Bilushi i Metës zbulon komplotin e Lulit me Ramen

30 Prill 2021, 17:55Antena TEMA

Pas trazirave që u krijuan dje me deputetët e Beratit që morën SMS kërcënuese prej Metës, sot disa gazetarë kanë bërë me dije se dhe ata kanë marrë mesazhe kërcënuese.

Bilushi i Metës u përpoq t’i sqarojë ata, por ishte e pamundur.

Nikoll Lesi: Ça ishte ajo, ça ishte ajo? Mu duk sikur ma kish nis Nar Koka.

Bilushi: Shefi nuk mban mend gjë. Me siguri që ta ka nis Nar Koka.

Ai bën gallata të tilla. Por jam kurioz ça të ka shkruar?

Nikolle Lesi: Skandal, skandal. Nuk thuhet. S’mu duk stili i Narit. Ai ma ka dërguar, do ketë qenë tapë.

Enton Abilekaj: S’ke faj ti vëlla, kam unë qe torturohem për ty gjithë fushatën, në fund ha dhe të sharra.

Bilushi i Metës: Nuk e kishte për ty. Do ta ketë pas për Vojon. Mos ja vë re. Po ngatërron telefonat.

Tur Zheji: O vëlla. Po unë ç’të bëra?

Pak se me ke prish me shokun e fëmijërisë Edin, me të cilin i kemi pas nënat shoqe, dhe mezi kanë pritur të rritemi e të bëhemi të famshëm, tani të dëgjoj dhe pordhët e Skraparit.

Bilushi i Metës: Artur ma bë hallall. E ka pas për Tur Çanin, se ai i kërkon ndonjë nder.

Se ka me ty, të betohem.

Bejdo Malo: O padishah. Mu prefshin duart në rrëzë dhe gjuha deri në fyt po kam thënë fjalë të keqe për ty. Duan të na ngatërrojnë.

Bilushi i Metes: Bejdo, nuk e ka me ty.

Se kush i ka marrë telefonin dhe tallet me ty.

Sonila Meco: Me vjen keq për këtë gjuhe që përdor.

Unë te respektoj si mik shtëpie.

Unë e kam motër Moniken, si me flet me këtë gjuhe!

Bilushi i Metës: Mos e merr për ters Sonila, se e kishte me Monikën, por ka ngatërruar telefon.

Andi Bejte: O vëlla, po me mua çke, unë titrat kam në televizion, të tjerat i ka Çim Peka?

Bilushi i Metës: Le mo burrë se s’ka gjë me ty, por ka ngatërruar telefonin me Ylli Ndroqin.

Çim Peka: Qetësohu vëlla. I fusim një rrugë nga Korabi dhe vjen në vete.

Ne i kemi fituar zgjedhjet. Te hënën kthen rezultati.

Bilushi i Metes: Se ka me ty vëlla, e kishte për Zenin, por ka qene pak i rënduar me pije dhe ta nisi ty.

Pas këtyre pati dhe ankesa të tjera gazetarësh, por që Bilushi u përpoq t’i qetësonte të gjithë secilin më vete.

Në fund shkoi t’i raportonte Metës.

-I sqarova të gjithë, tha. U futa nga një gënjeshtër, se isha në siklet.

-Si, si, si, prit, prit, prit, pse i sqarove, kush të tha?

Bjere telefonin se ua tregoj unë.

1 komente në “Bilushi i Metës zbulon komplotin e Lulit me Ramen”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje