Berisha “non grata”, Yuri Kim: Shqipëria po ndryshon, ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund

21 Maj 2021, 11:10Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, foli për herë të parë për mediat pas vendimit të Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Sali Berishës dhe familjarëve të tij.

“Shqipëria po ndryshon. Shqipëria do të jetë anëtarë e BE, është një aleat dhe mike e SHBA. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë.

Për të arritur askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund.

Ky nuk është thjesht projekt i juaji, por një projekt që mund ta bëjmë bashkë”, tha Kim gjatë një prononcimi për mediat ndërsa po ndiqte stërvitjen “Defender Europe 21”.

E pyetur në lidhje me padinë që Berisha ka ngritur kundër sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Kim u përgjigj: “Nuk e kam idenë se për çfarë po flisni!”

6 komente në “Berisha “non grata”, Yuri Kim: Shqipëria po ndryshon, ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund”

  1. Populli says:

    Bravo ZONJE!…keni bere ate qe nuk e ben asnji ne bote …vec JU..AMERIKANET!

    1. ela says:

      ??????????????????????????

  2. Sabriu says:

    Respekte znj. Kim per ju dhe Ameriken.⁹

  3. Skenderbegasi says:

    Eh moj Znj Kim, ne u kerkuam
    peshk te madh per reformen
    ne drejtesi, ju na dhat peshkaqen.

  4. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Vetem enveri dhe salikomunisti ja kane mbledh amerikes.
    Do jete mire qe ai avokati qe do mbroj salikriminelin te mare deshmitare popullin shqiptare qe ka 30 vjet i neperkembur dhe i vjedhur nga keta politikane dhe sidomos nga 2 familje mafioze berisha meta

  5. dhembeli says:

    USA beri ate qe me gjithe perpjekjet tona ne nuk e benim dot .
    Ajo shkaterroi shkembin qe na pengonte, tani duhet te pastrojme ferrat dhe te mirembajme rrugen.
    Eshte fati jone si shqiptare ,jo vetem brenda shqiperise.
    Faleminderit USA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje