se kush do komunikonte i pari me Doktorin dhe t’i jepte lajmin.
Doktori rrinte i mbyllur në zyrë dhe kishte para sondazhin e Adlej Picit.
Ai e nxirrte 60 për qind. Sondazhi i Çim Pekës e nxirrte 55 për qind. Sondazhi i Batonit 51 për qind.
Kështu që ishte i kënaqur dhe shikonte TV.
Pasi u konsultua Meta me Lulin, u vendos që lajmin t’ia komunikonte Bilushi.
Ai vendosi të gjente një skemë që t’ia thoshte me takt, larg e larg.
Hyri me ndrojtje në zyrë rrett orës 11:00.
Sa hyri Brenda, pa që Doktori po shikonte në TV Gridën.
-Eja, i tha. Fitore e thellë në Kavajë. I ka shkatërru Grida. Eja ulu.
Bilushi u ul i ndrojtur dhe nuk dinte si t’ia niste.
-Kemi fitu thellë, i tha Doktori. Dëgjova dhe atë djalin në Kombinat. Fitore e thellë.
-Po po, i tha Bilushi me gjysëm zëri.
-E pe votimin elektronik, tek njësia 10. Kena fitu thellë, tha.
Socialistët janë rreth 2 mijë vota para, por ata kanë rënë. Ne jemi rrit e kemi fitu.
-Po po, i tha Bilushi.
-Shiko Durrësin çfarë fitoreje. Kemi fitu thellë.
Bilushi e miratoi sërish.
-Në Vlorë kemi arrit fitore të thellë, i tha.
-Po po, e dëgjova, i tha Bilushi.
U vendos një pauzë.
Doktori vazhdote të lëvizte pultin e TV, ndërsa Bilushi rrinte si mbi gjëmba.
-Kishe ndonjë hall, i tha Doktori papritur? Pse erdhe?
-Më dërgoi shefi, i tha Bilushi. Donte të përcillte një porosi.
-Urdhëro!
-LSI e pranon humbjen në zgjedhje përballë PD-së dhe e njeh fitoren e PD mbi të.
-Më bëhet shumë qejfi.
-Zoti Meta tha se LSI e pranon që në betejën me PD, ne humbëm 15 mandate.
Dhe është shumë i gëzuar që ato mandate i morët ju.
-Shumë faleminderit,iI tha Doktori.
Bilushi u ngrit të ikte.
Doktori po e përcillte.
-Më tha zoti Meta që ne e pranojmë që na mundi PD, por s’di a do pranojë PD që e mundi PS, i tha Bilushi?
-Në asnjë mënyrë. Ne kena fitu.
Çdo devijim i sondazheve është vjedhje , i tha Doktori.
-Dakord, për këtë erdha, i tha Bilushi.
Mendova që nuk e dije që kemi humbur”.
Mero si gjithmone fantastic.
hahahaha