Me rastin e 9 Majit Ditës së Europës Bilushi i Metës propozoi një qëndrim të fortë, që t’i bëhet me dije Europës, që të kuptoj qartë mesazhin e Presidentit në Ditën e Evropës.
Qëllimi i këtij mesazhi është që Europa ta kuptojë se Presidenti Meta ka hyrë në konflikt me SHBA për interesa të Europës.
Ata duhet ta kenë të qartë se Presidenti, nuk pranon kurrsesi që pavarësia e Shqipërisë të humbasë dhe Kushtetuta të bëhet formale, duke ja lënë në dorë qeverisjen e vendit ambasadores së SHBA dhe zyrtarëve të Departamentit të Shtetit.
Beteja e tij me SHBA bazohet tek vlerat themelore europiane, identiteti europian i vetë Presidentit dhe beteja e tij politike e 30 viteve për të qenë një vend europian.
SHBA ka tentuar të fusë hundët në punët e brendshme të Shqipërisë ndaj i duhej treguar vendi.
Paralelizmi që ai bëri me luftanijet ruse apo koreane, janë një kambanë alarmi për të zgjuar Europën që ata të thonë, “Jo nuk e lemë ne Ilir Metën në dorë të rusëve dhe koreanëve por e mbrojmë vetë”.
Ky mesazh bëhet më aktual se kurrë sot në Ditën e Europës, kur Shqipëria d.m.th. institucioni i Presidentit i ka dhënë një mësim të mirë SHBA se nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi europian.
Presidenti ka vite që e paralajmëron këtë. E nisi me krahasimin që bëri me Allenden dhe ajo nuk qe kot. Më pas e vazhdoi me Vojo Kushin dhe Margarita Tutulanin si antifashist europian por prape Europa nuk e kuptoi.
Sot ka ardh dita ta thotë hapur idenë e tij dhe t’i kërkojë Europës të mbështesë atë në luftë kundër hegjemonizmit amerikan.