Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall sot publikisht non grata nga SHBA-të, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, në një lajm që duket se do të trazojë sërish ujërat në politikën shqiptare.
Ky lajm kishte kohë që flitej nën zë, e madje vetë ish-kryeministri Berisha ishte pyetur publikisht nëse i ishte refuzuar viza për në SHBA, pas insinuatave që bëri në Kuvend kryeministri Edi Rama.
Berisha do të deklaronte asokohe që nuk kishte tentuar asnjëherë që të udhëtonte drejt SHBA-ve, dhe se nuk ishte një njeri që i pëlqenin udhëtimet.
PJESË NGA INTERVISTA E 2019-tës:
Sali Berisha: E them me përgjegjësi absolute se që nga dita që kam dorëzuar detyrë deri më sot nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar zyrtarisht në asnjë vend të globit. E konsideroj veten person privat. Nuk kam bërë asnjë kërkesë, nuk më është refuzuar asgjë.
E kundërta mund të ketë ndodhur. Më kanë ardhur me dhjetra ftesa, i kam refuzuar që të gjitha. Asnjë udhëtim zyrtar nuk pranoj sepse kam dhënë dorëheqje. Nuk më shkon mua tani të kaloj nga një zyrë në tjetrën.
Blendi Fevziu: Keni tentuar të shkoni privatisht në SHBA?
Sali Berisha: Kurrë, në mënyrë kategorike. Kur më është sugjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi (Donald Lu), ja kam shpjeguar, jo i kam thënë nuk shkoj, sepse unë tani jam privat. Kjo është e vërteta.
Blendi Fevziu: Nga doli ky lajm?
Sali Berisha: Nuk e kam dëgjuar kurrë! Në mënyrë kategorike as e kam dëgjuar as e kam parë. Që nga viti 2013 deri sot nuk kam bërë kurrë asnjë kërkesë për asnjë udhëtim as në SHBA dhe në asnjë vend tjetër që ka viza. Sa i përket Gjermanisë, kam qenë mëngjesin e lutjeve. Gjysma e atyre që shkojnë aty janë si puna ime. Është mëngjes lutjesh.
I paturp, i pa moral, genjeshtar patollogjik – nuk ke asnje lidhje me malsorin shqiptar.
Tani e morem vesh qe paske ikur, O Plaku “Mere”
Gjuha mort nuk shkakton, por uroj tu shkosh prane e tu japesh llogari gjthe atyre qe u ke mare jeten, qe per fat te keq, jane te shumte.
cecen
rrace e keqe, mashtrus ne gen
Mos ki merak se nuk ke nevoje te refuzosh ftesen per ne burg ???se America po jua kopsit letrat por ti e di se nuk te bejne gje shqiptaret se e kaluat nga regjimi komunist 50 vjet ne regjimin postkomunist 30 vjet Vetem nje Amerikes mund tju shporr ju duke filluar plehra si ju te mos hyjne kurre ne Amerike por te hyjne vetem ne burg kjo eshte demokracia te lirohet nje popull nga vampirat e politikes dhe te sistemit te drejtesise