400 kg kokainë nga Brazili në Kosovë përmes Durrësit, kreu i SPAK mesazh krimit: E kemi seriozisht, kriminelët ta kenë të qartë

17 Maj 2021, 20:59Kronika TEMA

Kreu i SPAK, Arben Kraja të hënën pasdite ka folur për operacionin e finalizuar sot në Lipjan të Kosovës, ku u sekuestruan 400.kg kokainë, e cila ishte transportuar përmes një ngarkese mishi që kishte ardhur nga Brazili.

Në një konferencë për mediat, ku ishin të pranishëm edhe drejtues të prokurorisë dhe policisë së Kosovës, gjithashtu edhe kolegët italianë, Kraja theksoi se hetimet në lidhje me ngarkesën kanë nisur që në momentet e para që ka ardhur informacioni nga autoritetet e huaja.

Sipas tij, organizatat kriminale kanë rritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre, por bashkëpunimi dhe koordinimi mund të sjellë sukses, si ky i sotmi.

Gjithashtu, ai dha edhe një mesazh të fortë, duke theksuar se SPAK ka qenë i përfshirë në hetimin e këtij rasti që në momentet e para që ka ardhur informacioni nga autoritetet e huaja me të cilat ne bashkëpunojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe jemi këtu sot me produktin që kemi arritur.

Ai, nënvizoi se ka dy momente që duhen vlerësuar në këtë rast dhe sipas tij, momenti i parë është që organizatat apo grupet e strukturuara kriminale ushtrojnë aktivitetin në një territory shumë të gjerë nga Brazili deri në Kosovë, duke kaluar në shumë territore dhe kjo tregon që kanë arritur shkallën e rrezikshmërisë së tyre.

Nga ana tjetër, tha ai, reagimi që bëjnë institucionet tona, duke filluar nga autoritetet e huaja shqiptare, të Kosovës, italiane tregon që nëse do jem itë gjithë bashkë, do koordinojmë me njëri-tjetrin pa diskutim që do jemi të suksesshëm dhe besoj që bllokimi i një sasie të tillë tregon që efektiviteti i strukturave tona ishte në lartësinë e duhur.

“Duhet ta kemi të qartë të gjithë që ne e kemi seriozisht dhe jemi të vendosur që deri në fund të luftojmë raste të tilla. Ky është një mesazh për të gjithë ata që mund t’iu shkojë mendja të merren me aktivitete të tilla kriminale. Dua të falënderoj të gjitha autoritetet që kanë bashkëpunuar për këtë hetim”, deklaroi Kraja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje