Memorie.al/Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet ditari politik i Enver Hoxhës në periudhën mars-qershor 1981, kohë kur filluan demonstratat dhe protestat masive të popullit të Kosovës, i cili u ngrit për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tij legjitime, ashtu siç i kishin dhe i gëzonin edhe kombësitë dhe kombet e tjera që përbënin Republikën Federative të Jugosllavisë. I gjithë ditari politik i udhëheqësit kryesorë të Shqipërisë komuniste, ku ai dhe Tirana zyrtare e asaj kohe, i ndoqën me vëmendje ngjarjet e Kosovës dhe u prononcuan hapur publikisht, duke dalë hapur në mbrojtje të vëllezërve tanë kosovarë përtej kufirit që jetonin prej shekujsh në trojet e tyre etnike, të cilët u ngritën për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tyre legjitime ashtu siç i kishin dhe gëzonin edhe kombësitë dhe kombet e tjera të Jugosllavisë së asaj kohe, dhe duke akuzuar Beogradin zyrtar për politikën diskriminuese që kishte ndjekur regjimi titist deri në atë kohë ndaj Kosovës dhe gjithë popullsisë shqiptare që jetonte nën Jugosllavi, dhe gjithashtu duke akuzuar edhe udhëheqjen e Kosovës si “pro-titiste”, dhe “të shitur tek udhëheqja e Beogradit”. Por ndryshe nga sa thoshte me fjalë, nuk e bëri kurrë me vepra dhe qëndrimi që mbajti Tirana zyrtare ndaj ngjarjeve të Kosovës në pranverën e ’81-it, duket se ishin thjesht sa për fasadë dhe vetëm për konsum publik në arendën ndërkombëtare, pasi regjimi komunist i Enver Hoxhës që nga viti 1949 kur Tirana zyrtare i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë e Marshallit Tito, e deri në fundin e viteve ’80-të, ndaj kosovarëve që vinin në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit titist, ndoqi një politikë edhe më të egër ndaj tyre, duke i burgosur, torturuar dhe internuar, me akuzat shabllone “agjentë të UDB-së”!
Nga Dashnor Kaloçi
“Ne duhet të bëjmë, gjithashtu, një analizë edhe të qëndrimeve që kanë mbajtur kancelaritë e ndryshme, domethënë të përcaktojmë e të njohim cilët ambasadorë të vendeve të botës, sidomos të vendeve të Evropës e në mënyrë të veçantë të atyre vendeve që kanë ose që mund të kenë influencë mbi qeverinë jugosllave, janë treguar pro nesh, kundër veprimeve të jugosllavëve dhe i kanë dënuar ato. Këtu të mos harrojmë se ka edhe nga ata që janë treguar asnjanës. Deri tani kemi parë se disa gazeta kanë shkruar më realisht në favor të çështjes së popullit të Kosovës dhe të qëndrimit tonë. Të tilla janë disa gazeta e gazetarë të Republikës Federale të Gjermanisë, pra gjermano perëndimorët, pastaj vijnë austriakët. Me Gjermaninë Perëndimore ne nuk kemi as lidhje diplomatike, ndërsa me Austrinë marrëdhëniet janë të mira. Austriakët mbajnë këtë qëndrim, sepse kanë kontradikta për çështje pakicash me jugosllavët, kurse gjermano perëndimorët nuk kanë. Prandaj ne duhet të gjykojmë pse Gjermania Perëndimore mban qëndrim më realist ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe ndaj Shqipërisë, e cila e ka kritikuar kurdoherë dhe është në mosmarrëveshje me të”.
Kështu shkruan në mes të tjerash ish-udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, në ditarin e tij të datës 18 maj të vitit 1981, duke u fokusuar në ngjarjet e Kosovës që asokohe ishte Krahinë Autonome në përbërje të Republikës Federative të Jugosllavisë, ku vetëm disa muaj pas vdekjes së Marshallit Josof Broz Tito (4 maj 1980), i cili e qeverisi atë vend për gati 35 vite me rradhë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë që ai la pas, do të fillonin trazirat e brendshme, siç ishin demonstratat e protestat masive të popullit të Kosovës që u ngrit për të kërkuar të drejtat dhe liritë e tij legjitime, ashtu siç i kishin dhe i gëzonin edhe kombësitë dhe kombet e tjera që përbënin Republikën Federative të Jugosllavisë, për të kaluar deri në thirrjet “Kosova Republikë”.
Ashtu siç do t’i shikojmë edhe nga këto dokumenta arkivore ku ndodhet ditari politik i Enver Hoxhës, udhëheqësi kryesorë i Shqipërisë komuniste dhe Tirana zyrtare, i ndoqën me vëmendje ngjarjet e Kosovës dhe u prononcuan publikisht, duke dalë hapur në mbrojtje të vëllezërve tanë kosovarë përtej kufirit që jetonin prej shekujsh në trojet e tyre etnike dhe duke akuzuar Beogradin zyrtar për politikën diskriminuese që kishte ndjekur deri në atë kohë ndaj Kosovës dhe gjithë popullsisë shqiptare që jetonte nën Jugosllavi, dhe gjithashtu duke akuzuar edhe udhëheqjen e Kosovës si “pro-titiste”, dhe “të shitur tek udhëheqja e Beogradit”.
Por ndryshe nga sa thoshte me fjalë, nuk e bëri kurrë me vepra dhe qëndrimi që mbajti Tirana zyrtare ndaj ngjarjeve të Kosovës në pranverën e ’81-it, duket se ishin thjesht sa për fasadë dhe vetëm për konsum publik në arendën ndërkombëtare, pasi regjimi komunist i Enver Hoxhës që nga viti 1949 kur i prishi marrëdhëniet me Jugosllavinë e Marshallit Tito, e deri në fundin e viteve ’80-të, ndaj kosovarëve që vinin në Shqipëri për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit titist, ndoqi një politikë edhe më të egër ndaj tyre, duke i burgosur, torturuar dhe internuar, me akuzat shabllone “agjentë të UDB-së”!
Po kështu, edhe pse në ngjarjet e pranverës së vitit 1981 e në vijim, Tirana zyrtare në dukje i përkrahu demonstratat e popullit të Kosovës dhe kërkesat e tyre “Kosova Republikë”, Enver Hoxha kurrsesi nuk do të donte që ajo gjë të bëhej realitet, pasi në një farë mënyre, do krijoheshin dy shtete shqiptare, ku Kosova do bëhej faktor dhe Shqipëria nën udhëheqjen e tij, do defaktorizohej në arenën ndërkombëtare. Në këtë kontekst, menjëherë pas atyre ngjarjeve, Tirana zyrtare intesifikoj përndjekjen dhe dhunën ndaj kosovarëve që ishin në Shqipëri, duke arrestuar dhe dënuar me burgime të gjata disa intelektualë kosovarë, si p.sh.: Selim Kelmendin, Estref Kelmendin, Shefqet Kelmendin, Naimk Lucin, etj., të cilët u arrestuan në vitin 1983, duke u akuzuar se: “kishin tentuar t’i bënin atentat udhëheqësit kryesor të Partisë, gjatë vizitës që ai kishte bërë në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë në vitin 1980”.
Dhe të gjitha këto, bëheshin për të ulur reputacionin e kosovarëve dhe Kosovës në sytë e shqiptarëve të atdheut amë. Gjithsesi këto mbeten objekt analizash që nuk janë objekt i këtij shkrimi, ku po publikojmë vetëm ditarin politik të Enver Hoxhës, që ai ka mbajtur në atë periudhë kohe, të cilin Memorie.al që nga muaji mars i këtij viti, vijon ta botoj të plotë në disa numra të rubrikës historike dossier.
Ditari politik i Enver Hoxhës për ngjarjet e demonstratave dhe protestave të popullit të Kosovës në pranverën e 1981-it
E MARTE 2 QERSHOR 1981
EMIGRANTE KOSOVARE, SERBET JU QUAJNE TERRORISTE
Shënime
Përpara gjenocidit jugosllav në Kosovë Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ngriti zërin e saj që jugosllavët të ndalonin vrasjet, torturat, burgimet, ndjekjet dhe shtypjen e kosovarëve. Atyre u bëmë thirrje të ulin gjakrat, të ruajnë gjakftohtësinë, të mos armiqësohen me shqiptarët. Jugosllavët na akuzojnë se ndërhymë në punët e tyre të brendshme, se është Shqipëria socialiste që nxit kosovarët, që ju nxit ju vëllezër kosovarë dhe të viseve të tjera në emigracion, të mbroni motrat dhe kalamanët tuaj që po jua vrasin serbët. Ne as e kemi bërë dhe as e bëjmë këtë, por gjithë bota duhet ta ketë të qartë se Shqipëria është një komb, se shqiptarët janë një popull dhe jo ashtu siç thonë e siç i duan Hërljeviçi, Ristiçi, Stamboliçi, Kolishevski, Vukmanoviçi dhe Fadil Hoxha e Xhavit Nimani. Shqipëria nuk do të lejojë kurrë që «bota» të luajë me fatin e saj, siç e përshkruajnë revista «NIN» dhe gazeta «Politika» të policisë sekrete jugosllave dhe sidomos serbomëdhenjtë. Shqipëria nuk do të lejojë kurrë që të bëhet një Palestinë e mjeruar, por është e do të mbetet trime me fletë.
E MARTË 2 QERSHOR 1981
PERGJIGJE GAZETES “POLITIKA” TE BEOGRADIT
Shënime për shokun Ramiz
Të shkruhet një artikull kundër shpifjeve të gazetës “Politika” të Beogradit lidhur me provokacionin e kurdisur nga vetë jugosllavët në ambasadën e tyre në Tiranë. Përveç kësaj, të shkruhen edhe disa artikuj të tjerë demaskues për shkrimet e kësaj gazete, siç janë ato nën etiketën:
“Nga dosja e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare”, “Principialiteti afatgjatë i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë”, “Piemonti shqiptaromadh në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi”. (Për sa i përket çështjes së marrëdhënieve në mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë pas vitit 1948, të cilat gjoja na u diktuan nga Stalini dhe Informbyroja, të thuhet se ne kemi shkruar vëllime të tëra. Por këtyre do t’u kthehemi përsëri me librin “Titistët” të shokut Enver Hoxha.)
Për artikullin e parë lidhur me shkrimin e “Politikës”, “nga dosja e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare», të rilexohen dy artikuj mbi Jugosllavinë të botuara në Vepra, vëll. 332 dhe të hidhen poshtë pretendimet rreth “favoreve” që na kanë bërë jugosllavët në “marrëdhëniet tregtare”. Të tregohet e vërteta rreth këtyre marrëdhënieve. Këtë pjesë të artikullit ta bëjnë shokët e Ministrisë së Tregtisë dhe ta shohin shokët e Kryesisë së Qeverisë. Këtu të dalë që në këtë fushë ne jemi treguar realistë, kemi qenë për fqinjësi të mirë dhe kemi bërë koncesione ne dhe jo titistët.
Artikulli i dytë duhet të jetë ai që kemi rënë dakord ta bëjë Dritëro Agolli. Të theksohet se jugosllavët na akuzojnë për lidhjet tona të drejta me Kosovën, të cilat ata i cilësojnë “kanale të shovinizmit”. Këtu duhet të mos harrojmë të vëmë praktikën shtetrore se si u vendosën “këto kanale” dhe të hedhim poshtë shpifjet e gazetës jugosllave. Kjo praktikë diplomatike është në favorin tonë, pse, në rast se nuk gabohem, jugosllavët nuk donin të përmendej Kosova. Të vihet fakti se ne zhvillonim marrëdhënie të tilla edhe me Maqedoninë e me Malin e Zi: kemi vajtur edhe ne, kanë ardhur edhe ata në simpoziume në rang republike të njëri-tjetrit.
Artikulli i fundit është demaskimi i zërave mbi të ashtuquajturin “Piemonti shqiptaromadh”. Në këtë artikull duhet të bëhet një historik i shkurtër i përpjekjeve për unitet të Italisë. Jugosllavët e përçmojnë luftën për unitet historik të popullit italian, kurse ne si marksistë revolucionarë e çmojmë atë. Ne çmojmë si revolucionarë veprën e madhe të Mazinit, “Italia fara da së”, veprën heroike të Garibaldit, veprën e pavdekshme të Verdit dhe, pse jo, edhe të Kamilo Benso Kavurit.
I ashtuquajturi Piemonti në versionin e ri jugosllav me krijimin e një shteti shumëkombësh, synon të afirmojë idenë e Serbisë së madhe. “Piemonti Italian” luftoi për unitetin e një kombi kundër austriakëve habzburgas dhe shtetit papal, kurse “Piemonti jugosllav” i ri i pasluftës së Dytë Botërore, futi nën sqetullën e tij edhe popuj e vende që nuk i përkitnin. Prandaj “Piemonti shqiptaromadh” është një falsitet historik që i përshtatet si një gant “Piemontit serbomadh” ose “Piemontit jugosllavomadh”.
P.S. Ju kujtoj se duhen përfunduar artikujt, për të cilët ju kam dhënë tezat:
Artikullin kundër deklaratave të njëfarë profesori Nikolla Pano në Universitetin e Bostonit mbi çështjen e emigrantëve shqiptarë.
Artikullin kundër sovjeto-bullgarëve për marrëveshje të heshtur me serbomëdhenjtë.
Artikullin në përgjigje të artikullit të profesorit të Sorbonës, Mishel Obin në gazetën “Lë Mond”.
E MARTË 2 QERSHOR 1981
TE NDALOHEN SA ME PARE RAPREZALJET DHE TERRORI I POLICISË SERBE NE KOSOVE
Në artikujt e “Zërit të popullit” të datave 8 e 23 prill dhe të 17 majit, në mënyrë miqësore dhe në kuadrin e politikës së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, opinioni i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ka kërkuar nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë që të ndalohen terrori, vrasjet, masakrat, torturat dhe burgimet në masë të kosovarëve nga ana e policisë serbe. Asgjë s’u bë dhe asgjë s’po bëhet. Frikësimi dhe terrori kundër shqiptarëve po shtohen çdo ditë. Me urdhër të policisë serbe të Beogradit po arrestohen, po burgosen dhe po torturohen studentë, mësues, profesorë dhe qytetarë shqiptarë në Kosovë dhe në çdo vend të Jugosllavisë ku jetojnë të tillë. Në çdo skaj të Jugosllavisë po flitet me urrejtje për shqiptarët. Kjo e kalon çdo masë dhe është bërë e padurueshme, është kthyer në një tragjedi të vërtetë. Udhëheqja tradhtare shqiptare e Kosovës, shërbëtore e serbomëdhenjve, po kategorizon shqiptarët dhe i fut në skeda si në kohët më të egra, bile edhe më të egër se të kohës së Rankoviçit. Pyesim: Do ta vazhdojë qeveria serbomadhe e Republikës Socialiste të Serbisë dhe qeveria federative jugosllave këtë veprim të egër e barbar?
Do ta durojnë më këtë dhunë dhe këtë terror kosovarët dhe gjithë shqiptarët e Jugosllavisë që të vriten, të burgosen, të torturohen dhe vajzat e bijtë e tyre më të mirë të skedohen si kriminelë? Ne kemi bindjen se shqiptarët në Jugosllavi nuk do ta durojnë më këtë gjendje. Ne jemi dhe do të jemi me ta deri në fund, derisa të triumfojnë arsyeja dhe drejtësia. Arsyeja dhe drejtësia nuk po duken nga ana jugosllave. Ata kanë përgjegjësinë për çka mund të ngjasë. Llafet, shpifjet dhe akuzat kundër nesh, kosovarëve dhe gjithë shqiptarëve që jetojnë në Jugosllavi, nuk shërbejnë më. Opinionin botëror e konsiderojmë të sqaruar. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk është më as ajo e 1912-s, e 1913-s dhe e 1918-s dhe as ajo e Lidhjes së Kombeve. Kohët kanë ndryshuar, nuk mund të luhet më me fatet e shqiptarëve dhe të kombit shqiptar. Mbi këto që shkrova këtu, bisedova me Ramizin. Këto probleme do t’i shtroj edhe në mbledhjen e ardhshme të Byrosë Politike, se i konsideroj shumë të rëndësishme dhe parimore.
Ky është Dashnori i manipulimeve. Në 1981-shin Shqipëria mbeshteti protestat antiserbe të kosovarëve. Ky da-shurrori na flet për 1949-tën. Njëjtë si dhe të tjerë si ky . Kujtojnë , se me sallatën e gatuar me kepudhra të helmëta , do të helmojnë memorien kombëtare dhe do të injektojnë helmin e tyre mbi 50 vjeçar për të helmuar historinë Kombëtare. Nuk mund të keni sukses me mashtrime. Nuk keni asnjë ndryshim nga larvet që jetojnë vetëm 24 orë. Nuk e bëjnë larvat historinë. Nuk ju përshëndes, unë Stape Pashi. Ju përçmoj!
Ky Nikolla Pano akoma leh vërdallë. Spiun i ndyrë, adhurues i Berishës dhe Metës.
Hap dhe nje rubrike per Zogun,nje per Stalinin,Mehmet Shehun….mos e lini kete popull te shohe perpara dhe ta braktise me neveri te shkuaren kriminale e tradhtare te te paditurve dhe te shiturve te shqiperise e shqiptarise! Evokoni Enverin akoma?! Ke shpresoni te trembni a kompleksoni?! Veten tuaj,po!!!!
O zotni Kaloci!
Duhet te jesh me objektiv. Shqiperia, regjimi i Enver diktatorit themeloi Universitetin dhe Akademine e Shkencave te Kosoves. Kjo nuk eshte e pakte. Jemi ne periudhen e nxehte te Luftes se Ftohte. Dhe krahasimet me kohen e sotme jane absurde. Kaq.
PO MIRE O KALOQE KU E DIN TI QE NUK ISHIN SPIUNE TE UDB.
Shiko si revoltohen tru bunkeret , ok diktatori gjakatare mbeshteti popullin e Kosoves ne demostrata per te drejta te barabarta ne ish Jugosllavi , ja vlen te kujtohet se kosovaret ne ate kohe kane jetuar shume me mire ne çdo pikpamje se ne ne Shqiperi , kujtoni pak se sa mire dukeshin Kosovaret kur vinin per vizita ne vendin tone . E megjithe ate diktatori jone gjithmone i pati tradhetuar kosovaret , me marreveshjet sekrete me Titon per kthimin e te arratisurve nga te dyja anet , ose futja ne burgjet e ferrit Enverian . E fundit ai gjoja i mbeshteti ne demostrata kosovaret por imagjino po te hilleshim ne demostrata ne ne Shqiperi pershembull vetem per levizje te lir brenda territorit te rrethuar me tela me gjemba , pa fol per udhetime jashte vendit te pakten ne Kube ose Kore , mbasi pjesen tjeter te botes i kishim armiq ……. simas skizofrenit narcisist Enver halja ……..
O Kaloqe mbeshtetja e Shqiperise (me la gojen sipas teje) ishte detyra politike per te mbajtur ndezur zjarrin levizjen ne Kosove. Ai zjarr u ndez ne Universitetin e Prishtines. Si ta rrok kaqolja ty se ndodhi pa dashje!
Prisje tanke nga Shqiperia?!
Mire qe je dru nga historia por edhe nga politika dobet. Nderhyrja e Shqiperise ishte preteksti per te bere ate qe ndodhi me 1999 o kaloqe.
Kloshi bën mirë të botoj faktet siç janë . Komentet i bënë sejcili vetë . Komentet që bën Kaloshi e kompromentojnë . Ai nuk është i njëashëm .
Jemi dëshmitarë se shumë emigrantë të ardhur nga Kosova në ato vite jo vetëm që nuk u futën në burgje por u çuan në shkolla të mesme apo të larta, me bursë shteti. Ata gëzonin edhe një mbështetje financiare, si dhe me vveshmbathje Nuk janë të paktë nga ta që u bënë specialistë si agronom, ekonomistë, mësuesë etj dhe u punësua në profesione përkatëse. Po a ka pasur që përfunduan burgjeve? Po! Por jo thjeshtë se ishin kosovar, por me akuzën të tilla, që bëheshin edhe për të tjerë jo kosovarë. Kjo është e vërteta.
Komentues te verber Enveriste!
Diktatori yne si rralle ndonje diktator ne evrope dhe ndoshta ne glob e shtypi dhe e shtrydhi popullin shqipetar brenda kufijve te Shqiperise,sa mundi derisa plasi.
Ai qeroji bashkepunetoret miqte e shoket e afert,ay likuidoji te gjithe ata qe mund te shprehnin jo mendime te kunderta me te,por kedo qe mund te shprehte nuanca jo te perputheshme me idete a vleresimet e tij.Me perversitetin ekstrem,me psiko manite dhe paranojat e diktatorit ay denonte dhe ata qe truri i tij i semure presupozonte aluçinonte,ky ai ose ajo s’jane te majte,pamvaresisht qe realisht ata mund te ishin servilet me te perunjur.
Pra nje monster e tille s’mund te sillej njeri me kosovaret.
Per karigen e pushtetit dhe per hir te vellait te dashur dhe te shtrenjte shokut Tito,ai i kish shitur nje here kosovaret qe ne 1944-ën.
Kur Tito i tha liro karigen se i ke bythet e medha ketheu pllaken dhe ju dha Stalinit,binjakut shpirteror.
Gjithçka çfare beri me pas per kosovaret ish demagogji dhe propagande.
Keto gjera ke thane gjithnje o po karist! Po ja qe Enveri nuk vodhi si Ju Salistet!
Istref Kelmendin,e kam pasur komshi ne nje Pallat ,ishte mesues,,ai shkonte ne shkolle,e shoqja fuste dashnorin nga ora 9,Leila quhej,,,visheshin gjithmone me rroba nga jashte dhe Leila kishte nje pune tek muzeumi ne Shkoder,,,Estrefi ishte nje burre 2m dhe shume perbuzes,misterios dhe kurre nuk kishte shoke,,,,me siguri ishte kelysh i Udbse se jetonte si elitat me para nga jashte ne at kohe dhe me bicikleta jugosllave e veshje te tyre….naten e morren dhe nuk u pa me,,,Leila nuk la me Trap pa thy ne Shkoder me siguri ishte spiune e sigurimit se nuk e preku njeri as nuk u internuan dicka qe ishte normale ne ate kohe…
Ku e di ti qe nuk vodhi kjofte largu Enver more Kol leshi , ai ka vjedhur pa e marre mire pushtetin , kujto pak shpronesimet , shtetzimet , nuk te mjafton kol marrja e pasurise te pasurve e ma vone kalbja ne burg , plus me çfare ushqeheshin bllok qenet , apo gjithe ato shtepi pushimi ne vendet ma te bukura te vendit , pa fole per gjoja lufte totale ndaj pothuajse gjithe botes . Ose shpenzimi i gjithe atyre miliarda lekesh per tunele trashe e bunkere , e armatim te pa imagjinuar se kushtu mendonte skizofrni i Gjirokastres kjoftte largu e pergjithmone e jetes Enver halja …… plus shume e shume te tjera budalleqe te ideuara nga nje nder njerezit ma te poshter te botes ……Djadhi Enver … Aa kam nji pyetje per Qemalin .. ćfare ndolli me ata fatkeqe qe i pati kthyer Titoja ne saje te marreveshjes me halen tuaj . do te ju tregoj nje shembull te vertete qe ma pati treguar nje ish prezent ne degen e Shkodres , mbasi i paten kthyer nga jugosllavia dy te rinj , ju del perpara kryetari i deges ne mos gabohem Ilmi Sahiti , edhe ipyet sa vjeć je ti , i shkreti i thote 25 ok 50 vjeć do dalish nga burgu , e keshtu i jepet denimi edhe tjetrit fatkeq , perse aaaa pleha se keshtu ishte ligji ….
Pse ofendon bre! Kur Kola ka ken i ti, vetëm nanen ta ka qi!
Kol , une te quejta kol leshi se jam i sigurte qe nuk eshte emri yt , por ne se eshte emri yt i vertete une te kam pas QQQ…. vajzen …. Perse te ngeli hatri ti me shoket e tu kini lesh e krune te vend te truve , plus edhe ete qe benin fshataret ne bunkera ……. nuk pati vjedhur kjofte largu qorr e i verber ????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!……………………
Kola edhe sot e ksaj dite ashtë beqar or magjar! Vetëm nanen tane ka pas dashnore! Mos u baj merak, se me lesh e pa lesh, sido qe ta kesh, Kola se la problem me ta ngjesh.
Lere or Kole fytyr derrin se edhe ata pak tru qe i kane mbetur i jane thare. Shikoje si e ka ndryshuar titullin. Tani te jep te kuptojsh qe është (Shperllar). Ka ngaterruar germen “r”. Une theme qe gazeta duhet ta shpalle “non grata”, njesoj si Sale shpellari. Akoma nuk kupton shenjat e piksimit. Vitin tjeter edhe se tani është nje plak i shtrember kushedi mbarova klasen. Është shqipfoles, mos ja ve re.
Kola me tru shperlarin tjeter me keni hanger M..tin mua e gjithe shqipetareve qe e kane urryer djadhin bashke me ju sahan lepiresat e kjofte largut Enver , aa beqar, ok duket qe qenke byth Q…m si idhulli juaj , por te kam pas q… motren legen …….
O Shperllar! Ti nuk perfaqson shqiptaret, se je vetëm nje shqipfoles me origine Serbe. Udb.ja e ka bere punën e vet. Ta ka ndruar DNA.ne qysh ne barg te sateme. Mos U lodh! Hidhu e pirdhu e ke damken e spiunit ne gjak. Thirri mendjes or trap! Amerikani ka zbarkuar ne Tirane.
O I SEMURE MENDORE , une thjesht perfaqesoj veten ,ti flet origjinal si ne kohen e djadhit , me quan spiun te serbit , por harrove te me quash spiun te grekut , italianit rusit amerikanit etj , shkurt muhabeti armik i brendeshem , çlidhje kam me spiunet ? une thjesht e urrej ate qe ja pati pi gjakun popullit per 50 vjet kjofte largun Enver ….E di qe nuk ja vlen te harxhosh kohe me ju , mbasi ju kurr nuk mund te ndryshoni , megjithese patet deshtuar krejtesisht , e fatkeqesisht ai sistem gjakpires ja u pati fut ne gjak te keqen , koleren komuniste . Para partizane se na pushtuan imperialistet amerikane , me vjen keq sepse ju ka ngelur ora shume mbrapa …….