Mjerimi intelektual i mbrojtësve mediatikë të Berishës përballë SHBA

21 Maj 2021, 11:43Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Imagjinoni një moment, kur në kohën kur Sali Berisha qeveriste vendin në vitet 2005-2009, Departamenti Amerikan i Shtetit të kishte futur në listën e zezë një nga paraardhësit socialist të tij. Le ta marrim si shembull Fatos Nanon bie fjala.

Çfarë do të ishte ndodhur në vend?! Sali Berisha do të mblidhte Parlamentin menjëherë në mesnatë si byronë politike në poemën e famshme të Kadaresë.

Do të urdhëronte policinë që të rrethonte banesën e Nanos, do të mbante një fjalim të bujshëm në Parlament, ku do t’i kërkonte Prokurorisë të arrestonte menjëherë “njeriun që po vë në rrezik marrëdhëniet e shenjta të Shqipërisë me aleatin më të madh, aleatin që Zoti ja solli Shqipërisë, Amerikën e lirisë dhe e frymëzimit të botës mbarë”.

Do të sulmonte Partinë Socialiste në Parlament si një forcë politike që po vë në rrezik marrëdhëniet e një vendi të NATO-s me aleatin më të madh strategjik dhe do të kërkonte shkrirjen e saj, nxjerrjen jashtë ligjit dhe themelimin e një opozite të re.

Emisionet televizive të darkës do të nisnin me “materialet bombastike”.

“Ja për çfarë vepre të rëndë korruptive akuzohet nga SHBA ish-kryeministri”.

Do të dilnin analistë të nivelit primarë, ku do të flisnin për një “vendim të rëndë të DASH, i cili ndikon për keq në marrëdhëniet në SHBA”.

Do të dilte Agim Nesho, e do të fliste për të dhënat që ka pasur ai kur ishte diplomat në Nju Jork, kur i kanë folur keq për kryeministrin.

Do të sulmohej pasardhësi i Fatos Nanos, pra Edi Rama, e do të niste linçimi i gjatë mediatik.

Ndërkaq, ata që quhen skifterë e që janë “analistë” për të shpërlarë trutë e militantëve, do të fillonin teoritë e lidhjes së Nanos me Milosheviçin, shitjen e Kosovës etj etj.

Ministria e Jashtme do t’u hiqte pasaportat diplomatike ish-kryeministrit dhe familjarëve të tij, ndërkohë që drejtoria e tatimeve do të dilte e të fliste për verifikim të pasurisë, të të ardhurave.

Të nesërmen, para grupit Parlamentar të PD-së, Berisha do të mbante fjalimin e tij kostant.

“Nuk mundemi ne të lejojmë që dikush të shkatërrojë relacionet me NATO-n, me SHBA-në, që ne e kemi busull orientimi, yll polar në politikën e jashtme”.

Më pas, nga ora 11.00 do të thirrte në zyrë ambasadorin amerikan në Tiranë John Withers apo Alexandër Arvizu, e do t’i shprehte mirënjohjen për SHBA-në dhe do të betohej se në jetë të jetëve Shqipëria do të jetë besnike e kësaj aleance.

I cilësuari si “non grata”, sapo të dilte në studio televizive nuk do të lihej të fliste nga analistët pro Berishës, që do të bërtisnin: “largojeni këtë zotëri nga studioja sepse është non grata nga SHBA”.

Siç bëri njëri me Tom Doshin, e kur ky i fundit i shau robt, fshiu gjithë videot që kishte thënë ndaj tij.

Por natyrisht që e gjitha kjo është një imagjinatë, ne sot jemi në një situatë ku “non grata” është shpallur Sali Berisha, madje me keq se Adriatik Llalla, Tom Doshi e Vangjush Dako.

Kjo, pasi “mandatën” e dha vetë në vetë të parë sekretari i Shtetit i SHBA-së, siç nuk kishte ndodhur më parë.

E ç’bëjnë këta? Pasi e relativizuan me lloj marrëzish: jo është thjesht mos dhënie vize, jo e kanë bërë për Kosovën etj, tani e nisin me teorinë e “kompensimit”.

Me një fjalë, meqë u damkos Sali Berisha, do të duhet të jetë e njëjta skemë edhe për qeveritarët e sotëm, ngaqë sipas tyre edhe ata kanë vjedhur.

Madje një “analist” nga SHBA tha dje se duhet shpallur edhe Spiropali, pasi ajo ka dalë në foto dikur me një bluzë të vjetër e sot kapërdiset me bluza të bukura.

Një mjerim intelektual dhe një logjikë pa lidhje e analizës së një vendimi të paprecedentë që ka marrë DASH ndaj njeriut që simbolizon tranzicionin 30- vjeçar postkomunist shqiptar.

SHBA nuk ndëshkoi Sali Berishën, si një zyrtar që është korruptuar apo ka ndihmuar korrupsionin, por siç e ka edhe vendimi, bëhet fjalë për nivel të rëndësishëm të korrupsionit.

Për minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë për të ndihmuar familjarët e tij dhe aleatët.

Nuk ka asnjë nëntekst që mund të komentohet vendimi i SHBA-së, pasi flet vetë teksti i Departamentit të Shtetit.

Koncepti se Berisha u dënua ngaqë është i larguar nga politika e një njeri në moshë që “fuqi ka vetëm fjalën” është thjesht një skandal nga ana mendore e logjikës intelektuale.

Dënimi i vonë i Sali Berishës, është një vendim që nuk ka asnjë lidhje logjike, politike, juridike apo edhe sociale.

Të vonë e kanë marrë dënimin edhe “liderë të mëdhenj” në botë, nga famëkeqë e famëmirë, nga Pinoçeti e Milosheviçi, apo deri te Shirak apo Sarkozy.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një vendim nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Që është shteti më i fuqishëm i botës, që është aleati më i rëndësishëm i Shqipërisë, e nga këto pozita vjen edhe angazhimi i saj për Shqipërinë.

Nëse gjykimi do të bëhej në thelb për argumentet që shtron sekretari i Shtetit, kushdo aty sheh qartë Gërdecin, kur Berisha shkatërroi drejtësinë për të mbrojtur familjen e tij, aleatët e tij, e si pasojë ka minuar demokracinë në vend.

Nëse panelistët kërkojnë një “ekulibër” apo homologun në Shqipëri, DASH nuk e ka bërë, madje edhe krahasuar me 3 të parët që shpalli non grata.

Me Berishën bëri diferencën e madhe. Kaq e thjeshtë është, e natyrisht është një vendim me vulë të thatë…

27 komente në “Mjerimi intelektual i mbrojtësve mediatikë të Berishës përballë SHBA”

  1. OFF says:

    hahaha e ke fiks fare po eshte per te qare se shume vet e harrojne qe ai ashtu ben dhe ka shume gjasa qe imagjinata juaj (gazetarit) eshte shume me mbrapa ligesise dhe imagjinates se tij diabolike!!!

    1. Raimond vlonjati says:

      Te mjeruar jeni ju o servila te qelbur, qe zvarriteni si krimmba ne te pegerat e Rames ,

      1. Xen Bolja says:

        Na hengert mune gjigandi plak i pjerdhur me bejbine Sal Vuk Karagjiq

      2. mirel says:

        Interesant eshte fakti qe ka akoma shqupisa ndyresira trushplare qe i dalin ne mbrojtje Salikadavres…si ky gjoksgropa ketu siper. Thank you USA.

    2. K says:

      Jam jashte c’do lloj mendimi tjeter per mercenarizmin e Gjekmarkaj! I krijuar nga Saliu si lehes! I bere analist dhe si “jenicer” i fshehte i tij! Me vjen turp qe jam shqiptar perderisa kohe eshte “shqiptar” Saliu dhe pjellat e tij!

    3. Berati says:

      Patjeter shoisar. Biles ky do ta pushkatonte ne vend Fatosin dhe gruan e tij te pare dhe do internonte te dyten. Ai biles do te nxirrte jashte lgjit PS ,do hapte kampet e peqendrimit dhe do ti shpallte kulak te gjithe socialistet. Biles ai i beri te gjitha keto prandaj une mendoj qe shokun Nako te pushkatohet se doli kunder miqesise shqiptaro jugosllave. Nese e dredhin jugosllavet Nakon e shpallim hero. Po keshtu edhe Liria (Belishova) e Berishes duhet pushkatuar se ka dale kunder miqesise me vellane e madh Bashkimin Sintetik. Rrofte motra jone e madhe Kina, poshte shume poshte LSI -ja.

  2. Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj jane Dy rrugaçe says:

    Ata nuk nuke Jane veq mjerane intelektuale… Por jane turpi i shoqrise Shqiptare Jane anti Shqiptare.. Ata jane ekstremista komunista ose islamike.. Çë disa prej tyre Kane 30 vite qe na shiten si anti komunista dhe pro peredimore dhe pro Amerikane.. Por Kure errdhi Puna për tu provuare u vune të gjith në rresht për të mbrojtur Sali Berishen dhe familjen e ti mafjoze nga empralizmi Ameriken ??.. Dhe Dy rrugaçe që bjen më shume se Kush do tjeret jane Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku dhe pastaj thone se jemi nga Lezha e Gjergj Kastrijotit dhe e Gjergj Fishtes… Por kët horra Jane duke mbrojtur një Hajdute diktatore vrase dhe familjen e ti mafjoze siqe eshte familja e Sali Berishes.. Unë e di se edhe Hikleri
    edhe Enver Hoxha Kane mbeshtetetes.. Por ata njerze që mbrone puplikisht njerze dhe figura si Enver Hoxha dhe Sali Berisha jate të damkosur nga turpi i shoqrise shqiptare per jet .. Se pse këta njerze pa varsishte se çfare thone disa komunista dhe ekstremistat këta njerze i ha denuare historija Shqiptare per jet të jetve…???????????????

    1. Shqiperia Etnike says:

      Markmuti e Gjekmuti nuk jane thjesht dy rrugace. Jane pjelle te barkut te urise dhe mizerjes. Kane urine, grykesine, bythlepirjen, mungesen e skrupujve, kulturen tribale, urrejtjen visherale, tapat e zhvillimit intelektiv, kulturen e klanit, kulturen e krahinorizmit, kulturen e ekstremizmit fetar.
      I sheh ne pozicjon katerkembesh te qihen ne bythe dhe tju lepijne jarget, bajraktarve, “profeteve” dhe “shenjtoreve” qe ju puthin duart.
      Ata jane identik si Berisha dhe nuk eshte cudi qe sot i sherbejne si llaxhore duke i pastruar jarget dhe mutin, ndersa neser ta nxjerrin nga varri per ti shurruar kockat.
      Jane burra FAKE, intelektuale FAKE, patriote FAKE, qytetare FAKE. Ata jane pjelle e llumit te mesjetes, tribalizmit dhe haxhiqamilizmit, me te cilin shtetit shqiptar ka 100 vjet qe e humb luften, duke u fundosur.
      Ata jane fryme dhe pjelle e barkut te injorances dhe terbimit.

      1. ILYRIA says:

        Koment Perfekt Shqiperia Etnike………Qarte, paster dhe ne “lule te Ballit” ( Forme figurative )……….Urrejne Shtetin , urrejne Ligjin, urrejne gjithshka qe ka te beje me civilizimin……….por para disa Javesh, Astrit Patozi tek Sokol Balla ne Emision i nxorri ketij Gjekmarkajt telefonatat qe i bente Ed Rames cdo Mengjez, per Probleme te tijat private……. nuk e di sa eshte e vertete, por menyra e tij e rreagimit me dha te kuptoje se Patozi nuk ja kishte fut kot……..dinte dicka….por edhe Ed Rama ja tha ne nje perballje Direkte me te ..po tek Sokol Balla….-Rri urte e mos e tepro se do flas hapur per Personin tend me dy Karaktere……..jane per mendimin tim qe te dy bashke Mark Marku dhe Gjekmarkaj vulgare dhe antipatik sa nuk behet tjeter mbi Toke…………..Pleh i gjalle qe kundermon………

  3. Ladi says:

    Shqiperia me ne fund do te clirohet nga daret PPSH-s dhe plehrat e ish bllokut qe e pengojne ate te jete Europiane dhe Perendimore

  4. gjergji says:

    Mor miq te nderuar: sHQIPERIA shpeton vetem atehere kur tropojanet e ardhur ne Tirane e ish te punesuar ne ministri te brendeshme apo ne organet e ruajtjes rendit e te drejtesis te detyrohen te largohen nga Tirana.Vetem atehere do shihni se si populli i tropojes do versulet me te gjitha mjetet rrethanore kryesisht per gjakmarrje kundrejt ketyre ish funksionarve te larte te ministris brendeshme,policis organeve te drejtesis e ne vecanti ato te policis e prokuroreve se bashku me gjygjtar tropojan te larguar nga vetingu qe i sherbyen Sali Berishe kriminelit qe u pasuruan pa fund,qe vrane e prene pa fund ne Tropoj e qe grabiten,rrafen e keqtajtuan popullin e shkrete te Tiranes .Ora tashma eshte afruar maksimalisht per bandat tropojane te ish paisura me pushtet policor apo ato qe sherbyen ne organet e drejtesis.Sa te drejte paske pasur o IZET Haxhija.

  5. Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj jane dy MONSTRA dhe PERVERSA te punesuar politikisht Pedagoge Universiteti, por aspak profesionalisht, sepse ne fakt 1000% perfaqsojne zhulin me te ndyre te Zones nga kane prejardhjen, ne sherbim te te keqes me te madhe te Shqiperise post-Komuniste, Sali Ram Berisha & Company ish_SHQUP e sh.p.k. LSI.
    Tashme keta dy tallagjare me diplome Universiteti dhe te punesuar politikisht e jo me merite ne Universitet nuk japin dije ne auditore, por shpifje, egersi, shperfytyrim, urrejtje etj, sepse jane te infektuar nga infeksioni me i keq se COVID-19, qe eshte prej 30-vitesh varremihesi i shqipetareve dhe Shqiperise, super-Monstra dhe super-Perversi, super-Hajduti dhe super-Vrasesi; Sali Ram Berisha me gjithe te Tij ne familje, fis, fare-fis dhe Parti, sebashku me Ilir Meten e sh.p.k. LSI.
    Tashme fundi i tyre, Berisha e Meta, do marri me vete padiskutim dhe bythelepiresit dhe gojendyret Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj e shume e shume te tjere si keto dy fundrrina, si ne PD e LSI dhe si ne te gjitha mediat filo-Berisha e filo-Meta, qe fatkeqsisht kane dekada qe jane media te kapura e te paguara nga Mafia, qe ka per koka Berishen e Meten dhe familjaret e tyre padiskutim.

    1. ILYRIA says:

      Shume e vertete…….100% e sakte Zonje / Zoteri……….nuk kishte si te ishte ndryshe…….”kapacitete” si ata, qe ju permendet, as qe kane te bejne fare me Profesionin e Pedagogut……eshte allogjike te mendosh se Diskursi / Komunikimi e mbi te gjitha SHQIPJA e tyre ka afersi me formimin Universitar te tyre……….eshte Skandal nga ana tjeter qe per anesi Politike ( B.Fejfziu , Eni Vasili etj ) u japin atyre edhe Platform per te komunikuar me Publikun……ky eshte , mendoj une, ► SKANDALI mbi SKANDALET ◄……….por nga ana tjeter Shqiperise nuk i mungojne Mendjet e Llogjikes dhe Qytetarise……….ato prej kohesh e kane kuptuar se kush ishte DETYRA e tyre ne MEDIA…….Sal Ram Berisha….Historja do shkruaj edhe per te, por do citoje me nje Fjali edhe ZHULIN pa KARAKTER, DIN e IMAN te atyre qe “shoqeruan” deri ne Boten tjeter……..FAQJA E ZEZE e HISTORISE SHQIPETARE ( Kapitulli 30-Vjet Poskomunizem )………RESPEKTE per JU ZONJE / ZOTERI.

  6. qazim says:

    Berisha ka qene dhe eshte njeriu qe i ka bere me te keqen Shqiperise ne keto 30 vite.Eshte fat i madh qe sot SHBA i dha mandaten e qe duhej t’ja ipte dhe me pare.Ai shkaterroi jeten sociale dhe materiale ne kete vend.Kurre nuk mund te mendohej para viteve 90′ ajo qe i ndodhi ketije vendi nga ky shpellar.Por jo me pak ka bere media me individet e degjeneruar menderisht,qe jane perpjekur me te gjithe forcen te c’orientoje publikun,pernate e cdo dite ne menyre kostante.Me pozicionimin e hapur kriminal ata kane frymezuar trushkulurit dhe kane relativizuar ligesite qe ai kriminel i ka bere ketije vendi.Nese pas kesaj ai perseri nuk do te largohet nga politika,te njejten daulle do te vazhdojme te degjojme cdo nate nga keta cibane analiste e gazetare.

  7. Patriot says:

    Pse pikerisht Fatosin per shembull? Po ja ndjen bytha lageshtiren? E te nxorri ty? Ah mor maskarenj. Te gjithe njesoj jeni. Poshte politikanet shqiptare te cdo ngjyre. Edhe bythlepiresit e tyre.

  8. Maloku njeh vetem dajakun says:

    Te diskutosh per vlera demokratike me emra si Gjekmarkaj apo Mark Marku qe Sapo Kane dale nga shpellat plot morra Ku Jane ritur eshte nje lloj sikur te kerkosh te besh kaligrafi nebythen e majmunit. Kjo race eshte mesuar me kembimin e lokes per thesin me miser te bajraktarit, me dajakun e Enverit qe ilI thurnin kenge dhe servilekun ekstrem ndaj atyre qe ipaguajne me shume dhei shesin ne rastin me te pare, me nje fjale Jane VK

    ,

  9. Ali Babai i Leshelise me 40 hajdutet,president says:

    Zoti Ylli Pata! Po te kishte bere vaki nje gje e tille,sic ju ne menyre perfekte e keni imagjinuar e pershkruar,do te kishte ndodhur tamam keshtu me pike e me presje dhe anetare e simpatizante te kesaj bandopartie te maskuar me emrin demokratike do kishin bere dhe veprime konkrete ,duke asgjesuar dhe fizikisht personazhin e shpallur non grata! Dhe kjo nuk eshte thjesht imagjinate e skenar,por nje realitet i jetuar ne raste te tilla analoge.Zef Brozi,ish themelues i PD-se,kryetar i gjykates se kasacionit,jo vetem nuk u shpall non grata,por i mbeshtetur dhe nga ambasada amerikane per te kryer detyren e tij si gjykates i gjykates supreme te ketij vendi ne menyre te ndershme ,te paaneshme dhe duke respektuar vetem ligjin u lincua nga briganti kriminel vicidolas e skuadriljet e tij te vdekjes mafioze vetem sepse kundershtoimurdherat e padrino Berishes per teu bere mashe e tij ne gjykate deri sa ,per fatin e tij te mire,arriti te largohet per ne Amerike,perseri me ndihmen e ambasades amerikane!
    Berisha eshte uzurpuesi i asaj bande,ai e ka mbushur kupolen e saj me “ushtare” te tij,te betuar edhe per te vrare ne emer te tij dhe nuk duket ne horizont asnje shenje se ajo parti do arrije te reformohet ndonje dite,te pakten sa te jete ai gjalle e i padenuar ai bvampir i pergjakshem!
    E vetmja rruge qe ajo te marre fryme eshte te ri-themelohet nga e para,me rirregjistrim te anetaresise,me rithemelim te degeve te saj ne rrethe dhe duke vene kushtin se te gjithe bashkepunetoret e ngushte te tij,te gjithe deputetet e kupu=ola drejtuese e asaj apartie te mos pranohen ne partine e re te rithemeluar.Ne te kundert ajo do te mbetet ajo qe eshte e do thellohet edhe me tej ne krim,ne korrupsion e ne paligjshmeri.Nuk ka sesite ndryshoje apo riorganizohet nje parti,e cila pavaresisht se akuzon Bashen (dhe me te drejte) gjithe diten e dites si humbes serial etj etj nuk guxon te permende emrin e shkaktarit kryesor per minimin e demokracise jo vetem te partise brenda per brenda,por dhe te3 gjithe shqiperise ,shto ketu dhe pozicionin gjithmone nihilist ndaj cdo gjeje pozitive qe behet ketu ngashteti,partia socialiste etj etj dhe perkrahjen e cdo krimi,te korrupsionit,vjedhjes etj etj kur ato behen e jane bere nga klani i tyre,nga aleatet e tyre dhe nga vete Berisha.Pra Berisha e compani jane “engjej” te grumbulluar ne ate bandoparti e ne partite e tjera aleate te “lidhura pas qerres se tyre,kurse”djajte” ,te keqijte jane te gjithe ata qe jane ne partine socialiste e Edi Rama,te cilet mbeshtetin fuqimisht reformen ne drejtesi,punojne pa u lodhur per ecjen e vendit perpara dhe anatemohen 24 ore ne dite nga klani mafioz i Berishes , te Meta-Monikes e te lamashit Petrit Vasili! Kjo ka qene llogjika 30 vjecare e kesaj bandopartie dhe teoria berishiste e tyre eshte mbizoteruese ne ate te ashtuquajtur parti,e cila,ne nje vend normal demokratgik e perendimor,duhej te ishte nxjerre jashte ligjit prej kohesh ,gje qe sidomos PPE e ka neglizhuar,per shkak te perkufizimit te saj si parti “aleate” e ketij grupimi dhe e mbeshtetjes se Sali Berishes nga mikesha e tij Doris Pack e te tjere te paguar nga Berisha ne PPE.Biles dhe DASH kercenoi perpara disa vitesh qe do e klasifikonte si “organizate te dhuneshme”,por qe nuk e coi deri ne fund per shkak te koniukturave politike.Dhe ja ku erdhi dita qe me ne fiund,per fatin e mire te Shqiperise,ata vendosen qe brigantin kriminel te kesaj partie ta cilesoje Non Grata dhe me gojen e sekretarit te shtetit Amerikan,Antony Blinken!Nderimet me te medha per ambasadoren Kim e per ndihmen e cmuar te qeverrise se re amerikane te zotit Biden e te zotit Blinken! Te shpresojme qe dhe udheheqja e PPE te rishikoje qendrimin e saj ne raport me kete bande politike destruktive,qe eshte perfshire ne shume vepra te paligjeshme,ne vrasje,zhdukje personash,ne vjedhje zgjedhjesh,ne kercenime te kundershtareve politike e ne lincime te ndryshme.Vetem ne zgjedhjet e fundit ajo organioi ne cdo rreth e ne shkalle kombetare organizata paralele me policine e shteti,organizoi skuadriljet e “mbrojtjes se votes” me ish police,ish sigurimsa,me elelente kriminale qe te terrorizonin qytetaret,te kercenonin e shantazhonin kudo qe nuk favorizonte ate bande politike ,veprim i cili kulmoi me vrasjen ne Elbasan nga nje ish pjesetar i forcave speciale,ne prani te sekretarit organizativ te partise se ashtuquajtur demokratike tye quajtur Gazmend Berdhi,edhe ky nje bubuq tjeter keqberes,i cili do jete dhe deputet ne parlamentin e ardheshem! Dhe e gjithe kjo u kalua ne heshtje nga ata,biles nga perfaqesues te saj u perdor e u shpall dhe si shembull se cfare do te pesonin ata qe nuk u bindeshin,sic deklaroi live ne Tv dhe nje tjeter element me precedente penale dhe qe u zgjodh dhe deputet ne Diber,Xhelal Mziu,i cili me pas u detyrua te bente dhe nje pergenjeshtrim e nje terheqje publike,pasi u dekonspirua keq.Pra kjo bande politike pervec Bashes e brigantit Berisha,pervec Palokes,Alibeajt,Dumes Salianj,Balliu Klevis i Fahri Makaronomadhit apo Palmes Mesila,do pasurohet ne cilesi me elemente te rinj si Bardhi Gazi i Botes i Elbasanit,si Mziu Xhelal,apo nga te ashtuquajturit intelektuale Mark Marku e Agron Gjekmarkaj.te cilet jane turpi i ketij vendi me ato qe bejne e me ato qe nxjerrin nga goja!

  10. Gazetarja says:

    I ka thene te gjitha Shqiperia Etnike dhe Studentja e dy “profesoreve” palaco . Mjafton ti lexosh dhe rilexosh dhe te kuptosh ku e fundosi vendin Berisha e Co !

  11. Reo says:

    Une di qe analysts qe sulmojne Berishen marin leje ndertimi dhe kte e kam te konfirmuar…Ylli duhet te dish qe kur Bush plaku takoi Mandelen ai ishte ne listen e zeze…..kaq thjesht se tevjesh ne listen e zeze nuk quhedh I vdekur ….

  12. US says:

    Gjekmarkaj dhe markmarkaj?!
    Dy vullnetaret e Sali Berishes, te zbritur te fundit, per ushtrine e vdekur te Gazidedes.

  13. askushi says:

    Kjo nuk eshte asqje vetem fillimi !
    Kur nuk je i ndershem perse duhet te kerkosh te mbash pushtete.
    Per se duhet te besh keq nje populli te vuajtur ?
    Ca te shtyn te shikosh kur vuan nje popull ?
    Nuk di te jesh i ndershem !
    Nuk te vjen keq kur vajzat e grat perfunduan ne senaforet e botes!
    Nuk te vjen keq fenijet tan nga skamja punuan drogen dhe perfunduan burqjeve!
    Nuk te vjen keq kur shikon fytyrat e nenave dhe burave te perlotur se i vran djalin cupen nipin apo jan burqjeve per te prur ne atdheun e tyre ate dreq lek te ushqehen
    Nuk te vjen keq kur ju i mirni parat popullit!
    Nuk ju vjen keq kur ngrini grupe kriminale dhe i vrisni i perdhunoni
    Nuk te vjen keq qe nje popull e keni rrethuar me kriminel !
    Dhe ju jeni koka e krimit .
    Ju ndertuat nje sistem te tille ne cdo qytet me kriminel .Qe populli mos te ngrinte kok mos te thoshte fjalen e tij .
    Ju sot flisni per karakter bureri nder .
    Ju nuk e njihni nderin burerin .
    Kaq i squat ishte populli sa as ju vrau e as ju preu po la Zotin tju denoj
    dhe zoti nuk aron zoti nuk fal .Tani perqjiqjuni per te qjitha krimet qe i bet popullit .
    Zoti vonon po nuk aron .
    Kerkohini falje popullit per te qjitha vuajtjet qe i keni shkaktuar per pushtetin tuaj .
    Te denohen te qjithe ata qe masakruan perdhunua e vran popullin Shqiptar .
    Ky eshte fillimi i zemrimit te zotit .
    Tani perqjiqjuni para zotit tani tregohini dhemet zotit .Ku i keni kriminelet tju ndimojn.Ku i keni policat te inkriminuar ku i keni qjykacit tju mbrojn .Dilni para zotit tju shikojm sa te for jeni .
    E keni lidhur shqiponjen me zinchir.600 vjet shqipja eshte e burgosur.
    Dhe pak kohe Zoti dhe Zoti doveri doren dhe do ti shqyj ato zinxhir te kalbur dhe shqipja do fluturoj e lir mbi trojet tona.
    Roft zoti rofte Amerika se per keta pushtetar do rinim dhe 600 vjet te tjera

  14. Eagle says:

    Cfare lesh mjerimi! E mbrojne baglen, se tufat me leke qe marrin nga Zeni nuk vijne ere e keqe. Thjesht ketu eshte nje sistem ku Gazetari, skenen e ekranit, rrogen e majme, honoraret dhe privilegjet, titullin intelektual, katedren e universitetit, deputetllekun, i merr jo kur thote ate qe te di bytha apo arsyeja, por kur sherben duke i bere hysmet xhepit te vet, deri ne bythlepirje po qe nevoja. Gazetari dhe analisti ketu paguhet dhe breth nga nje studio ne tjetren, thjesht per te vene gjoba. Gazetari kikerin nga maja e pushtetit te parase.
    Ndryshe je i padukshem.
    Nuk ka politikan qe ta var, nuk ka gazetar koleg qe ta var, nuk te hap askush deren, nuk ka oligark qe te qarkullon ne per televizjonet e tij 24 ore ne dite per te thene gjithollogjira lubje, nuk ka bos droge qe pastron leket me karriget e gjithollogjise narkotizuese.
    Pritini burimin e lekeve dhe nderrojne menjehere mendim edhe padron! Parja qe qarkullon familja Berisha ne sistemi tone eshte dominuese dhe kryqezohet me interesat e oligarkeve, mafjes, sistemit bankar dhe gjithe aktuvitetit ekonomik te Shqiperise.
    Gazetari eshte i fundit.

  15. Prec Doda says:

    Kush eshte kjo bjondja qe eshte ne krah te Saliut?
    Mos ka ndare gje gruan, dhe ka marre kete paten?

  16. Antonio Salvatores says:

    Me viene keq qe artikulli eshte pa emer. Nuk e kuptoj pse behet evokimi i F.Nano dhe trajtohet “po’ te kish halla koqe “. Ketu jemi para nje fakti ku Berisha me sjelljet e veta si kryeminister, eshte i padesherushem per ShBA. Po’ per Shqiperine ? Pse e lame rahat deri tani kete pleh.

  17. tironsi says:

    moa u merzisni se ka kush ta mbrije ne knalet televizive,, ka qim pek k… eshte nona ai ..

  18. Sali koqepetulla says:

    Kur te haje burgundy Sali krimineli eshte vene drejtesia ne vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje