Bilushi i Metës përshëndet krijimin e shoqatës “Luli rri”

2 Maj 2021, 20:01Antena TEMA

Pas iniciativës së degës së PD Dibër me mbështetjen e deputetit Xhelal Mzati për të formuar shoqatën “Luli rri”, shumë degë të PD në rrethe u treguan të gatshme ta mbështesin këtë iniciativë.

Bilushi i Metës u çoi sot një mesazh falënderimi në emër të Presidentit.

“Të dashur mbështetës të Shoqatës “Luli rri”. Presidenti është njohur me iniciativën tuaj dhe është bërë entuziast që si demokratë jeni të pamposhtur në rezistencën ndaj diktaturës.

Presidenti vlerëson veçanërisht rolin e Xhelal Mzatit në këtë iniciativë, për të cilin ka përgatitur medaljen “Koburja e artë”.

Është për t’u vlerësuar po ashtu mbështetja e ish futbollistit Andi Lila, i cili i vuri në dispozicion dhe lojtarët e kombëtares për fushatë. Presidenti ka vendosur ti japë medaljen “Topja i Artë”

Presidenti ka vlerësuar dhe fjalimin prekës të zonjës Vokshi me gratë e Tiranës, e cila duke folur për liderin e madh të PD Lulzim Basha, u dëshmoi atyre se lideri ynë i madh, nuk shkon kurrë në banjë dhe nuk bën kurrë seks, se i quan gjëra banale. Dhe ato u shkrehën në lot. Presidenti ka vendosur ti japë medaljen, “Gojarta”.

Presidenti ka vendosur të japë dhe dekorata të tjera për vullnetarët e Lulit që po i dalin zot në të gjithë anët nga armiku i padukshëm që ka hedhur në sulm Edi Rama.

Me këtë rast Presidenti kërkon që statusi i kësaj shoqate të zgjerohet dhe me thirrjen “Meta rri” e cila është e domosdoshme tani që Edi Rama po përgatit shkarkimin e tij.

Duke qenë të bashkuar në mbrojtjen e Lulit dhe të Metës, do jemi të pathyeshëm në zgjedhjet e tjera”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje