Me asnjë votë kundër, Këshilli Kombëtar në "rresht": Zgjedhjet për kryetarin në PD mbahen më 13 qershor

16 Maj 2021, 22:48Politika TEMA

PD shkon në zgjedhje për kryetarin më 13 qershor. Këshilli Kombëtar ka miratuar propozimin e Kryesisë për datën e zgjedhjeve si dhe përbërjen e komisionit zgjedhor, raporton gazetari Osman Stafa..

Mësohet se asnjë anëtar nuk votoi kundër datës 13 qershor që u propozua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj.

Më pas nis fushata brenda PD nga 24 maji deri më 11 qershor kurse më 13 qershor demokratët votojnë sipas parimit një anëtar- një votë për kryetarin.

Po ashtu me asnjë votë kundër është miratuar edhe Komisioni Zgjedhor në PD me kryetar Jemin Gjatën dhe anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani. Ndërkohë anëtar zëvendësues do të jetë Çlirim Gjata.

Gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar ditën e sotme pati debate ku Basha u përball për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit me kritikët, Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli apo Arben Ristanin që i kërkuan dorëheqjen e parevokueshme.

Nga ana tjetër Basha deklaroi para Këshillit Kombëtar se nëse zgjedhjet e 25 prillit konsiderohen të vjedhura atëhere beteja duhet të vijojë, por nëse pranohen si të rregullta nga demokratët, atëhere ai jepte dorëheqjen që sot.

Komisioni Zgjedhor

Kryetar 

Jemin Gjana

Anëtar

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Eno Bozdo

Mimoza Hasekiu

Albert Avduli

Gjoke Vuksani

Ervin Minarolli ndihmës

Lulzim Omuri ndihmës

3 komente në “Me asnjë votë kundër, Këshilli Kombëtar në “rresht”: Zgjedhjet për kryetarin në PD mbahen më 13 qershor”

  1. Po ai kryetari i levizjes per PD , qe eshte nje kohesisht dhe kryetar i keshillit kombetar , dakord ishte , po ai kritikuesi i kryetarit per humbjen, qe do jete kryetar i komisionit te EMERIMIT , (rizgjedhjes te Lulit) me falni, te zgjedhjeve , dakord ishte ?!!!
    Po a mund te behet fushate per nje kohe kaq te shkurter nga ana e ndonje sfidanti te mundeshem ?!!!
    Apo do ecet me MODELIN e simotres , zgjedhje te LIRA e te NDERSHME , me nje kandidat , per t’e rruajtur UNITETIN !

  2. Arber Iliri says:

    Thjesht QESHARAKE.Vetem Drejtesia e rregullon situaten duke fut ne burg Meten e Berishe. Pas kesaj Basha jep doreheqjen.

  3. Anna says:

    Qyfyre demecratikse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje