Sot u bë një zhurmë e madhe në shtyp rreth mundësisë së një takimi sekret mes Edi Ramës dhe Lul Bashës në Rinas, në dhomën e VIP-ave.
Bulishi i Metës dha këto detaje për gazetarët:
“Presidenti është i qetë dhe në krye të detyrës, dhe nuk është aspak i shqetësuar nga lajmet se Basha dhe Rama janë takuar në Rinas.
Ai më shumë është i shqetësuar për uljen e reputacionit të Republikës, që ata të dy dalin takojnë një komisioner europian në Rinas, që nuk begenisi as të vijë në zyrën e presidentit në Tiranë.
Sa për mundësinë e takimit, presidenti ka gjithë të dhënat se Basha dhe Rama kanë qenë në të njëjtën dhomë, në të njëjtën orë, dhe kanë dalë prej dhomës 2 minuta larg njëri- tjetrit.
Kjo do të thotë se ata kanë qenë bashkë së fundi, se po të ishin në takim me komisionerin, nuk do ishte 2 minuta distance, por më shumë.
Por presidenti nuk është i shqetësuar për këtë gjë.
Nëse Basha do të shkojë me Ramën, le të shkojë.
Meta dhe Doktori së bashku kanë thuajse 55 deputetë, dhe Basha nuk bën dot as 10 deputetë.
Edhe dje gjatë takimit në lufëtanijen amerikane, Rama dhe Basha kanë udhëtuar me një anije dhe ka gjasa që janë takuar në tualetin e anijes, pasi bënë sikur kishin nevoja personale në të njëjtën kohë, ndërkohë që Rama më përgjonte mua me dylbi.
Por as kjo nuk prish punë. Ne do vazhdojmë rrugën tonë.
Para dy ditësh, kur Doktori kishte disa shqetësime nga ishema, Basha shtroi darkë, pasi mendoi se ai mori fund, por Zoti e ktheu prapë në jetë dhe tani Basha po justifikohet se shtroi darkë, ngaqë gjeti disa prova manipulimi në zgjedhje.
Kjo e sotmja nuk më bën shumë përshtypje, por presidenti do kërkojë kamerat e sigurisë së Rinasit, për t’u treguar shqiptarëve se kush po e tradhton Kushtetutën, ai apo Lul Basha.”