Pas përfundimit të fushatës elektorale, Bilushi i Metës i propozoi presidentit të ndante një sërë dekoratash për gazetarët që mbështetën presidentin në kauzën e tij për mbrojtjen e Kushtetutës dhe zgjedhjeve të lira.
Presidenti ju përgjigj menjëherë dhe publikoi listën e dekoratave:
1-Qim Peka merr dekoratën “Sfurku i artë”, në shenjë respekti për luftën për zgjedhje të lira e të drejta.
Presidenti e autorizon ta shkrijë gjatë këtij mandati katër vjeçar, nëse i mbarojnë lekët Zenit.
2-Tur Zheji merr dekoratën “Luga e Artë” për modestinë që ka treguar me kërkesat e tij, vetëm për bukën e gojës.
Rekomandohet ta shkrijë dekoratën dhe ta përdorë për të ngrënë, nëse gjëndja nuk përmirësohet.
3-Sonila Meço merr dekoratën “Vajzë e Valëve”, në shenjë respekti për pritjen e gjatë dhe të patjetersuar që ka për Beketin dhe shpresën se ai do ndajë lekët e gjyqit me të.
4-Nikoll Lesi merr dekoratën “Kushtrimi i brezave”, në shenjë respekti për kushtrimin që ka dhënë herë pas here për përmbysje të regjimit.
Pasi ndau dekoratat e para, presidenti i kërkoi Bilushit t’i çojë një listë të gjatë dhe të detajuar në Presidencë për gazetarët që kanë mbështetur presidentin, që t’i pajisë të gjithë me nga një dekoratë, e cila mund të zëvendësojë mungesën e pagesave këto muaj.
Presidenti porositi se asnjë prej këtyre gazetarëve nuk është përgjegjës për humbjen e opozitës.
Për atë është fajtorë Lulzim Basha.
Këta vetëm sa e kanë vënë në dukje këtë fenomen.
Po Bushatin Mero, e harrove.
Varu leshtë të gjithëve!!
Kryesorit vari këmborët!!!